Stampa:Pasha mujin e Ramazanit
Appearance
Pasha mujin e Ramazanit ----------------------------------- Pasha mujin e Ramazanit, M'ka zanë gjumi n'gu t'jaranit, N'gu t'jaranit, gjalit të ri, Ma ka falë ni mixhdi. Mixhidin' e Turkis'. Kish jazin' e ashikis? N'kofsh i zoti, luje thikën! S'a kollaj me grabit' çikën! N'kofsh i zoti, luj pishtolen, S'a kollaj me grabit' zojën! N'kofsh i zoti, luje pushkën, S'a kollaj me grabit' nusen! |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"