Jump to content

Stampa:Reflist

Nga Wikibooks

Te dhenat e Popullit Shqipëtare ne Luginen e Presheves që nga viti 1912. Masakrat dhe Torturat nga serbosllavet në Luginen e Preshevës Masakrat serbosllave në fshatrat e Preshevës Fshati Bugarinë Të likuiduar 1. Ibish Qerimi u vra në nëntor të vitit 1944 në Pçinjë. Varri nuk i dihet. (Sipas kujtesës së Qerim Qerimit, i lindur më 24 gusht 1928 në fshatin Bugarinë, tani jeton në fshatin çerkez të Kumanovës që nga viti1965, i cili rrëfen në rrethanat e krijuara në fshatin Bugarinë pas Luftës së Dytë Botërore.Të rënë në Frontin e Sremit 1. Aziz Ismaili ra dëshmor në prill të vitit 1945 në Shid, Fronti i Sremit, në moshën 30 vjeçare. Fshati Ranatoc Të vrarë 1. Daut Rrahmani (Sipas kujtesës së Mihrije Rahim Rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922 në fshatin Strezovc, jeton në çerkez që nga viti 1965, e cila rrëfen për sjelljet barbare të regjimit sllavo-komunist. 2. Shaban Haliti u vra më 25 nëntor 1944 afër fshatit Maxhere në moshën 53 vjeçare. Fshati Bukoc I likuiduar Haki Emini (Sipas kujtesës së nënës Sadije Emini e lindur më 22 prill 1910 në fshatin Nasalcë jeton në çerkez që nga viti 1963 e cila rrëfen për regjimet që ushtruan presion ndaj popullatës shqiptare) i lindur më 1939 u vra më 10 gusht 1961 në Podgoricë, në moshën 22 vjeçare sa kohë ishte në shërbim ushtarak. Shushaja e poshtme- Të likuiduar Mustafë Agushi u vra në nëntorë të vitit 1944 në rrugën Kumanovë – Vranjë, në moshën 24 vjeçare. Thuhet se atë e masakroi Kira i Shkupit. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së Naxhije Maliqit, e lindur më 1923 në fshatin Shushaja e poshtme rrethi i Preshevës, kurse prej vitit 1977 jeton në Kumanovë, e cila rrëfen për vrasjet dhe burgosjet e fshatrave të Shushajës) (Sipas kujtesës së Elmi Nevzad Osmanit, i lindur më 15 shtator 1915 në fshatin Shushaja e Poshtme, i cili rrëfen për regjimin sllavo-ortodoks dhe për presionin e tij për çrrënjosjen e elementit shqiptar në këto troje). Fshati Bilincë, Lagja Kukaj- Të likuiduar 1. Shaban Ramadani i njohur Ramë, u vra më 20 nëntor 1912 në Berçec ( në mal) në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Fejzulla Kukaj u vra më 3 nëntor 1913 te lagja Kukaj në Selishtë, 25 vjeçar. Varri nuk i dihet. 3. Qail Rexhepi u vra më 24 mars 1945 në Split. Varri nuk i dihet. 4. Rrahim Murtezi u vra më 26 tetor 1912 në Bilincë, në moshën 40 vjeçare. Varri nuk i dihet. 5. Xhemail Rexhepi u vra me fëmijën në dorë më 12 dhjetor 1944 te Lama e Mehes, lagja Kukaj në moshën 35 vjeç. Të Plagosur Iliaz Bislimi më 25 nëntor 1944 në Muçibabë, 32 vjeç. Të Burgosur Me pretekst se janë marrë më kontrabandën e arit, shefi i UDB`së Jova Gariq kapi një grup qytetarësh të cilët në stacionin policor i rrahte deri në alivanosje dhe i keqtrajtonte Trifko Tankosiqi. Këta ishin: 1. Hamid Kukaj, i cili arrestua më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 2. Isa Limani, i cili u burgos më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 3. Idriz Bilalli, në moshën 40 vjeç. 4. Halit Arifi, 36 vjeç. 5. Demir Rexhepi, 45 vjeç. 6. Halil Jahija, lagja Muhaxher, 27 vjeç. 7. Hamid Kukaj, 25 vjeç. 8. Qerim Sylejmani, lagja Pograxhë, 35 vjeç. 9. Banush Sulejmani, 35 vjeç. 10. Ahmet Rashiti, 32 vjeç. Fshati Peçenë Të vrarë 1. Avdi Demiri, lagja Zubve u vra më 6 nëntor 1944 në fshatin Sefer nga ana e pjesëtarëve të PSKçK`së në moshën 52 vjeçare. 2. Bajram Demiri, lagja Zubve u vra më 22 nëntor 1944 në malin Buçuvinë në moshën 45 vjeçare. Avdiu dhe Bajrami vëllezër. 3. Kadri Asllani u vra më 22 nëntor 1944 të hekurudha e Preshevës në moshën 50 vjeçare (Sipas kujtesës së Nuhi Avdiut, i lindur më 4 janar 1939 në fshatin Peçenë – lagja Zubve, jeton në Kumanovë që nga viti 1961, i cili rrëfimin e vet e mbështet në kujtesën e gjyshit të tij dhe rrëfen për djegjen e familjes së tij në fshatin Peçenë). Fshati Peçenë, që ka lagjën e Zubve, të Bulloshve dhe të Haxhve gjendet 20 km në perendim të qytetit të Preshevës. Përkujtojmë tragjedinë e një familjeje në vitin 1916-1917, kur ky vend ishte i okupuar nga okupatori bullgar. Pas vendosjes së administratës bullgare, u rekrutuan shumë të rinj dhe u dërguan në Bullgari. Këta nuk ishin ushtarë të rregulltë, por të ashtuquajtur Trudakë, dhe maltretoheshin në mënyrat më të ndryshme. Prej lagjës Haxh ishte rekrutuar një djalosh më emrin Zija. Prej maltretimeve të mëdha që i bëheshin u detyrua të ikte nga ushtria bullgare në shtëpi. Pas ikjes së tij, bullgarët lëshuan flet arrestimin për zënien e tij (me qëllim të kthimit të tij në ushtrinë bullgare). Administrata ushtarako – policore një ditë kishe dërguar bullgarë të veshur me uniforma në lagjën e Zubve për të marrë kryeplakun e fshatit që së bashku me të të shkonin te shtëpia e Zijait dhe ta arrastonin. Për fat të mirë kryeplaku nuk kishte ndodhur në shtëpi prandjaj në vend të tij morën një fshatar tjetër që quhej Islam Bilalli. Ky shkoi në lagjën Haxh deri