Stampa:Shetitupak
Pamja
SHËTITU PAK
------------
Njëmijë fjolla ranë, me fjolla ra dhe një tradhti
mos gënje as në shaka, se të gjitha unë i di
pse si ti, vashë si ti, mua më ra hise
dua grua amvise
S'jam viktimë e iluzioneve, nuk jam naive
s'jam ithtare e idilave aq primitive
demode për mua ëndrrat tua djaloshare
merri zemër e shëtiti nëpër trotuare
Shëtitu pak, shëtitu pak
para syve mos m'u plak
e hajt'shëtitu pak
Kohë pas kohe, ta jap lejen, thirr me telefon
n'informata numri yt për mua s'ekziston
mbylle edhe këtë derë me çelës, jo, nuk je e shenjtë
secili tërheq litarin nga ana e vet
Largë dëgjohet se je moto e problemeve
s'jam tifoz i ekipeve pa renome
jeta nuk varet nga ti, tash je e lirë
sot më ke e nesër jo, hajt'ditën e mirë
Për një ditë a dy, për dy vjetë a tri
kënaqu në shëti
ku dhe çka dhe si, jo, nuk ka rëndësi
kënaqu në sheti
|
|
- Albumi : Shëtit pak!
- Edior : "CANI"
- U incizua në : "Unique Sond Studio" - Prishtinë
- Producent : -
- Producent muzikor : -
- Fotografitë : Lulzim Bejta
- Dizajni : pika5A@yahoo.com
- Menagjer : -
- Shtypi : pika5A@yahoo.com
- Viti : prill-qershor 2001
- Vokalet përcjellëse : 1.Alma Bektashi - Vullnet Sefaj - Luljeta Kukaj; 4. Alma Bektashi; 8.Enis Presheva