Jump to content

Rrofsh se na kënaqe, me sisë e mollaqe! (Temë për debat për porno-këngët e sotme)

Nga Wikibooks

Ndonjëherë kur jam,

me humor të rënë,

gjej ndonjë kanal,

që jep vetëm këngë!



Po prapë vetëtimthi,

heq atë kanal,

se ajo që shoh,

më duket skandal!



Më duket skandal,

çfarë shoh e dëgjoj,

dhe as një fjalë,

të vetme s’kuptoj!



Dëgjoj ca rënkime,

që nuk quhen fjalë,

shquaj në ekran,

vetëm bythë e shalë!



S’kuptoj asnjë fjalë,

nga goja e saja,

vetëm bythë e shalë,

dhe sisë të mëdhaja!



Numër dhjetë e sipër,

më poshtë s’gjen aty,

sa edhe një lopë,

do t’i kish zili!



Unë që di nga kënga,

që në djalëri,

kur dëgjoj të sotmet,

ndjej veç neveri!



Menjëherë tek Vaçja,

mendimi më vete,

sepse kush ka zërin,

nuk bën marifete!.



Me lakuriqësi,

zëri s’kompesohet,

ndaj faqja e zezë,

kënga bastardohet!



S’mund të pretendohet,

gjithkush që këndon,

në ato kanale,

të jetë Selin Dion!



Vërtet Selin Dion,

s’ka në Shqipëri,

po ka pasur Irmë,

dhe Parashqevi!



Ka një Elsa Lila,

dhe disa-garant,

që kanë çarë përpara,

me zërin brilant!



Ato që në vite,

bënë epopenë,

dhe kurrën e kurrës,

s’u xhveshën në skenë!



Këtë degradim,

si poet e vuaj,

dhe për porno-tipat,

ka vite që s’shkruaj!



Një që është e prirur,

nga lakuriqësia,

s’ka idenë se ç’është,

vargu-poezia!



S’ka idenë se ç’është,

ritmi edhe rima,

në pëlqeftë gjë,

do t’i pëlqejë:”Vrima!”



Kishte një model,

kënga shqiptare,

por në këto vite,

u shkretua fare!



Një model të saja,

kishte Shqipëria,

ku prioritare,

ishte melodia!



Po tani nuk ka,

u mbyll ajo faqe,

ndaj po shohim vetëm,

sisë dhe mollaqe!



Sisë dhe mollaqe,

kundër melodisë,

sot është kënga jonë,

në kohën e zisë!


Arben Duka

23 Gusht 2018