te shtëpia e Zijait, hyri brenda dhe i tha nënës së Zijait: A ka ardhur Zijai nga Bullgaria, sepse po e kërkojnë bullgarët. Nëna e Zijait u përgjigj se nuk ka ardhur, edhe pse Zijai ishte fshehur afër shtëpisë, në mal. Bullgarët duke dyshuar se nëna gënjente filluan ta rrihnin në oborr. Zijai duke parë se po i rrihnin nënën shtiu me pushkë në bullgarët me qëllim që ti trembte. Ata filluan të iknin dhe u kthyen në stacionin e tyre. Me të arritur ata treguan se ç`kishte ndodhur. Por u shërbyen edhe me genjeshtrëa. Ata thanë se Islami i kishte thënë Zijajit: Merre pushkën dhe vriti bullgarët, sepse kanë ardhur të të arrestojnë. Komanda bullgare urdhëroi menjëherë një grup prej dhjetë vetash (ushtarë) dhe u tha që të shkonin në lagjën e Zubve dhe të bënin çka të donin me Islamin dhe familjen e tij. Bullgarët arritën në këtë lagje, e thirën Islamin dhe e urdhëruan që të shkonte me ta. Ai u nis, por i kërkuan që edhe familja e tij të shkonte me ta. Kështu pas bullgarëve shkuan Islami, nëna e tij, gruaja me katë fëmijë. Në të dalë nga lagja, bullgarët biseduan njëri me tjetrin se çtë bënin me ta. Njëri kishte propozuar që t`i pushkatonin, tjetri që ti therrnin, kurse i treti kishte propozuar që ti hudhnin në zjarr. Islami kur i dëgjoi këto fjalë ( ai e dinte gjuhën bullgare) kishte bërtitur me sa të që kishte: O ju fshatarë, të ma bëni hallal, se unë e pata me gjithë familjen time! Bullgarët e dërguan Islamin me familje në mal aty afër ku kishte togje dushku, i përgaditur si ushqim dimëror për kafshët. Aty e lidhën për një dru stogut të dushkut ia dhanë zjarrin. Kur zjarri mor hov të madh, bullgarët filluan t`ia hudhnin në zjarr fëmijët me rradhë një nga një, pastaj nënën dhe gruan dhe më në fund pasi kishte përa këtë skenë të tmerrshme u hodhën edhe atë. Prej atëherë ky vend quhet vendi ku është djegur Islami me familje. Këtë ngjarje tragjike e kanë kallëzuar edhe shumë fshatarë të tjerë gjë që tregon se ajo është përcjellë prej brez në brez, por edhe fshatrat përreth e mbajnë ende të freskët në kujtesë këtë ngjarje. Për fat të keq, dëshmitar që kanë parë këtë ngjarje nuk ka sepse ajo ka ndodhur në vitin 1916-1917. Fshati Gruhali Të vrarë Rashit Saqipi u vra më 25 nëntor 1944 në vendi Gruhali. Fshati Buhiç Të likuiduar Fazli Rama u vra më nëntor të vitit 1944 ne vendin të Urat me moshë 60 vjeç. Varri nuk i dihet. Të rënë në fronit e Sremit Etem Emini ra dëshmorë më 12 prill 1945 në frontin e Sremit. 19 vjeçar. Varri nuk i dihet. Të plagosur 1 Haqif Halimi u plagos më 16 tetor 1944 në Bujanoc në moshën 36 vjeçare. 2. Ragip Halimi u plagos më 11 qershor 1944 në vendin Hodonovc në moshën 31 vjeçare. Të burgosur Raqip Halimi u gjykua në Prishtinë në vitin 1947 dhe u dënua me 20 vjet burg, por i mbajti 5 vjet në Sremska Mitrovicë. Vdiq më 1988 në Kumanovë (Sipas kujtesës së Rufat Halimit i lindur më 6 gusht 1929 në fshatin Buhiç, prej vitit 1956 jeton në Kumanovë i cili rrëfen për likuidimet vrasjet dhe plagosjet e popullatës shqiptare në Buhiç). Fshati Norçe Të likuiduar 1. Destan Jashar Agushi, i njohur me emrin Destan Norça, i lindur më 1898 u masakrua në fshatin Mateç në moshën 49 vjeçare. Destanin e gdhendën si gdhendet druri, ia nxorrën sytë dhe ia prenë gjymturët. Atë e masakruan Gjerasim Stankoviqi, farkëtarë i njohur me emrin Dajço, Sllavko Dimitrijeviq dhe vëllai i tij Stanimir Dimitrijeviq të tre piroqanë që si kolonistë jetonin në fshatin Mateç të Kumanovës. Destanin e likuiduan më 22 nëntor 1947 së bashku me çefin e Likovës në vendin te Prroni i Vorreve, nja 700 metra larg fshatit Mateç, mu te Dardha e Shaqirit, në rrugën që shpie nga Mateçi për në fshatin Llopat. 2. Hafëz Nuredini i lindur më 1905 u masakrua më 7 dhjetor 1944 te Kafeneja e Tozës në Preshevë. 3. Faik Selimi u likuidua në nëntorë të vitit 1944 në Surdulicë në moshën 30 vjeçare. 4. Halil Esatin e likuiduan më 1945 jashtë Preshevës. Me moshë ishte 22 vjeçar. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Xhavit Nuredinin e vranë më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës në moshën 32 vjeçar. Hafëzi dhe Xhaviti ishin vëllezër. 2. Ali Etemi u vra më 22 nëntor 1944 mbi Gere, në moshën 47 vjeçar. 3. Mustafë Saqipi u vra më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës kishte 45 vjeç. 4. Ejup Eminin më 3 shtator 1944 e mbytën më dru në shtëpinë e vet në moshën 41 vjeç. Të rënë në frontin e Sremit Riza Miftari u vra më 12 prill 1944 në Frontin e Sremit në moshën 21 vjeç. Të plagosur 1. Muharrem Sabedini u plagos më 12 shator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, 50 vjeçar. 2. Halim Qazimi u plagos më 4 shator 1944 të Guri i Zi, në moshë 38 vjeç. 3. Vesel Hasani u plagos më 6 nëntor 1944 të Guri i Zi në moshë 36 vjeç. Të burgosur. 1. Xhavit Saqipi më 1945 u dënua 15 vjet burg. E keqtrajtuan fizikisht në mënyrë brutale dhe e likuiduan në Nish, duke fajësuar kinse kishte vrarë një partizan. Në moshë ishte 30 vjeç (Sipa kujtesës së Gani Nuredinit i lndur më 22 shator 1928 në fshatin Norçe rrethi i Preshevës, i cili rrëfen për masakrën e babait të tij Hafëz Nuredinin në kafenenë e Tozës). Fshati Ilincë Të likuiduar 1. Selim Demi Selimi u vra më 1 maij 1945 në Vinkovc në moshën 23 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Ejup Rexhepi – Selimi u vra më 16 nëntor 1944 në Preshevë te kafeneja e Tozës. Me moshë ishte 25 vjeçar. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Adem Ademin e vranë më 25 nëntorë të vitit 1945 në Ilincë në moshën 40 vjeçare. 2. Rushit Hajrizin e vranë më 25 nëntor të vitit 1945 në Ilincë në moshën 42 vjeçar. 3. Hajdin Salihun e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 50 vjeçare. 4. Ramë Dalipin e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 55 vjeçare. 5. Belul Feratin e vranë më 22 shtator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, në moshën 51 vjeçare. E vranë me bomë pjestarë e PSKçK`së. 6. Hajredin Eminin në nëntorë të vitit 1947 në fshatin Ilincë e mbytën me dru në shtëpinë e vet. Me moshë 60 vjeçar. 7. Rexhep Zymberi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Sllubicë, 33 vjeç. 8. Bajram Bislimi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Caravajkë në moshën 21 vjeçare. Të plagosur Maliq Maliqi u plagos në tetor të vitit 1944 në fshatin Vërban në moshën 40 vjeç. Të burgosur Më 25 nëntor të vitit 1944 i morën gati të gjithë fshatarët e Ilincës dhe i futën në xhami në të cilën i mbajtën 5 ditë. Pastaj i dërguan në stacionin hekurudhor të Preshevës ( në barakë) ku i mbajtën 60 ditë dhe ku u ra tifoja, kurse të tjerët i dërguan në Vranjë. Prej kësaj sëmundjeje të rëndë në barakën e stacionit hekurudhor të Preshevës vdiqën. 1. Xhafer Ademi, 16 vjeç 2. Hetë Azem Ademi, 16 vjeç 3. Sherif Ademi, 65 vjeç dhe 4. Ismajl Zymberi, 45 vjeç Në barakë qëndruan të burgosur 60 ditë këta persona: 1. Zair Selimi, 53 vjeç 2. Zeqir Selimi, 48 vjeç 3. Qail Selimi, 22 vjeç ( Zairi dhe Zeqiri ishin vëllezër kurse Qaili kusheriri i tyre) 4. Isuf Dalipi (hoxhë) u njohur me emrin Cuf, 55 vjeç 5. Hajrush Ademi, 56 vjeç 6. Selman Beluli, 52 vjeç 7. Fuat Beluli, 49 vjeç (Selmani dhe Fuati ishin vëllezër) 8. Riza Kadriu, 18 vjeç 9. Sinan Ramadani, 21 vjeç 10. Fazli Xhelili. 24 vjeç 11. Shaip Emini, 32 vjeç 12. Hamdi Emini, 28 vjeç 13. Rexhep Maliqi, 58 vjeç 14. Faik Elezi, 55 vjeç Në burgun e Vranjës u dërguan: 1. Hamid Shaqiri, 55 vjeç 2. Shaban Ademi, 45 vjeç 3. Ramiz Miratoca, 50 vjeç (nga Miratoca) 4. Ruzhdi Haliti, 40 vjeç 5. Hajrulla Miratoca, 36 vjeç 6. Sulejman Zhunica, 60 vjeç nga fshati Zhunicë 7. Jakup Zhunica, 59 vjeç, nga Zhunica e vranë në Tabanoc 8. Vebi Derri, 50 vjeç, nga Presheva e vranë në Tabanoc 9. Haki Derri, 37 vjeç ( nga Presheva, kusheriri i Vebi Derrit) 10. Adem Kamberi, 60 vjeç (nga Miratoca jeton në Preshevë) 11. Qemajl Presheva, 20 vjeç nga Presheva dhe 12. Qail Corrotica, 36 vjeç nga Corrotica Të gjithë këta persona që u dërguan në burgun e Vranjës UDB`ja i likuidoi dhe asnjërit nuk i dihet varri. Këtë e vërteton edhe Shaban Arifi, i cili shpëtoi rastësisht. Ata që i shpëtuan plumbit: 1. Sejdi Selimi, 24 vjeç nga fshati Ilincë 2. Hamid Shaqiri, 55 vjeç nga Ilinca 3. Shaban Arifi, 47 vjeç nga Ilinca 4. Xhemail Presheva, 60 vjeç nga Presheva 5. Rexhep Xhemaili, 24 vjeç nga Presheva 6. Jonuz Doda, 62 vjeç nga Presheva 7. Nazmi Jonuzi, 30 vjeç nga Presheva 8. Riza Maliqi, 26 vjeç nga Presheva 9. Zymber Kurbalia, 16 vjeç nga fshati Kurbali 10. Habi Seferi, 15 vjeç nga fshati Raincë (Sipas kujtesës së haxhi Sejdi Selimit, i lindur më 25 mars 1920 në Ilincë, tani jeton në Kumanovë që nga viti 1956) Fshati Maxhere Të vrarë Mustafë Arifi u vra në nëntorë të vitit 1944 në fshatin Bërçec, ku e ka edhe vorrin. Pjesëtarët e PSKçK`së e morën prej mali tek priste dru, te vendi Kastron në moshën 35 vjeçare dhe e vranë. Të plaogusur 1. Bajram Xhemail Ajdini, i lindur më 1913, u plagos në nëtor të vitit 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës 2. Nuredin Xhemail Ajdini, hoxhë, imam i fshatit, i lindur më 1902 u plagos në nëtor të vitit 1944 në vendin Uglarë dhe me këtë rastë këmba e djathë i thye copa – copa. Nuredini, atëherë në moshën 42 vjeçarë dhe Bajrami janë vëllezër. Të burgosur 1. Nuredin Xhemail Ajdini u burgos në nëntorë të vitit 1960 dhe u dënua tre vjet burg në Vranjë. I mbajti 6 muaj në Vranjë, në moshën 58 vjeç (Sipas kujtesës së haxhi Abudulla Ajdinit, i lindur më 31 janar 1918 në fshatin Maxhere, tani jeton në çerkez, rrethi i Kumanovës, Nuredinit UDB`ja i thoshte se ditën flinte kurse natën punonte për shqiptarët dhe se e urrente me gjithë shpirt regjimin sllavokomunist. Këtë e vërteton edhe djali i mulla Nuredinit, Sadri Ajdini nga fshati Maxhere, i cili jeton në çerkez.). Fshati Gare Të vrarë 1. Ali Alija më 15 tetor 1944 u mor nga shtëpia e vet nga pjesëtarët e PSKçK`së, të cilët e vranë ne fshatin Bukovc. Pasi morën Aliun, ata plagosën në dritare të renë e tijë Naxhijën që po ndiqte me dhëmbje vjehrrin. 