Jump to content

Poezia Paolo Giovio-s për Gjergj Kastriotin

Nga Wikibooks

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Francesco Tajani, në veprën e tij “Le Istorie Albanesi”, botuar në Salerno në 1886, ka përkthyer nga latinishtja në italisht, në faqen n° 124, poezinë e Paolo Giovio-s për Gjergj Kastriotin, të cilën e gjejmë në faqen n° 147 të veprës me titull “Elogia virorum bellica virtute illustrium”, botuar në 1575 nga Pietro Perna.

“Le Istorie Albanesi”, (1886) – Francesco Tajani / Burimi : Internet Archive

Aurenc Bebja, ka përshtatur këtë poezi në shqip dhe e ka sjellë për lexuesin, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”:

“Le Istorie Albanesi”, (1886) – Francesco Tajani / Burimi : Internet Archive

Gjergj, brenda varrit tënd mbyllet

Rrënimi i turqve dhe mbrojtja e Epirit;

Kockat e tua pa kundërshtim,

Në shumë vende u shpërndanë dhe përhapën.

Pjesët e trupit që duhet të qëndronin të mbyllura,

Për të mos u ndjerë më të fyera nga armiku,

Ashtu nga emri yt u lind lavdia e zjarrtë,

Sa në një mijë pjesë u thyen dhe shkëmbyen.

Sepse duke u larguar nga kjo botë,

Trupi yt u copëtua nga armiqtë e tu,

sikur për tu ndjerë të rëndësishëm.

Dhe virtyti për tu dhënë jetë të tjerëve,

vjen nga ti, ashtu i njëjti,

të dha famë dhe nder.

Giovio – Jeta e njerëzve të shquar

“Elogia virorum bellica virtute illustrium”, (1575) – Paolo Giovio / Burimi : Internet Archive

  • Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania