Romani i Radios/6
KAPTINA VI | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Ua.... Vetëm kaq lëshoi Sofia, kur i tringëlloi zilja e celularit në mes të mësimit. 2 herë. I pari ishte një shfrim dashurie nga Hamdiu. Me SMS. Pulpat e këmbëve ju dridhën. Askush nuk kishte guxuar të përdorte fjalën prostitutë me të. Por, ky i burgosur i vrazhdë po e bënte. Ajo gjëja që ngjante si poezi i kujtihej turbullt, s’e mbante med nëse e kishte lexuar diku, dëgjuar diku, apo e kishte menduar vetë. Le që ai anafabeti, Hamdiu nuk qe i zoti as të shkruante emrin e vet jo më të thurte e të shkruante me shumë pak gabime një poezi të tërë. Do ja ketë shkruar dikush mendoi. Ideja e Hamdiut që i lutej dikujt të shkruante një SMS për të i përshkoi shpinën kurrizore si thika barkun e peshkut. Gati u këput. Me një forcë të madhe u kthye nga klasa. Në atë çast mbërriti SMS i dytë. U kthye përsëri me shpinë nga nxënësit që të mos ia shihnin fytyrën e prerë, u mbështet pak te katedra që të mos binte përtokë dhe me zemrën që i gufmonte hapi kutinë e mesazheve. Dreq! Qenka Bimi, ai impotenti i leshit. Një mashkull që ka vetëm pamjen e asaj ajo s’i hyn në punë për gjë. “Dua të martohem me ty”. Kaq. Bimi ishte çun praktik, nuk lodhej ti kërkonte dikujt ti shkruante një poezi për të, larg qoftë të shfletonte ndonjë libër e ta kopjonte aty. Ai i binte shkurt dhe troç. I erdhi për të qeshur. “Alma, do të martohesh ti?”, iu drejtua befas studentes së bankës ës parë, asaj që jepte shpresa të mëdha të bëhej sekretare e zonja ngaqë nuk linte leksion pa ardhur e rresht pa mbajtur shënim. “Me kë?” – pyeti Alma instinktivisht. “Me një që ka qejf të martohet!” Alma ngriti supet. “Vetëm se është pak impotent!” “Jo”, tha Alma e vendosur. Klasa qeshi me të madhe. Sofia qeshi bashkë me ta. “Vazhdojmë”. “Të kemi frikë apo jo nga vdekja”. “Psikologët na këshillojnë që duhet të kemi frikë...” Në klasë, dhe me siguri jo prej temës, nxënësit buzëqeshnin. Kur mbaroi ora, Sofia i nis një sms Bimit. “Eja më merr me taksi. Do ikim te Burgu” Kaptina 6 Atë natë Luli pati një vizion. Ndërsa priste pataten për të bërë një sallatë perimesh ju duk sikur preu gishtin. Pastaj pa plot gjëra, gjëra që do ndodhnin. Pa luftë. Pa një njeri që shkatërroi gjithë globin. Pa bombën atomike. Pa fundin e botës. Pastaj pa një femër me cica të mëdha. Hapi sytë. Dokumentari mbi Nostradamusin kishte mbaruar dhe një këngëtare seksi po këndonte në ekran. Luli ishte mbi divan, me pjatën e boshatisur të sallatës në preher.Pajata me pilaf ishte boshatisur me kohë. . U ngrit dhe e vuri mbi tavolinë. Gishti i dhimbte. E pa që ishte prerë. Vajti me vrap në banjë që ta pastronte e ta lidhte. Nuk e mbate mend se si mund të ishte prerë. Veç po ja kish bërë vetes në gjumë. Kur u kthye nga banja me gishtin e fashuar gjeti 2 zile të humbura e 3 mesazhe. Hapi mesazhet. I pari i vinte nga i vëllai, emigrant prej vitesh në Amerikë. “Lekët t’i dërgova, ti sjell nesër Lani.” I dyti nga Emanuela. “Më ke premtuar tortë speciale. Mos më zhgënje. E.”
Valentina rregulloi tavolinën e shefit. Kjo tavolinë do të thoshte shumë për të. Kishin filluar punë të dyja bashkë, ditën e saj të parë të punës kishin blerë dhe atë tavolinë. Tani tavolina ishte vjetëruar, por ajo mbahej akoma. Për tu vazhduar: Valentina është ish e fejuara e Bimit, që u nda se fjeti me të atin e Bimit. Kush është shefi i Valentinës. Cila është historia e tij? A është gej? Silvia vendosi. Do vishte xhinse e do i takonte të tre. Darkën me avokatin e la herët, që të kishte kohë për planet e tjera. Pastaj, tullaci i saj i vogël flinte herët në darkë. Në ora 8 i këputej koka për gjumë kudo që të ishin, edhe në kinema, edhe në pritje me ambasadat. Vajtën në një restorant filipinas. Jo se avokatit i pëlqente të hante akullore të skuqur në vaj trëndafili, por se ai mendonte se aty ishin të sigurt. Asaj nuk ia priste mendja kurrë atë se çfarë do i propozonte avokati. Për tu vazhduar: Çfarë i propozon avokati? Avokati helmohet nga ushqimi filipinas, dhe dshkon urgjent në spital. Çfarë ndodh mes Silvisë së bukur dhe gruas së avokatit në spital?
|