Jump to content

Ragip Jashari/Poezi

Nga Wikibooks
Autor
Ragip Jashari
Ndalohet q`do keqëpërdorim, apo huazim pa të drejtën e emrit të autorit
Vjeshta
----------
Vjeshtë e vonë
Vjeshtë e tharë
Mollë e pjekur
Ç’do kund ngjyrë arë
Arë e lëvruar
Tokë e punuar
Vjeshtë e vonë
Stuhi e tërbuar
Vjeshtë e vonë
Por vjeshtë me vend
Gjithmonë para dimrit
Vjeshtë për ç’do kënd


Fshatari
------------
Gruri u mboll
E u bë ugari
Tashmë i qetë
Dimëron fshatari
Gjerë në pranverë
Fuqi duhet mbledh
E punuar punë
Edhe më me zell
Kështu mendon
I vyeri fshatar
Që punën dhe tokën
I ka shokë të pa ndarë


Daja im
-----------
Daja im jeton në bajgorë
Ku gjatë dimrit bie shumë borë
Daja im me shumë mjeshtri
Di të maroj saj e ski
Daja im mua me premtoj
Rrëshqitjen me ski të ma mësoj
Andaj pushimin tim dimëror
Do ta kaloj te daja n’bajgorë


Gjahtari i pafat
----------------------
Një gjahtar me qifte n’krah
Paska dalur sot për gjah
Dhe zagari para tij n’vrap
Turinjtë në borë duke I rrasë.
Në kaçube diç pëshpëriti
Çiften n’dorë gjahtari e qiti,
Vallë, të jetë ndonjë lepurosh
Që të mos mbetet gjahu bosh!
Por, si duket kot më kot
Lepuroshi s’doli dot,
Kështu i zhgënjyet mbeti gjahtari
Dhe pas tij u nis zagari.


Muzgu Dimëror
----------------------
Ngadalë bie muzgu
Duket ylli i parë
Dhe hëna më poshtë
Sa fillon me dalë
Ç’do gjë xixëllon
Si hëna dhe yjet
Acari i mbrëmjes
Fillon ti lidhë nyejt
Dhe fshati ndezë dritat
Ata reflektorë
Sa bukur shndrisin
Mbi të bardhen borë
E nga larg të duket
Në këtë dimër të ftohët
Që ç’do dritë e fshatit
Është vatër e ngrohët


Gëzuar Viti i Ri
----------------------
Gëzim i madh
Është këtu tani
Zemrat na këndojnë
Ushtojnë pa mahi
Ato janë të bardha
Rinore si ti
Vetëm ty të presim
I dashur Viti I Ri
Të festojmë të gjithë
I lumtur je ti
I lumtur e I pasur
Risi prapë na sjellë
I gëzofshim si përherë


Mëngjesi i një dite janari
-----------------------------------
Rrezet e kuqërremta
E ngjyrë portokalli
Ato rreze dielli
Të një dite janari
Me shpejtësi rrufeje
Qiellin flakëruan
E mëngjesit të ftohët
Ngrohtësi I ofruan
Rrugët morën frymë
Rridhnin tash si lum
Fëmijët nxitoni në shkollë
E të rriturit në punë
Andaj sish më i ftohët
Ai mëngjes në janar
Se dielli e bëri të ngrohët
Të bukur dhe krenar


Në odën e gjyshit
------------------------
Dimrit me borë
Kur bën aq të ftohët
Në odën e gjyshit
Gjithnjë është ngrohët
Aty gjyshi plak
Me të gjatin kamish
Qëndron pran oxhakut
I ulur këmbëkryq
Dhe kur fryn shtrëngata
E bënë shumë acar
Gjyshi plak fëmijëve
U tregon ndonjë prrall
Ata të gjithë gojë hapur
Nga ai shikojnë
Dhe q`do fjalë t tij
Me ëndje e dëgjojnë
Për trimëri e bujari
Gjyshi din t`ju rrëfej
Tu tregoj aq bukur
Sa të gjithëve tu pëlqej
Kështu fëmijët netëve
Kohërave fluturojnë
Përmes tregimeve të gjyshit
Që me ëndje i dëgjojnë


