Plani sekret i Mehmet Shehut: Ja si do sulmojmë Tiranën

Nga Wikibooks

ARKIVA/ Pjesë nga ditari i komandantit të operacionit, ku flitet për çlirimin e Tiranës nga trupat naziste. Ja se çfarë shkruan Mehmet Shehu në librin e tij “Lufta për çlirimin e Tiranës”


Çlirimi i Tiranës/ Shtabi, 1200 forca për të marrë kryeqytetin


Koncepti operativ dhe pregatitja për Çlirimin e Tiranës

Tirana paraqitet një objekt shumë i vështirë për forcat tona. Nuk mundet Divizioni I të niset prej Dibre dhe Mirdite, drejt për të sulmuar menjëherë Tiranën. Për të çliruar Tiranën duhet më pare të studjohen një seri problemesh llogjistike, organizative dhe taktike të koklavitura, ne lidhje me gjendjen e armikut. Lufta për çlirimin e Tiranës ka për të qenë një luftë speciale, ne të cilën faktori vendimtar nuk ka për të qënë vetëm heroizmi indivi-dual, sic ka ngjarë shumë herë në luftimet partizane, porse një seri faktorësh të tjerë: mënyra e luftës nëpër rrugët e qytetit, aftësia në manovrimin e shpejtë të forcave, mjeshtërija në të përballuarit e tankeve t’armikut, mënyra e sulmit mbi fortifikatat e armikut, aftësija e koordinimit dhe bashkëveprimit midis zjarrit t’armëve të ndryshme, përdorimi me rendimentin maksimal të të gjitha armëve në përdorim, taktika për të përballuar sulme frontale t’armikut, disponibiliteti i forcavet për të përballuar çdo situatë të vështirë që mund të krijohet, njohja e terrenit dhe e gjëndjes se vërtetë t’armikut, organizimi i rrjetit informativ, organizimi i ndërlidhjes që të funksionojë ndënë çdo rrethanë, stërvitja e trupave për ketë luftë spéciale, përqëndrimi i forcave të mjaftuarshme për të kryer veprimin, – të gjitha këto probleme duhen rregulluar më parë se të fillojë sulmi vendimtar për çlirimin e Kryeqytetit.

1) -Koncepti i përgjithshëm operaiv. – Lufta për çlirimin e Tiranës duhet të kryhet nepërmjet disa fazave të ndryshme:

1. a) – Faza pregatitore: – Gjatë kësaj faze, forcat e Divizionit duhet të rreshtohen në mënyrë të tillë, që të jenë në gjëndje ta godisin armikun nëpër rrugët e komunikacionit, jashtë Tiranës dhe në periferinë e qytetit për ta njohur terrenin dhe gjëndjen e armikut duke i shkaktuar këtij dëme sa më të mëdha, për t’i dhënë kohë komanda që ta plotësojë organizimin, përqëndrimin e forcave të nevojëshme, stërvitjen, në pritje të urdhërit për sulmin vendimtar;

2. b) – Faza e parë e luftës: – Kjo do të fillojë kur gjëndja e armikut të jetë bërë kritike, kur të, jetë plotësuar bllokimi total i qytetit nga bota e jashtme dhe kur forcat tona të kenë plotësuar të gjitha përgatitjet e nevojshme. Gjatë kësaj faze, forcat tona, në lindje dhe në veri-lindje të Tiranës, do të sulmojne në mënyrë të rrufeshme për të çliruar Tiranën e vjetër, deri ku të munden; në të njëjtën kohë, forcat tona që do të ndodhen nga jugu dhe jugë-perëndimi i qytetit, do të bëjnë një presion të math mbi sektorin e Tiranës se Re, ndërsa forcat jashtë qytetit do të përballojnë çdo tentative t’armikut që nga jashtë për t’i ardhur në ndihmë garnizonit të Tiranës;

