Jump to content

Stampa:Mori e mirë nër hije të blinit

Nga Wikibooks
Mori e mirë nër hije t'blinit
-----------------------------------
Mori e mirë nër hije t'blinit,
T'u ka çkye kmisha rreth gjinit,
T'paska dalë shyta pahiri,
Porsi guri xhevahiri.
Epja pak qati jetimi!
- Jetim zeza, çka po lypë?
- Ni kashat' bukë, ' i kokërr krypë.
- I madhi zot i metë në fyt!
- Si në koft' çkrue n'fyt me t'metë,
Në prehën tan un kam me dekë,
Me duer t'bardha ti me m'prekë.
Me duer t'bardha me m'rrutullue,
Me gojë të vogël me m'vajtue,
Me sy të zez me m'lotue.
Loti yt me m'ra në ballë,
Edhe pse t'des, kam m'u ngjallë
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Gërbovc, 1953

Burimi

[redakto]
  • Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"