Stampa:Dy të mira rrinë në rrezinë
Appearance
Dy të mira rrinë n'rrezinë ----------------------------------- Dy të mira rrinë n'rrezinë, Si dy plluma shkojnë e vinë; Shkojnë e vinë për rreth kalasë. Dogje zemrën fukarasë. Fukaraja s'ka shka ban, Shitet nusja kapetan, Kapetan e hajmali. - Moj mollkuqe, shka m'ki n'gji? - Kam dy shishe me raki. Athu' e ep njanën ta pi? M'u tha zemra me mushkni! |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"