3. c) – Faza e sulmit vendimtar: – Kur të jenë përqëndruar të gjitha forcat e nevojëshme për të sulmuar dhe asgjësuar garnizonin e Tiranës, duhet të fillojë sulmi vendimtar. Gjatë kësaj faze, forcat sulmuese do të godisin armikun në të gjitha drejtimet: forcat ne pistën e çliruar të qytetit duhet të sulmojnë për të mbrritur gjer në zemrën e qytetit, ndërsa forcat jashtë Tiranës, nga jugu; duhet të sulmojnë sektorin e Tiranës së Re për të mbërritur gjer te Banka dhe Ministritë e të marrin kontakt me forcat e tjera. Forcat që do të jenë si rezervë, duhet të jenë gati për të ndërhyrë ku dhe kur të jetë nevoja;

ç) – Faza e kundër-sulmevet eventuale t’armikut: – Nuk është çudi që armiku të orvatet me të gjilha forcat e tij për të shpëtuar nga rrethimi, dhe, sigurisht, në rast se forcat e rrethuara nuk do të jenë në gjendje që të çajnë. Mund të ndërhyjnë forca armike të jashtëme, që nga Durrësi ose Elbasani. Për të përballuar eventualitete të kësaj faze, komanda duhet të mbajë kurdoherë një forcë rezerve për ta manovruar në momentin oportun;

1. d) – Faza përfundimtare e sulmit: – Do të bëhet me maksimumin e forcavet tona. Kur kërcënimi eventual që nga jashtë të jetë çdukur. Gjatë kësaj faze, forçat tona do të penetrohen thellë në qytet, nga të gjitha drejtimet. duke e copëtuar koordinimin e rezistencës s’armikut dhe duke asgjësuar çdo qendër rezistence një nga një ose se bashku, sipas mundësive.

2. e) – Spastrimi dhe organizimi i mbrojtjes dhe i jetës ne qytet: – Edhe pasi le jetë çliruar qyteti nga forcat e armatosura arrnike, duhet të mbahet i bllokuar deri sa të plotësohet spastrimi nga elementet armiq, qofshin këta gjermanë apo kuislingë. Normalizimi i jetës në qytet duhet të bëhet sa më shpejt duke u siguruar mbrojtja e jashtme e qytetit po të jetë nevoja.

2) – Forcat që do të çlirojnë Tiranën: Vetëm brigada nga të Divizionit I nisen për të marre pjesë në çlirimin e Tiranës, Brigada I dhe Brigada IV, ndërsa Brigada V ndahet nga Divizioni, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, për t’u hedhur në Kosovë e Jugosllavi, bashkë me Brigadën III, me qëllim që të ndihmojë në çlirimin e Kosovës, të kryqëzojë armet me Ushtrinë Nacional-Çlirimtare jugosllave dhe, porsa të paraqitet rasti, të vihet në ndjekje të gjermanëve, që do të tërhiqen përmes tokave jugosllave. Duhet se shpejti të organizohet një brigade e re në rrethet e Tiranës. Kështu, për çlirimin e Tiranës. Divizioni do të sulmojë me dy brigada nga më të provuarat në luftë dhe me një Brigade të re. Dhe ne qoftë se këto força nuk do të mjaftojnë, Shtabi i Përgjithshëm do të dërgojë edhe forca të tjera që nga Jugu.

3) – Lëvizja e forcave drejt Tiranës; – Më 16 shtator, Brigada IV niset nga Peshkopia, në kollona të ndryshme, drejt sektorit të ri. Të gjithë partizanët nisen me gëzim të madh drejt sektorit të Tiranës; ata e dinë fare mire se lufta e Tiranës do të jetë shumë e vështirë, porse është dëshira e tyre e zjarrtë që ta godisin armikun në çerdhen e tij kryesore. Dhe bataljonet e brigadës janë zmadhuar: djem të rinj dibranë, lurmjanë, martaneshas, çermenikas, matjanë – të gjithë partizanë të rinj janë përzjerë me partizanët veteranë.

