Psalmet - Psalmi 47
Appearance
|
- Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.
- Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.
- Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona.
- Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)
- Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.
- Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!
- Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.
- Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.
- Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.