Jump to content

Stampa:Bilbili në lamë bilbili në lamë (I)

Nga Wikibooks
Bilbili në lamë bilbili në lamë
--------------------------------
Kur të shkojsh për udhë moj çikë
Greje pak shamijën
Kthe te dera e Isak Agës
E kshirja avlijën.
Avlija e Isak Ages,
Plot me lule t'bardha,
Nuk e di be Isak Aga,
A po m'ep baba.
Avlija e Isak Agës, plot me jargovana,
Nuk e di be Isak Aga, a m'ep nana.
Zhandëri: Rapsodët nga Kaçaniku
Teksti : Mbledhësi Hajdar Loku
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : ? : Kotlinë-Lumbardh

Burimi

[redakto]
  • Libri "Këngë dasme nga Rrethina e Kaçanikut" nga Mr Hajdar Loku; fq. 21, kënga 20
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"