Stampa:Mor e mira mjekërrbutë
Appearance
Mor' e mira mjekërrbutë ----------------------------------- Mor' e mira mjekërrbutë Thep në thep po kcen si sutë, Thep në thep po kcen si zanë, Flokt e g-jata pse i ke lanë? Ti pret baca me gërshanë, Me gërshanë o ren për ball', Ta puth baci qaf'n e bardh'; Mir' ma prishe ramazan. - Hajt atyj, more budall', Nuk t'kam faj se jam e bardhë, Se njeshtu zoti m'ka fal', Me t'prishë menen, me t'ba 'marr', E jo me t'pirshë ni ramazan. |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"