Shpata e poetit dhe gjarpërinjtë e pushtetit…

Nga Wikibooks

Lirisë i hapet varri,

kur të shtyp një këmbë e huaj,

po lirinë mund t’ua marri,

edhe qeveria juaj!.



Nuk jam Vojua përmbi blinda,

në kohë të luftës s’jetova,

po që në ditën që linda,

këngën e lirisë mësova!.



Në zenith të poezisë,

s’ka enigma që nuk di,

i jam dashur Shqipërisë,

ndaj linda në Shqipëri!.



Nuk mund t’i dija të tëra,

se si ngrihesh-se si bie,

po nëpër vite u bëra,

luftëtar i madh lirie!.



Asnjëherë nuk kuturisa,

që të isha i lavdishëm,

që nga çasti që u nisa,

gjer në çastin e tanishëm!.



Tani unë i njoh të tërë,

ata që kanë shitur mënd,

s’ka lavdi-kur nuk ke bërë,

asnjë gjë për Vendin tënd!



Kur yll’ i lirisë shpesh herë,

gati-gati sa nuk shuhej,

ti s’ke folur asnjëherë,

dhe kur ajo fjalë na duhej!.



S’flas për vete-se s’m’u thyen,

kurrë shpatat e poetit,

po për ata që ushqyen,

gjarpërinjtë e pushtetit!



Monument Enverin derdhi,

e ngriti né piedistale,

e për fashizmin që erdhi,

nuk tha dot një gjysëm fjale!.



Nuk e di se si arriti,

në këtë qenef njeriu,

se monumentet që ngriti,

me fashistët i pështyu!.



Del se kot u lartësuan,

një copë herë këtu “gjenitë”,

se vendin e tradhëtuan,

përsëri për herë të dytë!.



Ishte pseudo lavdia,

që Atdheun e la vetëm,

ndaj kur na thirri liria,

sa gishtat e dorës mbetëm!.



Komunizmit të rrëzuar,

bythën s’ia kishim lëpirë,

po ai tash qe ndërruar,

me një super egërsirë!.



Ne-të paktit-po i shihnim,

konturet e errësirës,

kur të shumtit po na lihnin,

që nga bythë e egërsirës!.



I tufëzoi fashizmi,

intelektualët me dhjetra,

dhe heronjtë nga komunizmi,

u bënë lepuj edhe ketra!.



Dhjetra super qelbësira,

çudi si s’u thahej goja,

kur thoshin-se është e mirë,

një i çmendur nga Tropoja!



Për çudi në ato lista,

kish dhe burra me talent,

mendjen time ata pisa,

s’ma prishën asnjë moment!.



Deklarova me zë plotë,

ndënë gjithë atë terror,

se po ngrenë këta idiotë,

një të çmendur diktator!.



Alarmin për Mëmëdhe,

unë e ndeza me trompetë,

jo fjalë në kafene,

por gjëmime gjer tek retë!.



Dhe që atëherë e di,

do ta di sa të vijë vdekja:

“Fitorja ka rëndësi,

po shumë më tepër përpjekja!.”



Janë dritë për vegjëlinë,

hakërrimat e poetëve,

sepse lufta për lirinë,

do vazhdojë në jetë të jetëve!.



Lirisë i hapet varri,

kur të shtyp një këmbë e huaj,

po lirinë mund t’ua marri,

edhe qeveria juaj!


A.DUKA