Udhëtari
-------------
Kur të rritëm
Shkollën ta mbaroi
Nëpër gjithë botën
Unë do të udhëtoj
Marko Polo i kohës sonë
E gjithë bota do të më thonë
Marko Polo e Magelan
Do ta shëtis botën anë e mban
Meridianët paralelet
Metropolet të gjitha skelet
Do të gjej shumë shok e shoqe
Nga çdo vend i kësaj bote
E gjatë udhëtimit
Do të mbaj ditarë
Tu tregoj të gjithëve
Atë që kam parë


Shoqet e mira
-------------------
U takuan shoqet
Rrugës për në shkollë
Njëra më e trash
E tjetra më e hollë
Dhe kjo rrugë e shkollës
U bë vend takimi
Për shoqet e mira
Vend gëzimi e hidhërimi
Pak si shumë je trashur
Ti moj shoqja ime
A bën të hash më pak
E të bësh më shumë ushtrime
Po ti oj e dashur
Sikur nuk ke ç’han
Je tharë je terë
Si mish në tavan
E ty s’të nxënë pantollat
Në fustan dimër e verë
Pse mos të shkoj si ti
Në këtë vapë me fanellë
Po ty kështu të trash
Askush s’të adhuron
E lere më Burimin
Në të cilin ti mendon
Pse mos të dashka ty
Të bukurën e dheut
Kështu e hollë
Si pëlqen as Andreut
Dhe kështu tërë rrugës
Gjer sa mbërrin në shkollë
Duke I thënë njëra tjetrës
E trash apo e hollë
Por kur mbërrin në shkollë
Mësimi kishte filluar
Prandaj të dy shoqet
Për llaf qenë penduar
Dikush do të mendonte
Vallë mos janë hidhëruar
Por shoqet e mira
Një gjë të tillë nuk kishin lejuar
Ishin të pa ndashme
Dhe shumë shoqe të mira
Nuk mund ti prishte askush
E lërmë bisedat e tilla


Shporta me pemë
-------------------------
Mollë e kuqe dhe e bardh
U takuan me një dardhë
Bashkë me ftonj e portokaj
Me ca rrush e banane në skaj
Kështu nga vende
E të ndryshme anë
Me një shportë
Tani ishin vënë
Molla ishte drenicake
Dardha e bukur gollakase
Ftonjtë e mëdhenj ishin kosovar
Portokajtë mesdhetar
Afrikane bananet ishin
E rrushin e zi podrimjak e kishim
Tok në shportë mbi tavolinë
Në dhomën time në Prishtinë


Ari I zi
----------
Atje larg në arabi
Ku në Qabe shkohet haxhi
Një sheiku të madh yzengji
Seç shkrepi ta haj një fli
Po ç’të bënte sheiku I zi
Fli nuk kishte në arabi
Atje bëhej vetëm ari i zi
Shpejt sillma këtu një haxhi
Kosovar le të jetë ai
Dhe kjo u bë me shumë shpejtësi
Aty e sollën babën haxhi
Q`far kërkon ti baba haxhi
Të dërgoj në Kosovë
Të ma sillesh një fli
Dhe kështu u hutua
Baba haxhi
Pajë… ç’të them sheik efendi
Një traktor e kam në shtëpi
Dhe një mercedes të tipit më të ri
Më shkurt më shkurt baba haxhi
Çfarëdo që kërkon ta plotësoj unë ty
Desha të them pakëz ar të zi
Ndoshta një dy, tri fuqi
Ha,ha,ha,ha u zgërdhi
Sheiku i zi
Jo një, dy apo tri fuqi
Përplot anijen ta mbush unë ty
Vetëm sillma këtu një fli
Dhe tri orë pasi fluturoj
Aeroplani special
Në Prishtinë ateroj
Haxhi baba në shtëpi shpejto
Dhe plakën e vet e urdhëroj
Shpejt oj grua të ma qitësh një fli
Me mazë delesh ta lysh përmbi
Po ç’të gjeti o i ziu plak
A nuk je në haxhillëk
Shpejt ori të ma qitësh atë fli
E kam dhanë fjalën ta qoj në arabi
E ta ndërroj më një nam ar të zi
Atëherë plak vërtet shpejtoj
Dhe pas pak flija për arabi fluturoj
E tërë kjo kur përfundoj
Haxhi baba plakën e uroj
I lumi un oj grua që të kam ty
Vlen më shumë së ç’do pasuri
Sepse flijën që bën ti
Mund ta ndërrojmë edhe me ar të zi


