Stampa:Udha e marë zogu i Sakolit
Appearance
Udha e marë zogu i Sakolit ----------------------------------- - Mori e mira? - O hoja. - A t'vi sonte? - N'daç valla. - N'njefshin burrat? - Ani shka! - Po na vrasin? - Ngat s'e ka! Allagranga n'tetë sahati, Të pret dada te prallati; Te prallazi dada të pret, Po ta la derën e çeltë, Po ta la derën pa dry; Përpjet' shkallve dada t'pri. Fluturim n'çiler po hijmë. Mirë p'e mshelim derën me dry; M'puth n'faqe, t'puthi n'sy. - N'bafshin burrat me na ni! - Djali i dadës dert mos ki, Për penxhere t'qes n'kojshi; Për penxhere n'der' t'aborrit. Udha mbarë zogu i sakolit! Ishe kanë o rrem drangonit, M'hine mrena me çykë t'zorit. |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"