Përgatitjet

Gadishmëria e Brigadës së Parë

Më 18 shtator, Brigada I niset që nga Burgajeti drejt Tiranës. Më parë se të rrjeshtohet në sektorin e ri, ajo sulmon gjermanët që janë në Krujë. Dhe më 21 shtator, zhurma e luftës, në kalanë e Krujës jep shenjën se ra ora për çlirimin e Tiranës. Në 10 orë luftë nëpër llogoret dhe telat e minuar të Krujës, çfarosen të 150 gjermanët, duke lënë të gjithë materialin dhe 74 robër duart e Batalionit katërt të Brigades I dhe të tjerët të gjithë të vrarë. Armiku dëtgon forca që nga Tirana e Vora, por humbet dhe 30 te vrarë të tjerë. Ne këto luftime të përgjakëshme bie edhe veterani i Lëvizjes, komunisti i vjetër Mustafa Kaçaçi. Pasi kryen këto veprime, Brigada I, më 25 shtator, tërhiqet dhe rrjeshtohet prej Barkaneshi e gjer në Tufinë, mbi Tiranë.

29 tetor – 17 nëntor 1944

Të njëmbëdhjetë ditët e Tiranës

Kur çdo gjë është gati, forcat të rrjeshtuara sipas planit, gjëndja e armikut kritike (pasi forcat a tij në qytet janë krejt të bllokuara dhe të lodhura nga përpjekjet e vazhdueshme për një muaj rrjesht), forcat tona fillojnë sulmin mbi Tiranë. Brigada I ndodhet e gjitha e rrjeshtuar që nga rruga “Elbasanit-Farkë-Teqe e Bektashinjvet – Kodrat për mbi Xhenjo-Babrru-Shkolla e Dakos, me një batalion rezervë në Valias-Laknas, Brigada IV një batalion e ka kurdohere në Qaf-Krrabë, një në afërsitë e Shijakut dhe tre të tjerët në kodrat prej Kazermavet “Shkumbini” e gjer në Kodrat e Saukut. Artilerija në Farkë. Shtabi i Divizionit në Bathore, përkohësisht.

1) – Faza e parë e sulmit (29 tetor — 11 nëntor):

Në ora 06.00 të mbrëmjes (29 tetor) Batalioni i tretë i Brigadës sulmon në drejtim të Varrit të Bamit. Që në pushkët e para gjermanët, të zënë në befasi shpartallohen, lënë të gjithë materialin dhe të vrarët ne vend dhe tërhiqen në panik. Brënda katër orëve përpjekje në Xhenjo, te Varri i Bamit, në rrugën e Vathit, te Medreseja, në Rrugën e Bamit, te Komanda e Xhandërmerisë, te Posta, te Ura e Lanës, te Kodra e Kuqe e shumë vende të ketij sektori, partizanët perparojnë dhe e spastrojnë të gjithë këtë sektor me një shpejtësi të rufeshme. Mëngjezi i dites 30 tetor i gjen partizanët e Brigadës I prej Kodrës se Kuqe gjatë rrugës “Mbretnore”, te Posta (Pazari i ri) dhe gjer te Ura e Sipërme e Lanës. Ne saje të këtij sulmi të rrufeshëm dhe të befasishëm, shpëton pa u çkatërruar depua e ujit, xhenjua, spitalet, e gjithë Tirana e Vjetër gjer në rrugën “Mbretnore”. Shtabi i Brigades I futet ne qytet për të komanduar nga afër sektorin e tij dhe brënda natës stabilizon ndërlidhje telefonike me paravijat. Edhe Shtabi i Divizionit zë vend brënda ne qytet, në rrugën e Vathit, për të kontrolluar gjëndjen më afër dhe për t’i ngjallur besim popullit në forcat tona. Ndërsa partizanët ndjekin këmba këmbës gjermanët, kur nëpër rruget e qytetit kërcet bomba, mitrolozi. Automatiku, pushka, populli i Tiranës – (plakat, vajzat, të rinjtë, pleqtë – të gjithë) dalin nëpër qoshet për të përshëndetur partizanët duke bërtitur e brohoritur në shenjë gëzimi e lirie. Populli s’pyet për rrezikun e plumbavet të armikut; ai do të shohë me sy çlirimtarët e tij, do të marrë pjesë vetë ne çlirimin e tij, do t’u ndihmojë partizanëvet. Të githa portat e familjeve janë të hapta dhe nga të gjitha anët dalin të rinjtë e të rejat e Tiranës, pleqtë e plakat, me nga një sahan në dore dhe me bukë ndënë sqetull për t’ua shpënë partizanëvet që po luftojnë dhe s’kanë kohë të kërkojnë. Asnjeri nuk u ka thënë këtyre tiranasvet që të nxjerin ushqim për partizanët; ata e bëjnë vetë; është lufia e popullit!… Plakat me lotë ndër sy bëjnë “shyqyr” që ia harritën kësaj dite dhe u hidhen partizanëve në qafë për t’i puthur e për t’i bekuar. Rinija vërtitet me entusiazmë nëpër lagjet për t’u ndihmuar partizanëvet, për t’u treguar atyre ku janë forcat e armikut, gjermanët, reaksionarët bile ajo armatoset me një herë dhe fillon dhe rojën pas krahëvet të partizanëvet që janë rreshtuar në vijën e parë. Ndërsa nga ana e Tiranës së Vjetër vepron Brigada I, nga ana e kundërtë. d.m.th. nga ana e Tiranës së Re dhe e Pallatit, vepron Brigada IV. Bash kur fillon sulmin Brigada I, forcat e Brigades IV hidhen në sulm kundër kazermavet “Shkumbini”. Megjithëse drita e hënës i ekspozon partizanët dhe kasermat janë të rrethuara me llogore, tela e mina ata u afrohen në befasi kazermavet, duke, u zvarritur rrëkeve dhe hendeqeve, duke çfrytëzuar tokën me mjeshtërinë e tyre partizane.

