Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/14
Appearance
Jo! reklamave Për tu shmangur reklamave ju duhet të veproni kështu: Reklama me adresën tuaj Merrni në telefon Sema Group Info Data AB, tel. 08-738 50 00 Adresa: Box 34101, 100 26 Stockholm ose SWEDMAS Nix-register, tel. 020-55 70 00. Kërkoni të futeni në listën e letërmarrësve që nuk duan të marrin reklama me adresë. Ju mund ti drejtoheni drejtpërdrejt sipërmarrjes që ka dërguar reklamat. Reklama pa adresë Vendosni një pllakë me tekstin ”Nej tack – ingen reklam” mbi kutinë postare. Informatat shoqërore, si fletushka informative dhe gazetat lokale falas, do të vijnë tek ju prapëseprapë. Shitje përmes telefonit Telefononi 020-27 70 00 dhe porositni informata me shkrim për Nix-telefon, duke dhënë numrin tuaj të telefonit. Me informatat ju do të merrni një kod lajmërimi. Atëherë ju telefononi në 020-27 80 00 dhe jepni kodin. Ju edhe mund të shkruani tek Nix-telefon, Box 14038, 104 40 Stockholm për të kërkuar ti shmangeni shitjes përmes telefonit. Reklama me E-postë Nuk lejohet dërgimi i reklamave me E-postë atyre që kanë thënë jo reklamave të tilla. Reklama me telefax Pas datës 1 maj të vitit 2000 vlejnë rregulla të reja të Ligjit të marketingut, të cilat ndër të tjera pohojnë se personat me veprimtari ekonomike lejohen të përdorin telefaxin për marketing vetëm me pëlqimin paraprak të konsumatorit.
< 13 |
faqe - 14 - |
15 > |