2. Naxhije Hajredini më 15 tetor 1944 duke shikuar në dritare u plagos pjres pjesëtarëve të PSKçK`së në krahun e majtë. Plumbat ia thyen krahun dhe pas një muaji duke qenë pa ndihmë medicinale, Naxhija vdiq në moshë të re. 3. Refa Ali Ramadani më 16 tetor 1944 u plagos në shtëpinë e vet ne fshatin Gare (kjo është e shoqja e Aliut). U plagos në veshin e majtë vuajti shumë kohë prej plagës së plumbave dhe vdiq më 1952, në moshë të re. 4. Shukri Zulfiu më dhjetor 1944 në fshatin Rovicë e zunë pjesëtarët e PSKçK`së në mulli. Familja e gjeti të vrarë në mal të fshatit Gosponicë. Shukriu u varros në Gare pa ceremoni fetare dhe me rroba. Me moshë ishte afër 40 vjeç (Sipas kujtesës së Muharrem Aliut i lindur më 5 qershor 1927 më Gare, tani jeton në çerkez nga viti 1956, rrethi i Kumanovës i cili rrëfen për vrasjen e familjes së Ali Alisë nga ana e regjimit sllavo-komunist). Të rënë në frontin e Sremit 1. Shaban Hamdiu, i lindur më 1928, ra dëshmor më 11 prill 1945 në frontin e Sremit. Varri nuk i dihet. 2. Hamdi Beqiri, i lindur më 1923, ra dëshmor më 11 prill të vitit 1945 në frontin e Sremit. Varri nuk i dihet. Fshati Kurbalia Të likuiduar 1. Qazim Veseli në nëntorë 1944 në Preshevë u likuidua në kafenenë e Tozës. Me moshë ishte 40 vjeç, varri nuk i dihet. 2. Kurtish Liman Kurtishi nëntor të vitit 1944 në Preshevë u likuidua në kafenenë e Tozës. Në moshë ishte 26 vjeç, varri nuk i dihet. 3. Imer Rama në nëntor 1944 në Preshevë u masakrua në kafenenë e Tozës. Në moshë ishte 50 vjeç, varri nuk i dihet. 4. Isuf Shabani u likuidua më 1912 te Nezaj-Shurdhani. Aty në gropë janë shënë 4 veta. 5. Isen Bilalli i likuidua më 1912 te Nezaj – Shurdhani. 6. Ilaz Ajvazi u likuidua më 1912 te Nezaj – Shurdhani 7. Ibrahim Selmani u likuidua më 1912 te Nezaj – Shurdhani 8.Zimer Idrizin e arrestoi UDB`ja dhe e likuidoi në dhjetor të vitit 1944. Në moshë ishte 33 vjeç. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Elmi Jonuzi më shkurt 1845 e morën në shtëpinë e vet dhe e dërguan në mal te vendi Firaja, rrethi i Preshevës, ku me urdhrin e UDB`ës së Preshevës, e vranë në moshën 21 vjeçare. 2. Raqip Halili u vra më 20 nëntor 1944 para derës së shtëpisë së vet në Preshevë. Me moshë ishte 55 vjeç. 3. Hasip Halili u vra më nëntor 1944 para derës së shtëpisë së vet në Preshevë. Në moshë ishte 46 vjeç. Raqipi dhe Hasipi ishin vëllezër. 4. Azem Hysmani u vra më 13 janar 1946 te mali i fshatit Llojan te Guri i Kristë, në moshën 50 vjeçare. 5. Mal Halili e vranë më 18 korrik 1946 në fshat, duke hyrë natën në shtëpi, në lagjen e Nuhallarëve. Në moshë ishte 43 vjeç. 6. Xheladin Ramadani nga lagja e Hasanajve e vranë më 13 shkurt 1944 në Llapushnicë, në moshën 43 vjeçare. Të plagosur 1. Beqir Bilallin i lindur më 1890, më 23 nëntor 1944 e morën prej shtëpisë dhe e dërguan për ta vrarë bashkë më shumë shqiptarë të tjerë te kafeneja e Tozës. Me plagë plumbi në bark ai u dergj afër tre muaj dhe vdiq prej saj në moshën 54 vjeç. 2. Zeqir Bilalli, i lindur më 1892 u kap nga PSKçK`ja në nëntor të vitit 1949. Zeqiri ishte vëllai më i vogël i Beqir Bilallit. Të burgosur 1. Gani Jonuzi u burgos në maj të vitit 1946 në Bujanoc dhe u dënua 3 muaj burg. Burgun e mbajti në Bujanoc. Më moshë 16 vjeçar. 2. Rrahman Maksuti u burgos më qershor 1947 në Preshevë dhe u mbajt 15 ditë në burg. Prej torturave dhe rrahjeve brutale, duke bërë edhe eksperimente mbi të, Rrahmani u sëmua psiqikisht dhe pas 3 vjetësh vdiq në moshën 52 vjeçare. Në burgun e Preshevës ia morën tërë familjen: shoqen, vajzën, djemtë dhe vëllezërit. Gjithë familjen ia mbajtën 15 ditë në burg. 3. Zejnulla Maksuti në qershor 1947 në Preshevë u dënua 15 ditë burg. Më moshë 56 vjeç. 4. Bajram Jonuzi në maj të vitit 1946 u arratis në Bullgari ngaqë kërkonin ta vrisnin. Më vonë u shpërngul në Turqi. Më tetor të vitit 1947 UDB`ja e Preshevës dhe e Bujanocit e tubuan gjithë fshatin te shkolla e Kurbalisë. Aty i mbajtën një ditë. Me atë rast u rrahën veçanarisht shumë: Zelfi Dauti, 50 vjeç Idriz Veseli, 37 vjeç Hamdi Dauti, 46 vjeç dhe Rrahman Bilalli, 24 vjeç Përveç meshkujve i morën edhe femrat prej moshës së re deri më plaka. Siç rrëfen Rrahman Bilalli, nënën e tij Hajrije Bilalli, 70 vjeç, UDB`ja e mbajti 24 orë në burg duke e torturuar. UDB`ja mori gjithashtu edhe vajzën 17 vjeçe Sadije Esat Maksuti dhe e torturoi në mal një ditë e një najtë. (Sipa kujtesës së Rrahman Bilallit, i lindur më 25 nëntor 1923 në fshatin Kurbali, jeton tani në Kumanovë që nga viti 1961, i cili rrëfen dëshmi të sakta për torturat e regjimit sllavokomunist në Karadak e gjetiu). Fshati Relan Të likuiduar Adem Xhinollin e likuiduan më 23 nëntor 1944 në Vranjë. Me moshë 50 vjeç. Varri nuk i dihet. Të burgosur 1. Xhemail Rexhepi u burgos në nëntor 1944 në Vranjë dhe u keqtrajtua e torturua 2 muaj rrsht, aq sa ndejti në burg, në moshën 55 vjeç. Më 1944 Relani kishte 7 shtëpi shqiptare, prej të cilëve 6 