Sulmi mbi Luogotenencën

Më 2 nëntor, forca të Batalionit të katërtë të Brigades I, sulmojnë katër herë me radhë Luogotenencën, me bomba dore dhe automatikë, armiku reziston qenërisht. Në këtë sektor zhvillohen luftime të ashpëra vazhdimisht gjatë kësaj dite. Dallohen për shpirtin sulmues: tog-komandanti Gani Kruja. partizanët Alem Fetau, Çaush Maliqi, Adem Befati, Asim Velçani, skuadërkomandantët: Xhevit Lako, Metush Maliqi, Axhem Teme. Po gjatë ditës 2 nëntor, në sektorin e Batalionit të katërtë e të tretë, që nga Pazari i Vjetër e gjer te Kisha Ortodokse, armiku bën orvatje të dëshpëruara për të thyer vijat tona. Këto kundërsulme të gjermanëve priten nga gardhi i zjarrtë i armëve tona që mbjell vdekje mbi fritz-ët e Hitlerit. Si mund ta lënë partizanët vëndin e të tërhiqen tashti që gati gjysma e punëve është bëre? Aty nëpër rrugët e Tiranës luftojnë fatosat e malevet, lufton labi dhe korçari, mallakastrioti dhe skraparlliu, përmetari dhe mokrari, gollobordasi dhe matjani, dibrani dhe lumjani, krutani dha mirditasi. Rrugët e përgjakura të Tiranës bëhen arena e vëllazërimit kombëtar të luftëtarëve të të gjitha krahinave të Shqipërisë. Ndërsa gjatë ditës partizanët e këtij sektori rezitojnë heroikisht, porsa erret hidhen në sulme të njëpasnjëshme dhe përmirësojnë pozitat, duke e detyruar armikun të zmbrapset akoma dhe të lërë të vrarë pas. Forçat gjermane, të vendosura në afërsi të Kishës Ortodokse sulmohen nga forcat tona dhe i lënë pozicionet në duart e partizanëvet. Aty afër Xhamisë se Vjetër, armiku sulmon natën me një tank dhe me një togë ushtarësh. Një breshër plumbash i një skuadre të Batalionit të katërt mjafton që të shtrijë për tokë të shumtit e gjermanëvet dhe të detyrojë të tjerët bashkë me gjithë tank qe të tërhiqen. Të nesërmen tetë kuforaa gjermanësh gjënden mbi sheshin e Xhamisë së Vjetër. Është një skuadër armike që deshi të futej natën në Pazarin e Vjetër, porse u prit nga një skuadër e jonë që qe futur më parë nëpër rrugët e Pazarit ku donin të futeshin gjermanët. Në këtë luftim kanë mbetur katër partizanë të plagosur. Gjatë ditës 2 nëntor aktiviteti ynë luftarak shtrohet edhe nëper sektorët e tjerë. Batalioni i pestë sulmon Burgun e Ri, ku është një kompani gjermane. Pas luftimesh që zgjatën gati gjithë natën, armiku reziston, porse edhe forcat tona nuk e lënë që të nxjerrë kokën. Duhet kujtuar se Brigada I detyrën që i qe ngarkuar gjatë kësaj faze, e ka kryer që ditën e parë. Tashti këto luftime bëhen me qëllim që të përmirësohen pozitat, për ta dëmtuar dhe lodhur armikun dhe në pritje të sulmit përfundimtar që do të bëhet porsa të mbrrijnë Brigada X dhe VIII nga Jugu.

“Lufta mbaroi, tani fillon shtetrrethimi”

Më 2 nëntor, forca të Batalionit të katërt të Brigadës I, sulmojnë katër herë me radhë Luogotenencën, me bomba dore dhe automatikë, armiku reziston qenërisht. Në këtë sektor zhvillohen luftime të ashpra vazhdimisht gjatë kësaj dite. Dallohen për shpirtin sulmues: tog-komandanti Gani Kruja. partizanët Alem Fetau, Çaush Maliqi, Adem Befati, Asim Velçani, skuadërkomandantët: Xhevit Lako, Metush Maliqi, Axhem Teme. Po gjatë ditës 2 nëntor, në sektorin e Batalionit të katërtë e të tretë, që nga Pazari i Vjetër e gjer te Kisha Ortodokse, armiku bën orvatje të dëshpëruara për të thyer vijat tona. Këto kundërsulme të gjermanëve priten nga gardhi i zjarrtë i armëve tona që mbjell vdekje mbi fritz-ët e Hitlerit. Si mund ta lënë partizanët vëndin e të tërhiqen tashti që gati gjysma e punëve është bëre? Aty nëpër rrugët e Tiranës luftojnë fatosat e malevet, lufton labi dhe korçari, mallakastrioti dhe skraparlliu, përmetari dhe mokrari, gollobordasi dhe matjani, dibrani dhe lumjani, krutani dha mirditasi. Rrugët e përgjakura të Tiranës bëhen arena e vëllazërimit kombëtar të luftëtarëve të të gjitha krahinave të Shqipërisë. Ndërsa gjatë ditës partizanët e këtij sektori rezistojnë heroikisht, porsa erret hidhen në sulme të njëpasnjëshme dhe përmirësojnë pozitat, duke e detyruar armikun të zmbrapset akoma dhe të lërë të vrarë pas. Forçat gjermane, të vendosura në afërsi të Kishës Ortodokse sulmohen nga forcat tona dhe i lënë pozicionet në duart e partizanëvet. Aty afër Xhamisë se Vjetër, armiku sulmon natën me një tank dhe me një togë ushtarësh. Një breshër plumbash i një skuadre të Batalionit të katërt mjafton që të shtrijë për tokë të shumtit e gjermanëvet dhe të detyrojë të tjerët bashkë me gjithë tank qe të tërhiqen. Të nesërmen tetë kufoma gjermanësh gjenden mbi sheshin e Xhamisë së Vjetër. Është një skuadër armike që deshi të futej natën në Pazarin e Vjetër, porse u prit nga një skuadër e jonë që qe futur më parë nëpër rrugët e Pazarit ku donin të futeshin gjermanët. Në këtë luftim kanë mbetur katër partizanë të plagosur. Gjatë ditës 2 nëntor aktiviteti ynë luftarak shtrohet edhe nëper sektorët e tjerë. Batalioni i pestë sulmon Burgun e Ri, ku është një kompani gjermane. Pas luftimesh që zgjatën gati gjithë natën, armiku reziston, porse edhe forcat tona nuk e lënë që të nxjerrë kokën. Duhet kujtuar se Brigada I detyrën që i qe ngarkuar gjatë kësaj faze, e ka kryer që ditën e parë. Tashti këto luftime bëhen me qëllim që të përmirësohen pozitat, për ta dëmtuar dhe lodhur armikun dhe në pritje