Stampa:Hajdi çika ta knojna syshkrumen
Appearance
Hajdi çika ta knojna syshkrumen -------------------------------- Hajdi çika ta knojna syshkrumen, Vllaut tonë t'ia urojmë t'fejumen. Hajdi çika ta knojna syzezën, Vllaut tonë t'ia urojmë fejesën! Vllau jonë, moj, në Gjermani, E marrim nusen moj si hyri. Hajde të rrokim vallen me llokuma, Lumet na, moj, na erdhi e shtuna. Hajde të rrokim valle me mindila, Lumet na, moj. na erdhi e dilla. Treqin krushq lule në sërnishta, Kanë varë pushkë moj nëpër lisa. Lulja jonë po kan, na po knojna, Me dimi me tela po e mashtrojna. |
|
Burimi
[redakto]- Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku; fq. 26, kënga 32
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"