familje u arrestuan prej PSKçK`së. Shtëpitë ua dogjën këtyre personave. Ramë Rexhepi, 60 vjeç Xhavit Rexhepi, 65 vjeç (Rama dhe Xhaviti ishin vëllezër) Hasan Gjinolli, 64 vjeç Hysen Gjinolli, 65 vjeç Mustafë Gjinolli, 67 vjeç dhe Adem Gjinolli, 510 vjeç (Sipas kujtesës së Shaip Ahmetit, i lindur më 16 maj 1929 në fshatin Relan të Preshevës, prej vitit 1955 u shpërngulë në Kumanovë, i cili rrëfen për torturat fizike dhe psiqike ngaj shqiptarëve të fshatit Relan. Fshati Inatovc Kokaj Të likuiduar 1. Mustafë Etem Rashititn më shtator të vitit 1951 dy udbashë shkuan në Zhur të Prizrenit që ta burgosnin. Por Mustafa i vrau të dy udbashët dhe doli në mal me Hasan Alijën e Remnikut. I vranë me tradhti në Zhur të Prizrenit. Mustafa ishte 22 vjeç i shkolluar në Tiranë. Varri nuk i dihet. 2. Rabije Mustafë (shoqja e Mustafës) Kokaj, më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u masakrua nga UDB`ja bashkë me të shoqin Mustafë Etemin. Ishte 20 vjeçe. Varri nuk i dihet. 3. Adan Alija-Remniku më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u zu dhe u vra nga UDB`ja mashkë me Mustafën dhe Rabijën. Me moshë ishte 48 vjeç. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Agush Metaj Bresalci u bra në shtator 1951 në Zhur të Prizrenit së bashku me personat e lartpërmendur. Me moshë 35 vjeçar. 2. Qibrije Agush Bresalci u bra nga UDB`ja në shator të vitit 1951 në Zhur të Prizrenit. 3. Rufat Qazimi u vra më nëntor 1944, në moshën 27 vjeçare. Varri nuk i dihet. Të plagosur 1. Jonuz Halit Rexhepi u plagos në nëntor të vitit 1944 në Pejë. Me moshë 33 vjeçar. Të burgosur 1. Etem Rushit Rushiti në gusht të vititi 1947 u burgos në Gjilan dhe u dënua me vdekje. Denimi iu shëndrrua në 20 vjet burg. I mbajti 12 vjet në Nish. Vdiq në burg, në moshën 73 vjeçare, nga torturat. Varri nuk i dihet. 2. Muharrem Rushit Rushiti në gusht të vitit 1947 u burgos në Gjilan dhe u dënua me 13 vjet burg, i mbajti 7 vjet. Muharremi, porsi vëllau Etemi, vdiq në burgun e Nishit nga torturat e mëdha. 3. Ajet Rushiti në tetor të vititi 1946 u dënua me 13 vjet burg në Mitrovicën e Sremit, i mbajti 10 vjet burg. Jeton në fshatin Leran. 4. Vehbi Etem Etemi – Kokaj më tetro të vitit 1946 u dënua 6 vjet burg në Prishtinë. I mbajti 1,5 vjet në Prishtinë, kurse 1 vit në Mitrovicë. Me moshë ishte 17 vjeç. Tani jeton në Kumanovë (Sipas kujtesës së Vehbi Etem Rushitit, i lindur më 2 shtator 1929 në fshatin Inatovc kokaj, jeton në Kumanovë që nga viti 1971, i cili rrëfen për ekzekutimet dhe torturat e rënda fizike ndaj familjes Rushiti). Fshati Strezovc Të likuiduar Xai Zymberi u vra në fshatin Sopot më 4 nëntor 1944. me moshë 16 vjeçar. Varri i gjendet në gropën kolektive ndërmjet fshatit Shushevë dhe fshatit Strezovc (Sipas kujtesës së Selim Hasanit, i lindur më 21 prill 1920 në fshatin Stanec të Preshevës, jeton në Kumanovë që nga viti 1965, i cili rrëfen për pushkatimet e fshatarëve në Strezovc. Të plagosur në frontin e Sremit 1. Ibrahim Asllani u plagos në prill të vitit 1945 ne Frontin e Sremit, në moshën 23 vjeçare. 2. Idriz Neziri u plagos në prill 1944 në frontin e Sremit, 23 vjeç. Të burgosur Më 26 dhjetor 1944 pjesëtarët e PSKçK`së i tubuan fshatarët e Strezovcit te shkolla e fshatiti në lagjën Hashan, prej aty i morën pastaj dhe i dërguan në Sopot, ku i futën në bodrumet e shkijeve dhe i mbajtën 24 orë duke i rrahur shumë rëndë, më tortura barbare. numri më i madh mbetën me pasoja të rënda jetësore, i njohur është haxhi Kadri Ramadani, të tjerët u shëruan me lëkura deshi, siç është Isuf Limani etj. Torturat dhe rrahjet e rënda i pësuan këta shqiptarë: 1. Jahi Rrahimi, 50 vjeç 2. Muharrem Rrahimi, 45 vjeç 3. Kadri Ramadani, 45 vjeç 4. Isuf Limani, 55 vjeç 5. Isa Musliu - çavadar, 45 vjeç dhe 6. Zejadin Ganiu, i njohur me emrin Ganush, 44 vjeç Këta persona nuk pajtoheshin me regjimin sllavo-komunist, por kërkonin rend demokratik, prandaj u rrahën deri në vdekje (Sipas kujtesës së Sulejman Asllanit, i lindur më 21 qershor 1930 në Strezovcë, lagja Hashan, jeton në Kumanovë që nga viti 1960, i cili rrëfen për torturat e regjimit sllav ndaj shqiptarëve). Fshati Bërçec Të likuiduar 1. Ibrahim Ibrahimi, i lindur më 1915, u vra më 12 nëntor 1943 në vendin Mërtvani Most, në rrugën që shpie në Pirot. 2. Zeqi Azirin e likuiduan bullgarët dhe partizanët më 16 korrik 1943, te vendi çerticë. Ishte 28 vjeç. Të burgosur Bushat Ibrahimi, i lindur më 19000, u dënua 6 muaj burg në vitin 1945 në Vranjë (Sipas kujtesës së Gani Ibrahimit, i lindur më 24 prill 1928 në fshatin Bërçec rrethi i Preshevës, tani jeton në çerkez, rrethi i Kumanovës, i cili rrëfen për zhdukjen e shqiptarëve pa gjykim nëpër burgjet serbosllave. Fshati Buhiç Të likuiduar 1. Gani Rama në nëntor të vitit 1938 u vra në fshaitn Babuç Babë. Varri nuk i dihet. Ishte 31 vjeç. 2. Fazli Rama në nëntor të vitit 1944 u vra në Llapushticë afër Urave, në moshën 60 vjeç. Varri nuk i dihet. 