Jump to content

Stampa:Ore Osman aga yll i dritës

Nga Wikibooks
Ore Osman aga yll i dritës
--------------------------------
Shka i lakmove qasaj çikës
Unë i lakmova qasaj çikës,
Ish e bardhë si milli fabrikës
Si milli fabrikës po vetojke,
Si hana si dilli po rrezojke.
Hajde. oj Luli, hajde ma.
Qyeqe nanën ku ta la?
Qyqe nanën merre e hajde kha,
Se e çojna rrogtoreshë me gja.
Si mos t'dijt me na i rujt' lopt',
Kur t'ven n'shpi, ia shkulim flokt'.
Janë mledhë ni tubë çika në livadh.
Po i thonë njana tjetrës;
Osmanin unë e marr.
Ani thotë Lulija, unë se unë,
Se asht Osman Aga si llokum.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Dubravë

Burimi

[redakto]
  • Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku; fq. 25, kënga 30
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"