S’e mësova kurrë prej jetës kuptimin e së vërtetës

Nga Wikibooks

VARGJE TË ZGJEDHUR NË VITE.

S’e mësova kurrë…

S’e mësova kurrë prej jetës,

kuptimin e së vërtetës,

pse është lidhur me zinxhira,

jo e keqja-por e mira?!




Pa titull…

Toka rënkon e turbullohet,

kur shërbëtori bëhet Mbret,

kur budallai i budallenjve,

me pasurinë e tij të vret!


Kur burrë të mirë merr prostituta,

e hijerëndë rri pastaj,

kur shërbëtorja sfidon Zonjën,

dhe merr për burrë-burrin e saj!.




Pa titull…

Për një njeri që flet pareshtur,

e frerë në buzë s’di të mbajë,

nuk mund të kini asnjë shpresë,

ka më shumë shpresë tek budallai!




Pa titull…

Kur vetë i pari i një vendi,

një të pabesë ka këshilltar,

të gjithë ministrat do t’i bëhen,

sa të pabesë-aq gënjeshtarë!




Pa titull…

Nga frika dridhet i pabesi,

në tokë këmbët kurrë s’i mban,

ndërsa i drejti s’trembet kurrë,

i sigurt’ është si një luan!




Pa titull…

Mizor tërbimi i njeriut,

dhe zemërimi padyshim,

po xhelozia e një zemre,

nuk mund të ketë krahasim!



Pa titull…

E madhe është pesha e gurëve,

dhe rëra që ka gjithësia,

po zemërimi i budallait,

peshon më tepër nga të dyja!




Pa titull…

Të shtrenjtë janë xhevahirët,

me ngjyrat e ylberit,

të shtrenjtë janë padyshim,

por jo në qafë të derrit!




Pa titull…

Ashtu si shpuzën jep qymyri,

dhe zjarrit drutë s’e shterin,

ashtu dhe buzët grindavece,

të madh e ndezin sherrin!



Pa titull…

Kur ra mbi Botë një errësirë,

Parajsa mbeti shkretëtirë,

ju hap skëterrës çdo kanat,

se s’kish njeri pa një mëkat!


Arben Duka

26 tetor 2018