Jump to content

Presidenti i mëvetësisë së Kosovës

Nga Wikibooks
Presidenti i mëvetësisë së Kosovës

21 janar 2006 /TN
Dr. Besnik BARDHI, Gjakovë

Lajmi për vdekjen e Presidentit Rugova ishte shokant edhe pse të gjithë ishim të vetëdijshëm për natyrën e sëmundjes dhe epilogun e saj.

Figura e Z. Rugova do të jete gjithnjë në kujtesën e popullit shqiptar sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ishe burrë i cili qëndroi stoikisht deri në momentet e fundit parimeve të tij atdhedashëse dhe patriotike.

Edhe pse për nga natyra ishte pacifist i përbetuar, ai që nga fillimi i rezistencës paqësore ndaj pushtetit okupator Serb, arriti të krijoj në opinionin kosovar dhe atë ndërkombëtar një figurë karizmatike dhe të ndershme të një veprimtari të devotshëm nacionalist dhe politikan të mirëfilltë.

Qëndrimi i tij pacifist dhe lufta çlirimtare në anën tjetër, mundësuan që së bashku të krijohet një forcë, që së bashku me ndihmën e pakursyer të aleatëve tanë, në vitin 1999, mundësuan dëbimin nga Kosova të okupatorëve fashist serbë.

Shpresoj dhe jam i bindur se figura e tij do të nderohet dhe respektohet nga gjithë shqiptarët kudo që janë, si një figurë e ndritshme në historinë e re të Kosovës.

Është fatkeqësi e madhe që Presidenti Rugova nuk arriti të përjetoj ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Populli i Kosovës i është mirënjohës deri në amshim Presidentit të tyre të parë.

Presidenti Ibrahim Rugova ishte President i mëvetësisë së Kosovës dhe si i tillë do të jetë në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.