të sulmit përfundimtar që do të bëhet porsa të mbërrijnë Brigada X dhe VIII nga Jugu. Më 3 nëntor, një togë e Batalionit të dytë sulmon pozitat e armikut dhe hyn thellë ne dispozitivin e armikut. Rrethohet nga gjermanët, Partizanët e çajnë rrethimin me një përleshje grykë-për-grykë me armikun dhe dalin nga rreziku. Ne këtë përleshje mbetet i vrare skuadërkomandanti Bajram Shahini dhe plagoset partizani Rushan Aliu. Përleshja është me të vërtetë e rrezikëshme për partizanët, të cilët zmbrapsin gjermanët dhe tanket sulm-ëse me gjoksin e tyre. Partizani Asim Velçani i turret një gjermani që është vëndosur me një mitraloz ne një ballkon, e kap për gryke, përpiqet trup-me trup me të dhe, më ne fund, e rrëzon që nga ballkoni e përposh të vdekur, duke i marrë edhe mitralozin në gjëndje të mire. Çquhen për trimëri nën-komandanti i kompanisë Hamit Kotoni, tog-komandanti Murat Aliu, si edhe Avni Kondi, Sulejman Kapo dhe Rako Gjermani. Batalioni i dytë vazhdon luftimet që nga Kodrat e Fuat Beut gjer ne Urën e Farkës. Po më 3 nëntor, forca të Batalionit të tretë sulmojnë Kuesturën dhe e marrin. Ashpërsia e betejës ka lënë shenjat e saja në faqet e shtëpive. Shumë maqina janë bërë vrima dhe tona në anë të xhadesë është ngjeshur me inat. Kur kalon andej nuk të besohet të kenë qenë vetëm 2000-3000 ushtarë armiq. Në bazë të materialit luftarak dhe të mjeteve transportonjëse, llogaritet të paktën të ketë qenë një divizion gjermanësh. Plaçka është aq e shumtë, sa të le përshtypjen jo të një ushtrije po të ndonjë ordhije të egër, në kohën e barbarëve. Është një skenë e pleksur dhe e ngatërruar që të pasqyron karakterin e bandave naziste, pirate me mjete më moderne. Shpartallimi i këtyre forcave shpëtoi Tiranën nga reziku i shkatërrimit dhe i masakravet në masë. Kur krahason mjetet e shumta e të rënda t’armikut, ushtrinë e tij të madhe që marshonte dhe natën e vendit, pozitat e forta të tij, armatimet e pozicionet tona, çuditesh si qe e mundur të asgjësoheshin më tepër se 2000-3000 gjermanë vetëm nga 1200 partizanë. N’anën tjetër, manovrimi i forcave tona e kurthi q’u pregatit, qe me të vërtete i shkëlqyer. Pa tjetër, aftësisë se komandës i shtohet heroizmi i pashoq i partizaneve që kanë ditur gjithmonë të vënë gjoksin e tyre kundra topave dhe tankeve t’armikut, për të mbrojtur popullin. Ushtria jonë heroike, duke pare se ç’katastrofë do t’ishte për popullin kalimi i këtyre bishave që s’lenë pas vehtes veç gjak e gërmadha, u hodh me vetmohim si kurdoherë dhe i shtriu përdhe bishat e tërbuara, para se te kryenin qëllimin e tyre të zakonshëm.


