Stampa:Në ballë të Arbërit

Nga Wikibooks
Në ballë të Arbërit
------------------------------
N´ball të Arbërit
N´drit për jetë
Data e kuqe
Njëzet e tetë
E nantorit t´historis
Dita e Madhe e pamvarësis
Shumë nderim
Gjithmon kësaj dite
Jetë të gjatë
Flamur e shqipe

O Flamur
O Flamuri i Atdheut
Prush i zemrës së Skënderbut
Kur t´valëvitë ty, flladi i malit
Shohim dorën e Ismail Qemailit
Dhe tim pena e Naimit
Flakë na ngajti Boletinit 

Gjithë shqiptarë, zemër lirie
Nëpër breza, të mbajten në gji
Zemrat gjakun ta kanë dhanë
Për liri e për Vatan
I lidhë brezat, Besa-Burri
Na lidhë Shqipja, n´ball Flamuri

O Flamur
O Flamur, o nderi i pragut
Çmimi yt është çmimi i gjakut
Mbi lahut e djep të fëmijës
Je simboli i shqiptarisë
Veç një gjak na rrjedhë në vena
Gjaku i shqipes me dy krena

Veç një gjak na rrjedhë në vena
Gjaku i shqipes me dy krena
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkëlzen Jetishi