Stampa:Kemi shti dy msitë si dy komita
Appearance
Kemi shti dy msitë si dy komita ------------------------------------ Kemi shti dy msitë si dy komita, Kanë me na pru' durën pa dalë drita, Pa dalë drita e pa u ba sabah, Po thotë aga baba, ejvallan. Ani fryni era, na u rrxue talla Ani po na vjen ni msit budalla Ani s'asht budadlë, por fukara, As tirqit me Iesh ai nuk i ka. Ani u hungj misiti te dallapi, Krisi murmurima për oxhaki. Ani vetni, vetni ka e qëlloi Ani, kryemsitin e plagoi. Ka ardhë giali i msitit n'kapixhik; Babë lum baba, rujma ni kaçik Hajt, more bir, hajt, ti shko me lopë Baba ty kaçikin ta bje n'shokë. |
|
Burimi
[redakto]- Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku; fq. 35, kënga 56
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"