Jump to content

Stampa:Ori Shefije sa mirë ta bana

Nga Wikibooks
Ori Shefije sa mirë ta bana
--------------------------------
Ori Shefije sa mirë ta bana,
Që s'të lash me nejt' te nana.
Ori Shefije s'po me zen gjumi,
Për at gojë si llokumi.
Ori Shefije e kuqe si molla,
Sytë e zez, vetllat e holla.
Ori Shefije dallapin e naltë,
Fol e kesh gojën si mjaltë.
Kur të nisin lulet me dalë.
Qatëhr' Shefijen e kemi marrë.
Ori Shefijw synin w shkrum,
Përmas twje menja po më lun.
Dola në dollap, fluturojshin fllanzat,
Ori Shefije a t'pëlqyen unazat?
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Burimi

[redakto]
  • Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku; fq. 24, kënga 28
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"