Stampa:Valsi i lumturisë
Pamja
Valsi i lumturisë
------------------
Sa kënaqësi kur n’dëgjoj
Valsin tonë në ketë pranverë
Ai përs'ri po na fton
të vallëzojm' si atëherë
Bashkë me pranverën edhe ti lulëzon
lule plot erë që në shpirt më gjallëron
Vals-o-vals, ti jehon
mbi të bukurin atdhe
Fushat tona i përshkon
ku shpërthen jetë'e re...
Ne nj'vals na bashkoi
dhe na fal-li lumturinë
tingujt sot i dëgjoj
dhe kujtoj prapë rinin'
{REF. II}
{REF. III)
|
|
Dëftuar në Valsi i lumturisë, Vaçe Zela nga Mine ( mine@istikball.avr ), kontribuesë në amzën teksteshqip.com.