Lumi
-------
Sa fort të magjeps
Ai lum gurgullues
Që kalon rrëzë fshatit
Me atë shtat lakues
Gurgullima e tij
Muzikë natyrore
Të bën të jesh i lumtur
Të mbush me gëzim prore
Gëzimi jeta dhe hareja
Buçasin nga ai lum
Andaj s’është çudi
Që e duam aq shumë


Ëndrra e Kujtimit
-------------------------
Kujtimit një diti diç ju kujtua
Shumë thellë në kujtime
Kujtimi u kujtua
Kujtoj e kujto e seç përkujtoj
Ëndrrën që kishte par
Filloj ta tregoj
Kujtova tha kujtimi
Se aq shumë udhëtova
Sa të gjitha kontinentet
Nga pak i vizitova
Më kujtohet në Azi
Saharën e kalova
E në majën më të lartë
Vetëm pak pushova
Në Afrikë pastaj Niagarën
E pash një ujëvarë të bukur
Ku për pak sa s’rashë
Gjer në Australi oqeanet
Not i kalova e në alpet e larta
Botën e vështrova
Në Antarktik pastaj vërtet u lodha
Dy banane të bukura aty i kafshova
Pastaj në Amerikë Nilin e kalova
Një lum shumë i madh
Vërtet u frikova
Në Amerikën jugore
Shumë pak qëndrova
Ariun polar aty e takova
I lumtur përsëri
U ktheva në Europë
Ku i pashë kangurët
Që gënjenin, pardon kërcenin hop e hop


Qeni im
-----------
Qenin tim e quaj Bak
Të shëtis me te
S’ngurroj aspak
Kur kam at pran
Ndihem shumë krenar
Shokët më kanë zili
Për qenin lozonjar

Baku im
Është qen bernardin
Leshatok i madh
E mbi të gjitha trim


Astronomi
---------------
Në qytezën tonë
Buzë lumit
Kur të gjithë
Ja thonë gjumit
Alban Urani
Gjithnjë i zgjuar
Hënën dhe yjet
Duke i shikuar
Herë më dylbi
Herë me teleskop
Albanit nata
Nuk I shkon kot
Alban Urani
Është astronom
Netëve të kthjellëta
Kozmosin vështron


Dera e shkollës sime
-----------------------------
Themeli i shkollës sime
Është çelik i fort
Nuk mund ta lëkund askush
As stuhi as hord
Themeli I shkollës sime
Është përplot me gurë
Gurë të murosur
Që nuk tunden kurrë
Gurë themel Migjeni
E poet të tjerë pishtar
Më thërrasin në shkollë
Të mësoj pa u ndal
Dera e shkollës sime
S’mund të mbyllet kurrë
Ajo fton për dituri
Ajo është si gurrë


Shkolla ime
----------------
Shkolla ime
Me emrin e saj
Është më e bukura
Në këtë skaj
E dua Migjenin
Shkollën e dua
Dritë e ardhmërisë
Ajo është për mua


Nëna Terezë
------------------
Është një grua plakë
Por bij e re shqiptare
I thonë Nënë Terezë
Dallëndyshe shtegtare
Dallëndyshet vinë
E sjellin pranverën
E kudo që shkon nëna
Shporr përgjithmonë skëterrën
Nëna jonë krenare
Kudo mbjell shpresë
Ajo është dritë e dytë pas diellit
Nëna kurrë s’do të vdes


Mërgimtari i këndon Kosovës
------------------------------------------
Kilometra me mija larg
Trupi im po më digjet prore
Vallë a ka vuajtje më të madhe
Oj Kosovë oj lule pranverore
Oj Kosovë moj tok stërgjyshore
Mos më pyet ku ke mendjen
Netëve të gjata për çka ëndërroj
Se unë ty të mbaj në zemër
Ty Kosovë me asgjë s’të ndërroi
Nënë Kosovë vetëm për ty jetoj
T’më thërras Llapi e Gollaku
T’më thërras Drenica e Dukagjini
Rrafshi, Gjakova e Prishtina
Do të nisëm si vetëtima
E m`ëm dhanë kushtrim Rugova
Ta dhashë besën fluturova
Besa të qoftë edhe jetën
Për ty e flijova.