Stampa:Jetë na dhurove
Appearance
Jetë na dhurove ---------------- Flatrat mbi krahë, shqipet në ballë i patën Ishin zogj të diellit, por e puthën natën Ku u lindën, jetuan pa fluturuar Prandaj jeta u shkoi pa e shijuar Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte Se shpirti e lypte, që dikush të këndonte O robit për liri t'ja ngallte mallin Me kënge zemre t'ja qante hallin Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male O Vaçe Zela k’saj toke të plaguar Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar Ndonëse moj motër ty të lindi nata Zërin nuk ta ndali stuhia dhe dallga Në kafaz e mbyllur na këndove Dhe shpresën ndër ne e gjallërove Kënga jote në çdo anë jehoi Të bukurën tek ne ajo e shpëtoi O të duan në Kosovë si ujt e Drinit O ushëtimë malesh, valë e Shkumbinit |
|
Për të parën herë : Festivalin e 36-të të RTSH, 1999