Shqipëria është kthyer në një koloni!
Vetëm nga dhjetë koncesione,
ku nafta mban vendin e parë,
dalin jashtë Shqipërisë,
mbi dy miliardë dollarë!
Këtu nuk janë llogaritur,
mobile telefonitë,
dhe milionat që nxjerrin,
bankat e nivelit të dytë!
Shto aty e shto këtu,
si shtohen lumenjtë tek deti,
dhe përfundimisht fluturon,
një buxhet i tërë shteti!
Me një llogari të thjeshtë,
po mos qenë koncesionet,
do qenë rritur dyfish,
edhe rrogat-dhe pensionet!
Dhe nuk shoh një shans të vetëm,
të mbarojë ky kijamet,
koncesioni më i shkurtër,
zgjat të paktën tridhjetë vjet!
Vite e vite me radhë,
gjithë gruri do dali jashtë,
dhe për popullin shqiptar,
do të mbetet vetëm kashtë!
Që në Dyzet e Katrën,
ne quhemi të çliruar,
po tani për ironi,
jemi një vend i pushtuar!
Ose që ta zbusim pak,
këtë të shkretë histori,
mund të themi-Shqipëria,
sot është një koloni!
Po bëj pyetjen e thjeshtë,
si do të rritet zhvillimi,
gjersa për botën e huaj,
këtu shkon çdo lloj fitimi?!
Ne rikthyem energjinë,
dhe pati zhvillim direkt,
në të gjithë ekonominë,
korenti pati efekt!
Po të qe rishtetëzuar,
edhe nafta-edhe kromi,
do kish zhvillim me dy shifra,
po s’ndodhi që ta shikoni!
Koncesionarët kudo,
me hile rrisin shpenzimet,
edhe për të ulur taksat,
kudo i fshehin fitimet!
Dihet-si të gjithë kusarët,
me dy bilance punojnë,
edhe fitimet e tyre,
në stratosferë i çojnë!
Koncesionet e mëdha,
këtu i bënë demokratët,
po në gjithë këtë hata,
socialistët s’janë të pakët!.
Kush betohet-do t’i prish,
kot së koti po ja fut,
se Gjykatë e Arbitrazhit,
brinjë më brinjë të këput!.
Këtu ishte pasuria,
me lugë floriri do hanim,
po kjo ishte strategjia,
asgjë për vete mos mbanim!
Në kohën e komunizmit,
Shqipëria qe vitale,
u bënë me këto pasuri,
investime kolosale!
Falas shëndet e arsim,
edhe një super ushtri,
zero borxhe jashtë e brenda,
dhe asnjë qindarkë kredi!
Si armike e vatanit,
punoi kjo politikë,
i dha për një copë bukë,
gjithë sektorët strategjikë!
Të paktën dhe njëqind vjet,
mavro Shqipëria ime,
do të jetë fare ibret,
do afrojë vetëm shërbime!
A.DUKA
21 tetor 2018