Jump to content

Sheqerpare

Nga Wikibooks

<Wiki kuzhina

Sheqerpare, për 25 copë duhen:


Për brumin:

Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gotë, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji.

Për shërbetin duhen: 2 gota uji me sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

Pregatitja:

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i përzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet në forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen