Jump to content

Propaganda dhe roli i enklavizimit serb në Kosovë

Nga Wikibooks
Propaganda dhe roli i enklavizimit serb në Kosovë

'

Rasti i fundit në Graqanicë, ku u plagos një i ri sërb nga persona të pa njohur, ishte shkaku që të rrebelohet popullata sërbe në këtë enklavë dhe të bllokohet rruga Gjilan – Prishtinë për orë dhe ditë të tëra. U sulmuan vandalisht veturat në rrugë dhe u plagosën 6 shqiptarë. Kjo ngjarje më së miri ilustron rrolin e enklavave sërbe të mbjellura në tërë teritorin e Kosovës dhe karakterin destruktiv për ardhmërinë e sajë. Kjo strategji sërbe e enklavizimit të Kosovës, tregon qartë se cili është qëllimi i krijimit të këtyre çerdheve ultranacionaliste sërbe. Ato, që tani fuksionojnë si njësi exteritoriale, të varura direkt nga bazat e tyre në Sërbi.

Këto rebelime ndodhin sa herë Beogradi ka interesë që në Kosovë të shkaktohen trazira. Vrasjet, plagosjet dhe problemet tjera që ndodhin në enklavat sërbe ( të inskenuara apo jo), gjithnjë janë shkas që të prejudikohet fajtori. Pa pritur asnjë prononcim të organeve zyrtare të sigurimit për rastet e ndodhura, si në kohën e Millosheviqit, në këto raste fajtorët kujdestarë janë shqiptarët !

Shumë nga vrasjet e sërbëve në Kosovën e pas luftës janë kryer për arsye të pa njohura, nga vetë vrasësit sërbë !. Edhe krimet ordinere mes tyre, shfrytëzohen për qëllime dhe interesa të politikës sërbe. E vërteta për këto raste, zakonisht vonohet për aq kohë sa mendohet se është konsumuar mjaft nga pala sërbe për arritjen e qëllimeve politike. Në këtë interval kohor zhvillohet propagandë shumë agresive ndaj shqiptarëve dhe bëhen denoncime tek faktori ndërkombëtar, duke u munduar të paraqitet jeta e pamundshme me shqiptarët e Kosovës. Aktivitet i tillë propagandistik zhvillohet edhe në mediat sërbe brenda Sërbisë duke manipuluar me të pa vertetat, duke nxitur opinionin sërb në frymën nacionaliste antishqiptare. Edhe pse, pas një kohe zbulohën kryesit e veprave, demantët dhe prezantimi i së vërtetës gjithnjë mungojnë. Kjo është politika sërbe për shqiptarët në Kosovë, e cila është e bazuar gjithnjë në shpifje dhe gënjeshtra.

Populli sërb, e ka pranuar shumë afër zemrës porosinë e babait të tyre të kombit, Dobrica Qosiq, i cili preferon me mburrje gënjeshtrën si metodë të punës në interes të çështjës kombëtare sërbe. Në periudhën kur Millosheviqi synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lansohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj sërbëve, dhunime të plakave sërbe, dëmtime të varrezave sërbe…, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat në Gjermani.

Rasti më eklatant i një gënjeshtre sërbe me përmasa antologjike, është vetëplagosja e homoseksualit sërb Martinoviq , në vitin 1984, i cili gjatë seansave të vetëknaqësisë , u lëndua rëndë duke shqyer zorrën e trashë me shishe xhami. Edhe pse ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë , pat deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, ai nën presionin e sigurimit shtetëror sërb të asaj kohe, ndrroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike “ patriotike ”, dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër !!! Propaganda sërbe antishqiptare në atë kohë me muaj të tërë nuk kishte të ndalur lidhur me rastin Martinoviq. Ky rast arriti edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar.

Populli shqiptarë në Kosovë, në këto çaste vendimtare për fatin e vetë, është shumë i ndërgjegjëshëm për veprimet e veta. Janë të kota trumpetimet e serbëve për kinse trysnin që bëjnë shqiptarët ndaj tyre. E vërteta është shumë e njohur për ndodhitë në Kosovë jo vetëm nga populli i sajë, por edhe nga shumë agjensi informative dhe kundër informative që veprojnë nga pas lufta në Kosovë.Cdo trillim propagandistik i plasuar për interesa politike paguhet shtrejtë për palën që lanson . Tendencat dhe gënjeshtrat sërbe që plasohen për anatemimin e popullit shqiptarë në Kosovë , do të kthehen si një bumerang për vetë ata. Nëse dikush është i rrezikuar në Kosovë, atëherë ata janë shqiptarët, gjë që u dëshmua këto ditë në Graqanicë, kur u bllokua rruga dhe u sulmuan veturat dhe u plagosën shqiptarët e pa fajshëm. Në emër të “ pakicës së rrezikuar” sërbe manipulohet që moti, sidomos nga periudha e paraluftës, kjo dukuri përsëritet gjithnjë kur vie momenti të vendoset fati i Kosovës. Ajo “ pakicë e rrezikuar “ është e gatshme të terorizoj mbarë Kosovën në çdo kohë.

Edhe rasti i nxënësve shqiptarë të një shkolle të mesme nga Tirana, të cilët ishin vendosur në një nga hotelet në Brezovicë, përjetoj çaste dramatike terrori nga personeli sërb. Shumë nga ata ishin për herë të parë në Kosovë dhe e përjetuan nga afër “ mikëpritjen “ sërbe në atë enklavë.

Beogradi zyrtar, nuk ka interes të pres raportet zyrtare të organeve të zbulimit për “ krimet “ ndaj pakicës sërbe në Kosovë, por me nguti plason gënjeshtrat me ndihmën e përfaqësive diplomatike në tërë botën. Për fat të keq në këtë lojë të ndyer antishqiptare marrin pjesë edhe disa shtete tradicionalisht aleate të Serbisë. E gjithë kjo bëhet me të vetmin qëllim që të anatemohet populli shqiptar në arenën nderkombëtare si fajtori kryesor për destabilizimin e këtij rajoni.

Sipas informacioneve që arrijnë nga kanale të ndryshme informative dhe kundërinformative ( ndërkombëtare dhe të vendit), pas trazirave të 17 marsit të vitit të kaluar në Kosovë, në enklavat sërbe , në emër të ndihmave humanitare ka arritur sasi e madhe e paisjeve të sofistikuara ushtarake, së bashku me ta dhe ekspert luftarak serbë. Pra aty, perveç popullatës civile ka dhe “ popullatë ” tjetër sërbe. E gjithë kjo bëhët në prag të definimit të statusit përfundimtar të Kosovës dhe minimit te përpjekjeve për stabilizimin e këtij rajoni. Kjo sqaron enigmën e thënjës “ opsione sekrete rezervë “ që shpesh e përmendin zyrtarët serbë , në rast të zgjidhjës së disfavorshme të statusit të Kosovës për sërbet !!!

Kush e parapëlqen destabilizimin e situatës në Kosovë në këtë periudhë historike, është shumë e qartë. Disa çarqe supervisore ndërkombëtare pro sërbe, këtë fakt e dijnë shumë mirë dhe për arsye që ata e dijnë heshtin !

Sërbët dhe disa shqipfolës të kolonës së pestë në Kosovë , gjithnjë kan pasur instruksione dhe misione të caktuara nga “ nëna Sërbi ”. Jo rastësisht , Millosheviqi pat zgjedhur Fushë Kosovën dhe popullin sërbë aty që të bëjë promovimin e ideve të tijë, pikërisht aty filloj Jogurt Revolucioni , i cili më vonë përfshiu tërë Jugosllavinë deri në shkatërrim të plotë.

Garnitura e re e udhëheqësve sërbë, vazhdon të njejtën rrugë ( pa krye), me qëllim të ngritjës së “ pazarit “ për grabitjën e tokave në Kosovë. Ata dhe gjithë të tjerët duhet ditur faktin, se toka e Kosovës nuk është në licitim nga AKM-ja, kufinjtë e saj janë të pa prekshëm. Tash së fundi u plasua edhe një “ margaritar “ diplomatik i zgjidhjës së çështjës së Kosovës nga ana e Kryeministrit çek Paroubek. Ai dëshiron që pjesën veriore të Kosovës të ja dhuroj Sërbisë. Ky zyrtar çek, si duket ka harruar faktin se luftën në Kosovë e humbi Sërbia agresore në formë shumë të turpshme në vitin 1999. Sërbia si humbëse nuk ka të drejtë të uzurpoj asnjë pëllëmbë tokë në Kosovë.

Kosova do të fitoj pavarësinë e plotë me teritorin e sajë të pa cunguar.