Stampa:Mori e mirë qi shkon me lopë
Appearance
Mori e mirë qi shkon me lopë ----------------------------------- Mori e mirë qi shkon me lopë, A m'ki perçe, a m'ki flokë? - Nuk kam perçe, nuk flokë, Kam dy molla përmi shokë; Përmi shokë e nër jelek, Largohu djal'e mos m'i prek, Se janë t'ambla e lshojnë sherbet. Kmisha e trash-o po m'i vret, Me kmishë t'hollë po m'vjen lezet. Mollat djalit m'ja dhan' te dyja, Kan' me zanë, si zen rakija, Nuk din djali me shkue te shpija. |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"