Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/6
Appearance
Lexoni kontratën me kujdes! Në disa kontrata qiradhënësi kërkon që të merrni një sigurim të shtëpisë që do të përfshijë dëmët e mallit. Kur ju merrni me qira p.sh. një automobil ose rimorkio, rreziku personal është shumë i lartë dhe ju jeni i obliguar të paguani vetë me rastin e vjedhjes ose dëmit të vetëshkaktuar (p.sh. nëse ju keni shkaktuar një ndeshje). Nëse ju paguani një taksë të veçantë, një sigurim kompletues, ju mund të zvogëloni rrezikun personal. Nëse marrëveshja nënkupton se ju do të bëheni pronar i mallit pas periudhës me qira, blerja mund të konsiderohet në disa raste si blerje me kredi. Në raste të tilla vlen Ligji i kredisë së konsumatorëve (konsumentkreditlagen). Të marrësh me qira - leasing Marrja me qira të tipit leasing është një formë e përzier të blerjes me kredi dhe qirasë afatgjatë. Leasing-u planifikohet si blerje me këste, ndërsa nga ana juridike shihet si qira (leasing financiare). Prandaj, ju nuk jeni pronari i mallit, nënkuptohet se ju do ta ktheni kur afati i qirasë ka mbaruar. Marrëveshjet e leasing-ut, të rendomta në jetën e tregut, ekzistojnë me përmasa të kufizuara në kontratat e zakonshme të konsumatorëve. Në vitet 1980 ishte e rëndomtë se veturat u huazuan personave privat përmes leasing-ut, por me problemet e konsumit që dukeshin me kohë, këto marrëveshje të leasingut privat bëhen më të rralla. Forma e kontratës e bën të vështirë për konsumatorin të shqyrtojë shpenzimet, të cilat shpesh bëhen shumë të larta. Duke qenë se leasing-u nuk është kredi nga ana juridike, ju nuk i paguani asnjë kamatë firmës së leasing-ut. Në vend të kësaj ju paguani qira për atë që merrni me leasing. Në dallim nga kamata e borxhit, qiraja nuk mund të zbritet. Kjo do të thotë se ju nuk lejoheni të bëni zbritje nga tatimi siç është rasti i kamatës që paguhet për një hua. Vlera tepricë Kur afati i marrëveshjes ka mbaruar ju e ktheni veturën ose e bleni për të ashtuquajturën vlerë tepricë (restvärdet). Vlera tepricë është shuma që dhënësi i leasing-ut ka vendosur të mbetet për të paguar kur afati i marrëveshjes ka mbaruar. Kjo shpesh është një vlerë tjetër se sa vlera e tregut të veturës. Edhepse ju e ktheni veturën ju jeni përgjegjës për diferencën midis vlerës (borxhit) tepricë sipas kontratës dhe vlerës së vërtetë të veturës në treg. Shembull: Sipas kontratës vetura juaj i leasing-ut ka vlerën tepricë prej 50 000 kr, ndërsa vlera e vërtetë në treg është vetëm 20 000 kr. Për të blerë veturën ju do ti paguani ndërmarrjes financiare 50 000 kr. Në rast se ju e ktheni veturën, ju do të paguani diferencën – 30 000 kr.
< 5 |
faqe - 6 - |
7 > |