Shqipëria, kaq shumë pasuri dhe kaq e varfër?!

Nga Wikibooks

Shqipëria, kaq shumë pasuri dhe kaq e varfër?!


Shqipëria ka,

super pasuri,

pse duhet të ketë,

kaq shumë varfëri?!



Me hatër na mbajti,

ne-i madhi Zot,

gjithë nëntoka,

me valutë është plot!



Një vend që në hartë,

mezi ta sheh syri,

ka çdo pasuri,

deri tek floriri!



Pa kursim natyra,

ne çdo gjë na fali,

si dy vëllezër janë,

deti edhe mali!



Nëse si vampirët,

hajdutët s’do hanin,

kromi edhe nafta,

vendin do ta mbanin!



Ishte komunizmi,

që bashkoi dhe malet,

nga ai i kemi,

gjithë hidrocentralet!



Politika jonë,

ultra skandaloze,

tridhjetë vjet s’ka ngritur,

një vepër serioze!



Dhe Banja që qe,

në të përfunduar,

asnjë kilovat,

ende s’ka prodhuar!



Edhe Kalivaçi,

si gërmadhë mbeti,

miliona euro,

i treti Beketi!



Gjithë ligësitë,

i bëri ky horr,

sosi Kalivaçi,

në televizor!



Ata që drejtuan,

këtu qeveritë,

nisën për shtetarë,

po sosën banditë!



Nga gjithë “gruri” ynë,

ne na mbetet kashta,

miliarda euro,

fluturojnë përjashta!



Edhe pse u mbyll,

koha e Doktorit,

vazhdon të rrafshohet,

mali i Tomorrit!



Jo-makutërisë,

s’i vihet dot freri,

ikën matanë detit,

i gjithë mermeri!



S’di ku qenë rritur,

gjithë këta barbarë,

që shkulën me rrënjë,

truallin shqiptar!



Tani pa dyshim,

jemi koloni,

të shohim ç’do bëjë,

“Rama numër Dy”!



S’e di se si punët,

do t’i bëjmë vetë,

kur Ministri Pune,

fare s’do të ketë!



S’e di si do zbuten,

këtu varfëritë,

kur çështjet sociale,

janë në plan të dytë?!



Kudo socialisët,

kanë solidaritetin,

kundër varfërisë,

e ndërtojnë shtetin.



Këtu varfëria,

qan e ulëret,

ende kundër saj,

s’ka një plan konkret!


A.Duka