Jump to content

Po “Babalet”?!

Nga Wikibooks

Bija Kosovë,

po na bllokon,

se sherr-Babalen,

nuk e dorëzon!.



Nëse Babalja,

nuk ekstradohet,

i gjithë gjykimi,

do të bllokohet!.



Shpëton Salanji,

edhe më gjërë,

se sherr-Babalja,

i lidh të tërë!.



Jo vllaznit tanë,

nuk e dorëzojnë,

se procedurat,

atje vazhdojnë!.



Ky farë mashtruesi,

ka gjetur mik,

dhe po gjykohet,

si politik!.



Dhe po gjykohet,

si politik,

se jetë e tij,

është né rrezik!.



Paska Babalja,

rrezik me jetë,

po atë mortje,

kurrkush s’e nget!.



Një film të tërë,

nga mëndja shpiku,

dhe si legen,

nga vendi iku!.



Nuk iku vetë,

ky farë halldupi,

se lehtësirat,

ja bëri SHQUPI!.



Se SHQUPI vetë,

është i përlyer,

ndaj duhej ndjekur,

ky burrë i dhier!.



SHQUPI ka shpikur,

disa skandale,

por nuk ka gjyq,

kur s’ka Babale!.



Janë disa ngjarje,

nisin me bujë,

ndodhi kjo gjë,

dhe në Fushë-Krujë!



Aty po doli,

Babalja tjetër,

kur iku jashtë,

dërgoi letër!.



Bëri dhe “film”,

gënjeshtra plot,

por dhe ai iku,

s’e heton dot!.



Dhe ngriti SHQUPI,

sherr e rrëmujë,

po të dy ngjarjet,

futin shumë ujë!.



Që larg kuptohen,

që janë skandale,

SHQUPI s’tërhiqet,

thotë:”Janë reale!.”



Dhe Lulëzimi,

një sharlatan,

këto gënjeshtra,

në treg i mban!.



Dhe me gënjeshtra,

mediat ushqen,

e gjen kudo,

nga një legen!.



Nga një legen,

që çështjet mbron,

ndaj në ekrane,

sherri s’mbaron!.



S’do mbaroi kurrë,

sherri i nisur,

se kryesorët,

janë arratisur!.



Ndaj SHQUPI flet,

e flet serbes,

se drejtësia,

s’ka gjë në thes!.



Gjithë hetimet,

mbetën në mes,

dhe dimë se kush,

ka interes!.


A.DUKA

3 dhjetor 2018