15-17 nëntor

Faza përfundimtare e çlirimit të qytetit

Pasi u shkatërrua kollona armike në Krabë, forcat tona në qytet janë të mjafta për të asgjesuar armikun. Ndërsa forca të Brigades I vazhdojnë me tërbim luftimet për çlirimin e Tiranës, forcat e Brigades IV gjatë tri ditëve të fundit zhvilluan luftime në Tiranën e Re dhe ne Pallatet e Nëpunësve, ku armiku ka rrahur vazhdimisht pozitat tona me artileri, mortaja e autoblinda. Më 15 nëntor forca të Brigadës IV djegin disa maqina ushtarake, njëkohësisht forca të Brigades VIII, që ndodhen në disa godina në Bulevard “Mussolini”, ndërlidhen me forca të Brigadës I që operojnë n’anën tjetër të bulevardit. Forca të Brigades I sulmojnë Pallatin e Ri. Luftimet kanë qenë aq t’ashpra sa që armiku la më tepër se 25 të vrarë ndërsa nga ana jonë plagoste tog-komandanti Hasan Kasemi dhe disa partizanë Në këtë përpjekje të ashpër bie heroikisht skuadër-komandanti trim Haxhi Hate. Më 16 nëntor forçat tona hidhen në një sulm të përgjithëshëm; forcat e Brigades I, herët në mëngjes të kësaj dite, mbërrinë te Shtëpija e Oficerëve, te Sahati dhe në Pallatin e vjetër te Zogut. Armiku reziston egërsisht për tërë ditën dhe, natën duke gdhirë 17 nëntor, përfiton nga errësira e natës, nga depërtimi i thellë i forcave tona dhe nga pamundësia e mbërritjes me kohë të forcave tona që jashtë Tiranës, dhe çan një rrugë tërheqjeje përmes Tiranës se Re, pas shpinës se forcavet të Brigades IV dhe VIII. Këto mbeturina goditen nga forcat tona anash dhe pas shpine dhe mbjellin kufoma deri sa dalin në Vorrë. Në mëngjezin e 17 nëntorit, pas 19 ditësh lufte epike, gjatë se cilës armiku pësoi humbje të rënda, Tirana, Kryeqyteti i Shqipërisë, çlirohet. Gjatë kësaj dite reziston vetëm një grup gjermanësh në Burgun e Ri, porse dhe ky grup gjer n’orën 5 pasdreke asgjësohet plotësisht. Kështu “U çlirua Tirana me çdo kusht”.


Tirana kthehet në paqë

Gjatë ditës 18 nëntor, sado që qyteti është i çliruar, forcat partizane spastrojnë qytetin nga reaksionarët dhe nga ndonjë gjerman i fshehur. Më 19 fillon jeta normale në qytet dhe Tirana kthehet në paqë. Komanda e Garnizonit, që komandon ushtarakisht qytetin, stabilizon rregullin dhe normalizimin e jetës ne të. Jeta normalizohet brenda një kohe fare të shkurtër. Kjo mund të kuptohet nga shpalljet e Komandës se Garnizonit:

18. a) – (Shpallja e 18 nëntorit): “Gjëndja e luftës për qytetin e Tiranës mbaroi. Popullsia do të fillojë jetën normale dhe do të respektojë rendin. Nacional-Çlirimtar. Duke filluar prej dates 19 nëntor do të lejohet qarkullimi i popullsisë prej orës 7 gjer n’orën 18. Tregu do të çelet prej orës 8 gjer n’orën 17,30. Këtë orar do ta respektojnë edhe kafenetë e lokalet e dëfrimit (kinematë, teatrot etj). Gjer ne një shpallje të dytë ndalohet rreptësisht qarkullimi i automjeteve private. Çdo qytetar e ka për detyrë të respektojë dhe të zbatojë rregullat e kësaj shpalljeje, duke ndihmuar në këtë mënyrë stabilizimin e gjendjes së qytetit”.

19. b) – (Shpallja e dates 23 nëntor): -Duke filluar që nga data e sotme, gjer ne një shpallje të dytë, qarkullimi i popullsisë do të bëhet që prej orës 5-gjer n’orën 19. Hyrja dhe dalja ne Tiranë për punë tregëtije nga ana e katundarëvet është e lirë, në mënyrë që tregu të normalizohet. Qytetarët mund të dalin jashtë qytetit vetëm duke patur një leje me shkrim të lëshuar nga organet e pushtetit Nacional-Çlirimtar, nga Këshilli i Qytetit, Këshilli i Lagjes, Komanda e Lagjes, Komanda e Qarkut. Është i lire qarkullimi nga ana e popullsisë me biçikleta dhe karroca”.

