Roli i Kishës Ortodokse Serbe gjatë historisë në Ballkan/3
Appearance
Pasojat e dhunës serbe për shqiptarët dhe për rajonin | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Konceptet politike, religjioze dhe ushtarake ultra-ekstreme dhe serbe-ortodokse, kanë ndikuar që edhe njerëzit më përgjegjës të ortodoksizmit, të politikës dhe shkencës të futen në labirinthin vicioz, mistik, obskurantist. Vetëdija e tillë e pervertuar krijoi psikopatë, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore, kurse ‘zotimin’ për Kosovën e bëjnë fundament për luftëra gjenocidale. Këtë vetëdije të tyre të pervetuar, filozofi boshnjak R. Muminoviq e përshkruan si “vetëdije e pervertuar e ideologjisë serbomadhe që ka bërë aq vepra shoviniste dhe destruktive sa që nuk mund të kategorizohen në nocione të njohura të ideologjisë.”[1] Kjo vetëdije e shtyri në vitet e tridhjeta të shekullit XX Klubin Kulturor Serb t’i propozojë mbretit Aleksandër se “me kalljen e fshatrave shqiptare, me nismën e vrasjeve dhe konflikteve, me shkeljen e shenjtërive fetare etj., të krijohen kushtet për persekutimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kështu ta kolonzojë Kosovën.” [2] Kjo vetëdije e shtyri kriminelin Radovan Karaxhiq që në janar të vitit 1992 të pohojë se strategjia serbe është të luftojnë “deri sa nuk e arrijnë synimin e Karagjorgjes – bashkimin e të gjithë serbëve dhe deri sa nuk e përfundojnë luftën.” [3] Kjo vetëdije e shtyri edhe peshkopin serb me zë, Atanasije, të pohojë se “rrethojat e shtëpive muslimane prej Bagdadit deri në Bihaq t’i quajëprimitivizëm të zakonshëm dhe diç edhe më të thellë”.[4]
Kjo vetëdije e shtyri edhe Kishën Ortodokse Serbe dhe kreun e saj, patrikun Pavle, peshkopin Artemije, etj., që gjatë dy dekadave të fundit të nxisin ekstremizmin më ekstrem, duke manipuluar me masat serbe me eshtrat e princ Llazarit, i cili burimet e veta i ka nga lëvizja çetnike, e kjo nga lëvizja hajdute, kurse kjo lëvizje nga Kronikat e përmendura më herët dhe nga Epika mesjetare serbe.[5] | ||||
|