Jump to content

Stampa:Rritim jetën tonë

Nga Wikibooks
Rritim jetën tonë
------------------ 
Rrjedhin, o mengjeset,
rrjedhin si ujëvara,
ja, kështu mes njerëzve,
jeta jonë hedh hapat.

Hyj dhe unë mes tyre,
shtoj një fjalë, një këngë,
është kjo këngë e jetës,
për ty, Shqipëri,
për ty, Shqipëri, moj nënë!

(refren)
Më merr në krahët e tua,
si merr fëmijën nëna,
që ballin të ma puthi,
edhe dielli, dhe hëna!

Unë marr nga drita jote,
ti merr nga zemra ime,
dhe dorë për dore rendim,
e shtrenjta jeta ime.

Rrjedhin o buzëmbrëmjet,
rrjedhin, kaltërojnë,
në një kënd të globit,
rritim jetën tonë.

Hyj dhe unë mes tyre,
shtoj një fjalë, një këngë,
është kjo këngë për jetën,
për ty, Shqipëri,
për ty, Shqipëri, moj nënë!
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela

Dëftuar në Vaçe Zela - Rrisim jetën tonë nga Admin më datë: 14/03/2008 05:25, kontribuesë në amzën alblyrics.

Variante

[redakto]