3. Emin Ismaili u vra në korrik të vitit 1943 në rrugën e fshatit Miratovc ndërmjet Preshevës dhe Tërnavës, në moshën 50 vjeç. Varri nuk i dihet. 4. Arif Rashiti u vra më 1912 në Peçenë në moshën 52 vjeçare. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Bislim Arifi u vra më 1934 në fshatin Buhiç, te Bathishta në moshën 50 vjeç. Të plagosur 1. Haqif Halimi u plagos më 16 shator 1944 në fshatin Lluçan afër Bujanocit. me moshë 30 vjeç. 2. Raqip Halimi, i lindur më 1912, u plagos më 26 prill 1943 në fshatin Domorovc. Të rënë e të plagosur në frontin e Sremit 1. Etem Emini ra dëshmor më 12 prill 1945 në frontin e Sremit në moshën 19 vjeçar. Varri nuk i dihet. 2. Riza Berisha u plagos më prill 1945 në frontin e Sremit në moshën 33 vjeç. 3. Shaqir Berisha u plagos në prill 1945 në frontin e Sremit, në moshën 27 vjeç. Të burgosur 1. Raqip Halimi u arrestua në tetor të vitit 1947 dhe u dënua me vdekje nga Gjykata e Prishtinës, dënim që iu shëndrrua në 20 vjet burg, prej të cilëve 5 vjet i mbajti në burgun e Mitrovicës së Sremit. 2. Shefki Halimi u arrestua më 1947 dhe u dënua me 3 vjet burg në moshën 25 vjeç. 3. Kamer Arifi në gusht të vitit 1951 u arrestua nga UDB`ja e Preshevës pët të shpëtuar nga burgu ai iku nga arresti në Bullgari, prej nga kaloi në Turqi dhe më në fund në Francë, ku vdiq (Sipas kujtesës së Sejdi Halimit i lindur më 1 shator 1937 në fshatin Buhiç, jeton në Kumanovë që nga viti 1956 dhe Rufat Halimi i lindur më 6 gusht 1929 në Buhiç, jeton në Kumanovë që nga viti 1956 të cilët rrëfejnë për zhdukjen e shqiptarëve të pafajshëm në këtë fshat). Fshati Tërnavë Të likuiduar 1. Nexhip Zeqiri i likuidua nga OZN`ja e Vranjës në janar të vitit 1945 vetëm pse mbante libra të Shqipërisë. Me moshë ishte 27 vjeç, varri nuk i dihet. 2. Imer Qazim Dulla u likuidua nga OZN`ja e Vranjës më 1946. Me moshë ishte 30 vjeç. Varri nuk i dihet. 3. Shefki Ibrahimi, një nga luftëtarët e Sylë Hotlës i ardhur në shtëpi dhe i strehuar në plevicën e një fshatari, më 1946 u kap nga UDB`ja dhe u dërgua në Vranjë, ku e likuiduan në moshën 25 vjeç. 4. Kasum Bajrami u likuidua më 1944 te Vorrët e vjetra, rovina në moshën 35 vjeç. Varri nuk i dihet. 5.Hafëz Selimi u likuidua nga UDB`ja në vitin 1944, bashkë me Kasum Bajramin te vorret e vjetra në moshën 34 vjeç. Varri nuk i dihet. 6. Emin Ismajli u likuidua më 1944 te Rovina, në kohën që në Tërnavë kishte ardhur si mik nga Buhiçi, në moshën 26 vjeç. 7. Zeqirja Osman Emini e likuidoi në vitin 1945 OZN`ja e Vranjës, në moshën 24 vjeç. 8. Isa Misini u likuidua më 1945 nga UDB`ja te Lugi i Ukës, në moshën 30 vjeç. 9. Arif Misini u bra në vitin 1946 në Gruhali, më haxhiun e Lepovicës - komuna e Gjilanit, ne moshën 45 vjeç. 10. Bejzad Azemi u likuidua më 1945 nga Brigada XVI te Bukuroca e Keqe, ne moshën 22 vjeç. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Haki Limani, profesor u mbyt më 26 dhjetor 1965, duke u shkelur me automobil nga UDB`ja në rrugën e Fushë Kosovës. 2. Hebib Jahiu u vra më 1944 në Tërnavë, te rruga e trenit, në moshën 26 vjeç. 3. Ibrahim Shahini u bra më 1944 te fshati Malazez i Tërnavës në moshën 34 vjeç. Të rënë në frontin e Sremit Qail Arifi ra dëshmor në prill të vitit 1945 në Shid, fronit i Sremit. (sipas kujtesës së Bajram Habibit i lindur më 4 maj 1935 në Tërnavë, jeton në Preshevë dhe Rexhep Zulfiut, i lindur më 1 maj 1936 në Tërnavë, mësues të cilët thonë se fshati Tërnavë përjetoi tragjedi kombëtare të rëndë me gjenocidin e sllavokomunisteve). Fshati Rahovicë Sipas kujtesës së Isen Pajas, i njohur me emrin Cen Paja, në fshaitin Rahovicë janë zhdukur shumë shqiptarë. Të likuiduar 1. Halim Hajdini u likuidua më 1944 në moshën 20 vjeç nga UDB`ja . Varri nuk i dihet. 2. Ilaz Hasanin e likuidoi në vitin 1944 UDB`ja në moshën 30 vjeç. Varri nuk i dihet. 3. Xhafer Zulfiun e likuiduan të lidhur në vitin 1945 në Vranjë. Varri nuk i dihet. 4. Izair Sadiku, i lindur më 1957 e mbytën më 1983 në Split, në APJ`në e atëhershme. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Azem Nexhmedinin e vranë më 1944 në Bilaç, sllavokomunistët 40 vjeç 2. Jonuz Rashitin e vranë më 1944 te Prroni i Madh, 60 vjeç 3. Murat Selmanin e vranë më 1944 në Bilaç, 41 vjeçar. 4. Ruzhdi Nazifin e vranë më 1944 në Bilaç, 20 vjeçar. 5. Nevzad Beqirin, e vranë më 1944 te Udha e Frengit - te kulla e Bukurocës, në moshën 60 vjeç. 6. Sadik Sadikun e vranë më 1944 në fshatin Zhunicë, në moshën 60 vjeç. 7. Ramadan Hamidin e vranë më 1944 në Brodosellë, fshat slalv në moshën afër 70 vjeç. 8. Hasan Emërllahun e vranë më 1944 në shtëpi të vet. Pjesëtarët e PSKçK`së e mbytën me drunj. 9. Amet Kishan e mbytën me ndru ne shtëpi të vet më 1945. Ishte 52 vjeçar. 10. Tefik Asllanin e vranë më 1945 në fshat, te lagja Bullaj në moshën 60 vjeç. 11. Avdi Muhaxhirin u vranë më 1944 në mulli të Bukurocës duke ngrënë bukë, më moshë 60 vjeçar. 12 Shaban Neziri u bra më 1944 në arat e Bukurocës, 60 vjeç. 13. Adem Rufati u vra më 1944 në Bilaç, 25 vjeç. Të plagosur

