Reshat Arbana, Leka Bungo dhe Altin Basha i bashkohen peticionit: “Duam Teatër të ri!”

Nga Wikibooks

Peticionit të firmosur sot nga një grup artistësh dhe drejtuar Presidentit Meta, si shprehje e vullnetit pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, i janë bashkuar edhe i madhi Reshat Arbana, Leka Bungo dhe regjisori i njohur Altin Basha.

Ata kanë nënshkruar të njëjtin peticion si plejada e aktorëve të tjerë, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Arben Derhemi, Spiro Duni, Sotiraq Bratko, Albert Minga etj, duke e çuar në 72 numrin e firmëtarëve deri tani.

Në peticion artistët shprehen se teatri i ri modern do t’i shërbejë të gjithë komunitetit artistik teatror e publikut artdashës, si dhe kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes.

Në emrat e firmëtarëve spikat ai djalit të Kadri Roshit, Kliti Roshi, regjisori Gëzim Kame, aktorët Zamira Kita, Leart Vasili, kritiku e pedagogu i artit, Josif Papagjoni, si dhe një grup aktorësh më të rinj, duke filluar nga Gazmend Paja, Erion Isai, Gent Hazizi, Violeta Trebicka, Genti Kame, Ledio Lako, Roland Saro, Erblin Bajko, Olsi Bylyku, Irgen Çela etj.

Përveç Presidentit të Republikës, Ilir Meta, peticioni i drejtohej edhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë.

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës. Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, thuhet në peticion.

Robert Ndrenika

Luftar Paja

Reshat Arbana

Alfred Trebicka

Spiro Duni

Leka Bungo

Albert Minga

Arben Derhemi

Altin Basha

Sotiraq Bratko

Kliti Roshi

Zamira Kita

Artan Imami

Leart Vasili

Gëzim Kame

Josif Papagjoni

Genti Kame

Genti Deçka

Arjola Basho

Gent Hazizi

Gerti Ferraj

Hervin Çuli

Suela Konjari

Laxarela Deti

Mateus Frroku

Paola Kodra

Blerta Belliu

Shkelqim Jaupi

Guri Koço

Klaudia Hila

Nelson Mulla

Erion Isai

Violeta Trebicka

Gazmend Paja

Roland Saro

Jorke Broka

Erblin Bajko

Olsi Bylyku

Edmond Lako

Ilir Muhametaj

Ledio Lako

Irgen Çela

Klesta Shero

Roerd Toçe

Ami Hansellia

Andon Koço

Jonida Beqo

Laid Ymeri

Danier Shkurti

Edvin Mustafa

Valdano Bajrami

Besart Cani

Armela Demaj

Engjell Hoxha

Ajliçe Petrela

Flaura Kureta

Madi Selimi

Fatjon Sulstarova

Ermonela Alikaj

Serkida Rrapollari

Noset Shijaku

Rezart Veleshnja

Arqile Lipe

Albana Perhati

Fatmir Xhelili

Sotir Stefa

Hasan Bregu

Klajdi Marku

Gëzim Hajdini

Todi Llupi

Miola Sitaj

Ahmet Pasha\

26 Korrik 2018