Rifat Kukaj
Rifat Kukaj u lind më 25 tetor 1939 në Tërstenik të Drenicës, vdiq më 11 shtator 2005 vdiq në Ulqin.
Poezi të lira të Rifat Kukës
[redakto]ZOGU I LASGUSHIT
[redakto]Yll i ndritur në natë qershori
Sikur ra prej gjithësisë,
Ngazëllyeshëm, sytë m'i mori
Në degë t'qershisë.
U purtekëm unë e gjethet
Qetë e lehtë me petalet,
Qielli vetë nisi të prehet
Edhe malet.
Kënga nga zogu i brishtë
Lindi krejt ëndrrimtare,
Dritë feksoi n'flatra e bisht
Dhe n'për dritare.
Gëzim, shpresë, në gji më derdhe
E hare të butë si pushi,
Zog-magji ti mirë se erdhe
Nga Lasgushi!
Ato porosi të larta
Te dritarja e shtëpisë
Po m'i thotë me vargje t'arta
Kalorësi i bukurisë.
BALADËZ
[redakto]Me pushkë në krah
Një ditë dola për gjah.
N'shteg qëndroja si guhak
Zagari lehte n'imshtak.
U mbështeta për një ah
Harrova zagar e gjah,
Mbi doborën e ndritur
Pikasa një zog të përhitur,
Aq i brisht e krejt i ngrirë
Në acar ai martir
Në shpindë i shtrirë!
Këmbët thik përpjetë
Ah jetë, sa e shkretë.
Mbase shpresa i ka thënë:
"Shtriji e ngrohi në Hënë!"
Në mua vajtonte dita
Në dy zyçka ende drita
Po fiksonte por e mekur
Porsi Hëna e paprekur
Nga këmbët e zogut të gjorë
Orëprerit në dëborë.
Mbaron rrëfimi për një jetë
Në vargun e njëzetetretë!
NËNA
[redakto]Ti ke pak zjarrmi
Voglushe Leonorë,
E nënës i digjet
Zemra në krahërorë.
N'mëngjes, po e zëmë
S'të hahet - nuk ha,
Urinë e tërë botës
Nëna at' ditë e ka...
Oh, pa pandehur gishtin
E gërvishte pak,
E di ç'ndodh me nënën?
Zemra i pikon gjak!
Mbi shtrojen më t'butë
Ajo shpesh këlthet:
-Kam dro' ndonjë pupël
Vashëzën mos ma vret.
NËNË KAM POR JAM JETIM
[redakto](Mikut të sinqertë, shkrimtarit Odhise Grillo, që ma frymëzoi këtë vjershë).
Udhëtova nga anë e anës
Deri n'sheshin e Tiranës.
Aty pashë një vogëlush
Që i kishte sytë si rrush!
Dhe e putha në dy faqe
Ç'aromë lulesh-manushaqe!
E përkëdhela dhe në gushë
Si rrezja zogun në fushë.
Ai më pa me habi:
-Or xhaxha, kush je ti?!
Jam poet - ca i krisur
Nga Drenica larg i nisur...
Erdha të thithë nënën në gji
Bashkë me një vëlla të ri
M'i fshij lotët ylli im
Nënë kam por jam jetim.
Na ndau skilja Evropë
Që u ndaftë: copë - copë!
BUKUROSH EDHE LAROSH
[redakto]Kryet në detë
Bishtin te retë...
Në këtë shpat
Puth shtëpitë,
Në atë shpat
Zogjtë e fëmi' të...
Degë më degë
Edhe qershitë...
Bukurosh edhe larosh
Ah, ta kisha për krahosh!
Lart në qiell
I larmi hark
E gudulis
Lumi në bark...
Nuk është urë
Është pikturë!
Këndoi trishtili:
"Ciu, ciu, ciu...
Se ç'na doli
Pas shiut?!!!"
VESHËT E LEPURIT
[redakto]Në arën me grurë
Në fshatin Veleshtë
Lepuri herë i çonte
Herë i palonte veshtë...
Në fshat po qante një fëmijë
Këtë lepuri s'desh ta dëgjonte
Ndaj veshët i palonte...
Në fshat po qeshte një fëmijë
Këtë lepuri desh ta dëgjonte
I lumtur veshët i çonte...
DY MOTRA
[redakto]"Dy motra, ven' e vijnë,
Njëra tjetrën s'e arrijnë..."
Kujdes, në kthesë
Mos e ngre kokën lart
Se më puthesh me asfalt!
Lëviz me këmbë mbaju me dorë
Hapi sytë-në semaforë!
Je i lehtë në Biçikletë, a dëgjon?
Por s'je vetëm në komunikacion...