Stampa:Kanga e Bajram Currit

Nga Wikibooks
Bajra Curri shtrengoj atin,
Thret Selimin e Beq Bnjakin:
<<Kush m'i pret çausht e Gashit,
Jau pres armt prej dukatit
Kush m'i pret çausht e ri?
Na kan myt me surdari>>.
Mehmet aga 'i djal zotni
Mehmet aga po pisket:
<<Bânu gati baca Rexhep,
Bânu gati m'u shtrengue,
Se bimbashi fjal ka çue,
Kah jan cubat me i rrethue,
Bajram Currit fjal me i çue:
<<A vjen sonte me m'nimue...>>
Fort pa qef qi jam qillue
N'daç Selimin me ta çue
Tan Gjakoven me kërkue.
Mehmet aga paska shkue,
Mehmet aga paska than:
<<Çu Selim ti prina i par!>>
<<Kurr s'jam kânun n'çet mahall,
N'ket mahall kurr s'jam kân.>>
Beg Bunjaku u çu n'kam:
Zo' shka âsht kjo tub niqam,
Truç nizam mâ t'zez se korbi,
Paska pri Mehmet Drangoni,
Mehmet aga paska pri,
Holl qet Beça per frangji
Mur Mehmetin bri n'bri,
Ja kish prish mitanin kutni
Ja ka prishun fortja çarti
E prej qefit fort piskati:
Jam Selimi i Beç Bunjakit,
Si te la mjedis sokakit>>.
Rexhep aga po pisket:
<<Zo'ku t'kam baci Mehmet,
Kurku pushka s'po d'gerset.
Ja merr vesh baci Rexhep:
Mu m'ka mârr martinja keq,
N'rrethatre ner jelek,
M'i ka' prishun tre fishek:
M'qâf na past baba mret.
Prej njaj shpije me vra dy vet,
Na ka pas çausht e vet.
Rrustem aga qilloj ne Pej,
Kish rreh telin babes mret,
Kish pa' rreh 'i telegraf:
<<Shpejt me i çue dy pashallar,
Me mledh kren e bajraktar,
Mos ta lam Currin n'pazar,
U munu venin me ma marr,
Se baloshin ja kan fal:
M'preu mas vetit tu m'pas kumar>>
Kqyr shka bâni Ali trimi:
Preu komiten tuk mullini
I qiti gjaket perte Drini.