Teknikat klasike të enkriptimit
Teknikat klasike të enkriptimit janë:
Terminologjitë themelore të Kriptografisë,
Kodimi i Cesarit (Cesear Cipher),
Kriptimi PLAYFAIR (PLAYFAIR Cipher)
Kodimi i Hillit (Hill Cipher),
Kriptimi Vigenėre,
Kriptimet Monoalfabetike dhe Poliafabetike,
Të kuptuarit se si funksionon One-Time Pad,
Steganografia
Njohuri paraprake
Para se të fillojmë për kriptografinë, fillimisht të sqarojmë definicionet bazike, të cilat nuk mund të anashkalohën as edhe në rastin me të thjeshtë në të cilin duhet kri. Këto termine do të zgjerohën dhe do të diskutohën më me detajisht në ushtrimet tjera të këtij kursi.
• Plaintext – Të gjitha të dhënat të cilat procesohën nga ndonjë algoritëm kriptografik njihën si plaintext para se ato të fillojnë të procesohen. Kjo nuk nënkupton se plaintexti duhet të jetë një teksi i thjesh, një fotografi apo dicka tjetër.
• Ciphertext – sikiurse thamë plaintexti janë të dhënat para se të procesohën nga ndonjë algoritëm kriptografik, ciphertexti është produkt i një procesit të enkriptimit.
• Enkriptimi (agl. Encryption) – është procesi përmes të cilit plaintexti konvertohet në ciphertext. Pra enkriptimi është procesi me të cilin tentohet që nga plaintexti të fitojmë një strukturë të të dhënave inkoherente (ciphertext).
• Dekriptimi (angl. Decryption) – është pocesi i kundërt i kriptimit. Ai kthenë ciphertextin në plaintext përseri.
• Sistem Kriptografik (ang. Cipher) – Një algoritëm kriptografik i cili është arrinë të enkriptoj dhe dekriptoj të dhëna quhet sistem kriptografik. Përderisa sistemin kriptografik arrinë të enkriptoj dhe dekriptoj, themi se është dy-kahor ose algoritëm reversibil
• Celësi (angl. Key) – parametër i cili pëdoret nga shumeë sistemte kriptografike për të kontrolluar rezultatin. Dy celësa të ndryshëm prodhojnë dy ciphertexte te ndryshme nga i njëjti plaintext.
Protokolet Kriptografike
Një protokol kriptografik është procedurë e definuar shumë sakt me të cilën përshkruhet se si kriptografia do të aplikohet në një skenat të caktuar. Kur dy palë pajtohën që për shkëmbimin e informatave të pëdorin kriptografinë, ata së pari do pajtohën me protokolin që do ta përdorin. Protokoli përcakton veprimet qe të dy palet duhet të ndermarrin ne secilën fazë të interaksionit në menyrë që protokoli të vazhdoj. Kështë psh përcaktohet që një palë të ekriptoj mesazhin, ose të gjeneroj një numër random ose transmetoj mesazhin te pala tjetër.
Për të ndihmuar përshkrimin e protokoleve, literatura kriptografike përdorë një numër të aktorëve tradicional, të cilët do të na ndihmojnë të realizojmë skenaret kriptografike: • Alice – pjestari i parë, shfrytëzues i zakonshëm • Bob – pjestari i dytë, po ashtu shfrytëzues i zakonshëm • Eve – sulmues pasiv • Mallory – sulmues aktiv • Trent – pjesa e besushme. Nëse misioni i juaj është që ta fitoni luftën, atëherë ruajtja e sekretit është mision kritik. Luftëtari i vjetër antik Jul Cesar ishte jashtëzakonisht i edukuar në fshehjën e mesazheve dhe arriti të gjejë një metodë përmes të cilës maskonte mesazhin të cilin e dërgonte tek eprorët e tij. Metoda e tij njihet si kriptimi i Cesarit dhe paraqet një nga fillet e kriptimi të mesazhit.
Kriptimi është procesi i cili transformon një mesazh të kuptueshëm – plaintext, në një mesazh të pakptueshëm – ciphertext. Pra, sikur që mund të konstatojmë, plaintext paraqet të dhënën para se të procesohet nga algoritmi për kriptim, kurse ciphertext paraqet produktin procesit të kriptimit. Procesi inverz i kriptimit, përmes të cilit ciphertext-in e shndërrojmë në plaintext njihet si dekriptim. Është e qartë se plaintext mund të jetë një tekst i çfarëdoshëm, një figurë, një video apo ngjashëm.