20. c) – (Shpallja e dates 25 nëntor): “Duke filluar – që nga data e kësaj shpalljeje, popullsija e qytetit është e lire të qarkullojë edhe natën pa orar të caktuar”.


Bilanci i luftës

Ja dëmet e 19 ditëve përpjekje

Lufta për çlirimin e Tiranës i kushtoi armikut më tepër se 2000 të vrarë, ndër të cilët 3 kolonelë të identifikuar, veç të plagosurve; më tepër se 300 robër, 25 topa në gjendje të mirë, përmbi 100 mitralozë, 200 automjete, 250 karro me material të ndryshëm, 120 kafshë të gjalla, 300 kafshë të vrara, municion, ushqime, veshmbathje të panumërta si edhe 4 tanke. Veç këtyre shpëtuan pa u prekur centralet e elektrikut, stabilimentet e radios, ura e Farkës dhe e Erzenit si edhe të gjitha ndërtesat e mëdha të Tiranës që ishin që të gjitha të minuara. Në veprimet e spastrimit u arrestuan përmbi 400 kuislingë dhe të dyshimtë për bashkëpunim me okupatorin. Në luftën për çlirimin e qytetit dhe të popullit të Tiranës, ranë dëshmorë 127 partizanë dhe u plagosën 290 të tjerë. Ndër të vrarët ishin dy nënkomandantë batalionesh, dy komisarë kompanie, dy zv. komisarë kompanie, dy komandantë kompanie, dy, zv.komandantë kompanie dhe tre skuadër-komandantë. Kaq e përgjakshme ka qenë lufta sa, simbas një deklarate të një oficeri rob, një batalion gjerman që ishte nisur nga Korfuzi për në Tiranë gjer në Ibë u gjysmua dhe pjes atjetër u asgjesua gjer te shtëpia e oficerëve brenda qytetit.


Urdhër dite popullit të Tiranës

Në emër të Qeverisë Demokratike, të Shtabit të Përgjithishëm dhe të Ushtrisë Nacional Çlirimtare përshëndes popullin trim të Tiranës që diti, qysh ne ditët e para, të rrjeshtohet me bijt e tij për krah luftës kundër okupatorit dhe tradhëtarëvet, të marre pjesë heroikisht në luftën tonë çlirimtare dhe t’u bëjë ballë plot vetmohim veprimeve dhe terrorit të armikut e tradhëtarëvet dhe që i kapërxeu, pa u përkulur, ditët e përgjakëshme si ajo e 4 shkurtit. Tirana u çlirua prej Brigadavet heroike të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të ndihmuara prej popullit të Tiranës. Në luftën e përgjakëshme rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi kundër një armiku të vendosur e të egër, të armatosur me mjetet më moderne, vullneti i hekurt i Ushtërisë sonë dhe i Popullit të Tiranës triumfoi. Gjaku i bijve të popullit tonë që ranë ne këtë betejë për çlirimin e Kryeqytetit tonë, shkroi një nga faqet më të shkëlqyera të luftës sonë ngadhnjimtare. Lufta jonë, që shpërtheu e papërkulur, u kurorëzua me çlirimin e Tiranës; shpejt do të kurorezohet edhe me çlirimin e të gjithë Shqipërisë. Populli heroik i Tiranës që diti të luftojë kaq trimërisht gjatë 5 vjet e gjysmë robërije të rëndë, do të jetë tash në pararojën për ndërtirnin e Shqipërisë tonë të dashur, ai do të jetë krahu i fuqishëm i pushtetit Demokratik të vendit tonë.

Rroftë Shqipëria e lirë demokratike! Rroftë populli heroik shqiptar! Rroftë populli heroik ï kryeqytetit të Shqipërlsë së re demokratike!

Kryeministri

Komandant i përgjithshëm i U.N.Çl. Gjeneral – Kolonel Enver Hoxha