1. Ferat Latifi u plagos më 1944 në fshatin Bilaç, 52 vjeç. 2. Abdulla Aliu u plagos më 1944 në Zhunicë, 40 vjeç. 3. Ajdin Aliu u plagos më 1944 në Bukurocë, 65 vjeç 4. Ramadan Avdyli u plagos më 1944 në Bushtran, 50 vjeç.

Të vrarë më 1912

Në vitin 1912 u vranë 9 shqiptarë nga dora e zezë e sllavit, pesë prej të cilëve, siç thotë xha Cenë Paja janë:

1. Emin Nuredini, i vrarë në fshat para shtëpisë së vet. 2. Mustafë Kamberi i vrarë në fshat te lumi i Rahovicës. 3. Fejzulla Shabani i vrarë te kulla e Bukurocës 4. Abaz Emini, i vrarë në Kumanovë dhe 5. Ahmet Beqiri, i vrarë në Kumanovë.

Xha Cenë Paja thotë janë vrarë edhe 4 të tjerë, 2 vajza dhe 2 djem por emrat nuk i kujtohen.

Të burgosur

1. Hamdi Hajdini u burgos më 1981 në Stara Gradishka de u dënua 12 vjet burg, prej të cilëve i mbajti 9. 2. Amet Jakupi më 1972 u dënua 6 muaj burg, kurse i mbajti 3 muaj. U dënua sepse e kishte fyer Titon. Ishte 45 vjeç. 3. Rabit Emini më 1982 u dënua me 6 muaj burg dhe më vonë përsëri u dënua me 2 herë me nga 3 muaj sepse kishte fyer Sllobodan Millosheviqin. 4. Muharrem Jakupi më 1961 u dënua me 1 vit burg në moshën 50 vjeç, dhe nuk e mbajti deri në fund.

