Stampa:Shkova në çeshëm me mbushë ujë
Appearance
Shkova në çeshëm me mbushë ujë ----------------------------------- Shkova në çeshëm me mbushë ujë, Harrova unazën-o. Ju moj shoqe, ju moj motra, Mo' ma pat unazën-o? - Shoqe imi, motra s'imi, Ne unazën nuk ta kimi. Shkoj ni gjal'atoj drit, Aj ta mur unazën-o! - Lutju shoqe, lutju motra, Të ma jap unazën-o! - Lutju vet e falju vet, Si e ke mësumun-o, Si çen'e hutumun-o! |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"