Stampa:Mori e mirë qerpikë me rrema
Appearance
Mori e mirë qerpikë me rrema ----------------------------------- Mori e mirë qerpikë me rrema, : O ho-ho, hoj da do. Ç't' u ka ba ni pikë tu zemra : O ho-ho, hoj da do. Ç't'u ka ba ni pikë e kuqe? : O ho-ho, hoj da do. Mos t'ka zanë jarani nuse? : O ho-ho, hoj da do. - E ka zanë, e pritë e marrtë, : O ho-ho, hoj da do. Kurrqysh hajrin mos ja paftë, : O ho-ho, hoj da do. Mos pastë çikë e mos pastë djalë! : O ho-ho, hoj da do. Me konop toka ju daftë, : O ho-ho, hoj da do. Ju daftë toka me konop, : O ho-ho, hoj da do. E ju dafshin gjaja me short! : O ho-ho, hoj da do. |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"