Rainca Të likuiduar

1. Xhemshit Kadriu u bra më nëntor 1909 nga serbet e Vranjës. Varri nuk i dihet. 2. Sulejman Rainca, hoxhë, u likuidua më 1912 te vendi Moravicë duke e shtënë në lym afër lumit. Kufoma iu gjet pas shtatë ditë angazhim të fshatarëve dhe të preshevarëve. 3. Ajet Jahiu, i njohur me emrin Ajet Rainca, me iniciativën e UDB`së u vra më 1946 afër fshatiti Gare. E vrau një shkok i tij në gjumë. Ky sihte Nexhip Hajdar Kadria. Për këtë ngjarje ka dëshmuar Shemsi Iliazi dhe Fazli Fazliu nga fshati Zhunicë.

Të vrarë

1. Sali Iseni i lindur më 1880, u vra në nëntor të vitit 1944 në katund, 64 vjeç. 2. Nezir Arifin, i lindur më 1900 në nëntor të vitit 1944 e nxorën prej një plevice në fshat dhe aty e vran, 44 vjeç. 3. Imer Jahija, i lindur më 1888 u vra në nëntor të vitit 1944 te rruga hekurudhore, 66 vjeç. 4. Shefki Imeri i lindur më 1914 u bra në nëntor të vitit 1944 në Lotovicë ditën e Bajramit të madh, 30 vjeç. 5. Tefik Mehmeti i lindur më 1918 u vra në nëntor të vitit 1944 në Lotovicë ditën e Bajramit të madh, 26 vjeç. 6. Feta Arifi i lindur më 1880 u bra në nëntor të vitit 1944 te Mulliri i Ukajve përbmi Raincë, në moshën 64 vjeç. 7. Ibrahim Halimi i lindur më 1890 u masakrua në nëntor të vitit 1944 në Vranjë, në moshën 54 vjeç. 8. Nuredin Veseli, i lindur më 1887 u vra në nëntor të vitit 1944 te kafeneja e Tozës në Preshevë, në moshën 57 vjeç.

Fshati Bugarinë[redakto] Të likuiduar: 1. Ibish Qerimi u vra në nëntor të vitit 1944 në Pçinjë. Varri nuk i dihet. (Sipas kujtesës së Qerim Qerimit, i lindur më 24 gusht 1928 në fshatin Bugarinë, tani jeton në fshatin çerkez të Kumanovës që nga viti1965, i cili rrëfen në rrethanat e krijuara në fshatin Bugarinë pas Luftës së Dytë Botërore. Të rënë në Frontin e Sremit 1. Aziz Ismaili ra dëshmor në prill të vitit 1945 në Shid, Fronti i Sremit, në moshën 30 vjeçare.

Fshati Muhaxhieret(Kokaj)Ranatoc[redakto] Të vrarë 1. Daut Rrahmani Kokaj, u fra në afërsi të hekurudhes në vijen frontale me 28 gusht 1944- (Sipas kujtesës së Mihrije Rahim Rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922 në fshatin Strezovc, jeton në çerkez që nga viti 1965, e cila rrëfen për sjelljet barbare të regjimit sllavo-komunist.

2.Shaban Haliti u vra më 25 nëntor 1944 afër fshatit Maxhere në moshën 53 vjeçare.

Fshati Bukoc[redakto] I likuiduar Haki Emini (Sipas kujtesës së nënës Sadije Emini e lindur më 22 prill 1910 në fshatin Nasalcë jeton në çerkez që nga viti 1963 e cila rrëfen për regjimet që ushtruan presion ndaj popullatës shqiptare) i lindur më 1939 u vra më 10 gusht 1961 në Podgoricë, në moshën 22 vjeçare sa kohë ishte në shërbim ushtarak.

Shushaja e poshtme[redakto] Të likuiduar Mustafë Agushi u vra në nëntorë të vitit 1944 në rrugën Kumanovë – Vranjë, në moshën 24 vjeçare. Thuhet se atë e masakroi Kira i Shkupit. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së Naxhije Maliqit, e lindur më 1923 në fshatin Shushaja e poshtme rrethi i Preshevës, kurse prej vitit 1977 jeton në Kumanovë, e cila rrëfen për vrasjet dhe burgosjet e fshatrave të Shushajës) (Sipas kujtesës së Elmi Nevzad Osmanit, i lindur më 15 shtator 1915 në fshatin Shushaja e Poshtme, i cili rrëfen për regjimin sllavo-ortodoks dhe për presionin e tij për çrrënjosjen e elementit shqiptar në këto troje). Fshati Bilincë, Lagja Kukaj[redakto] Të likuiduar 1. Shaban Ramadani i njohur Ramë, u vra më 20 nëntor 1912 në Berçec ( në mal) në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Fejzulla Kukaj u vra më 3 nëntor 1913 te lagja Kukaj në Selishtë, 25 vjeçar. Varri nuk i dihet. 3. Qahil Rexhepi u vra më 24 mars 1945 në Split. Varri nuk i dihet. 4. Rrahim Murtezi u vra më 26 tetor 1912 në Bilincë, në moshën 40 vjeçare. Varri nuk i dihet. 5. Xhemail Rexhepi u vra me fëmijën në dorë më 12 dhjetor 1944 te Lama e Mehes, lagja Kukaj në moshën 35 vjeç. Të Plagosur Iliaz Bislimi më 25 nëntor 1944 në Muçibabë, 32 vjeç. Të Burgosur Me pretekst se janë marrë më kontrabandën e arit, shefi i UDB`së Jova Gariq kapi një grup qytetarësh të cilët në stacionin policor i rrahte deri në alivanosje dhe i keqtrajtonte Trifko Tankosiqi. Këta ishin: 1. Hamid Kukaj, i cili arrestua më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 2. Isa Limani, i cili u burgos më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 3. Idriz Bilalli, në moshën 40 vjeç. 4. Halit Arifi, 36 vjeç. 5. Demir Rexhepi, 45 vjeç. 6. Halil Jahija, lagja Muhaxher, 27 vjeç. 7. Hamid Kukaj, 25 vjeç. 8. Qerim Sylejmani, lagja Pograxhë, 35 vjeç. 9. Banush Sulejmani, 35 vjeç. 10. Ahmet Rashiti, 32 vjeç.