Pepili/Kultivimi i bimeve
Dr.Agr.Niko QAFZEZI
Eshte autori i vepres shkencore"Kultivimi i bimeve"(Fitoteknia)nje botim i Ministrise se Bujqesise i vitit 1957,prej 887 faqesh. Ne kete veper te gjere dominon kerkimi shkencor dhe historia ,profesionalizmi dhe pasioni per punen shkencore.Tipare dallues te ketij autori pluridimensional ne fushen e bujqesise... Ne kapitujt e ketij libri voluminos do te gjejme tituj te tille si "Gjeorgjianet dhe roli i shkences ne bujqesi"Autori nuk eshte siperfaqesor ne kerkimet e tij ,por e fut thelle "sonden"ne kohe.Aty ndeshim ne emrat e dijetareve te lashtesise greke si Eziodi,Magoni nga Kartagjena,Kutaj -Kutandi nga Kaldea,Demokriti,dhe sidomos Theofrasti nga Lesbo(371-286)para Krishtit i cili eshte dhe autori i dy veprave"Historia e Bimeve"dhe "Origjina e Bimeve"Nga shkencetaret latine kater jane me te medhenjte thote Niko Qafzezi duke permendur Varonin,Columelen dhe Plinin e dyte... Me pas autori i"Kultivimit te bimeve"do te kaloje "kaledoskopin "drejt vendit te tij Shqiperise.Castelani Vittorio"...qe ne kohet e pare ne brigjet e Adriatikut,Iliret duhet te njihnin mire drithrat.Popujt italike megjithese se pjeserisht kishin nje fare qyteterimi,gatimin e bukes e kishin mesuar nga fisi ilir i Mesapeve"(Vittorio C."Origine della razza italiana"_Ispri faqe 142Bot 1924)Interesant eshte se te njejtin mendim kishte dhe albanologu Patch Karl i cili ne vepren e tij"Iliret"shkruan;"Pervec dritherave shume fise ilire njihnin edhe kulturen e ullirit dhe te hardhise"(botim 1924) Dhe "vulen"ketyre thenieve do ja vinte vete Homeri i madh kur do te thonte se nje nga krahinat me te perparuara ne kohet e lashta ka qene Mollosia,per token pjellore te saj... Zanafilla e kesaj vepre shkencore dhe po kaq historike do te na shpjere ne menyre shume organike drejt "reformes agrare"duke kaluar me pas ne perkujdesjen e Partise se Punes ne kete fushe..Kjo persa i perket historise se me pas autori Niko Qafzezi do te hyje ne thelbin e ketij libri qe eshte vete shkenca e fitoteknise...si "Kushtet e rritjes dhe zhvillimit te bimeve""rendimenti""rusticiteti" "dinamika""faktoret e ndryshem te ambjentit""klimateriket""ekuivalentet metereologjike""Llojet e tokes""masat agroteknike"etj,etj. Per tu ndalur me gjeresisht tek "dritherat"qe do te perbeje nje kapitull te rendesishem te ketij libri,duke vijuar me tej me kapitujt si"Te lashtat""gruri""Klasifikimet e grurit"dhe ne shume kultura te tjera si thekra,tershera,tepa.Per te kaluar ne kapitujt "Te vonat"me "misrin","melakuqin",cumizen,dhe per te kaluar ne bishtajoret dhe kulturat industriale,ato vajore,sheqerore,aromatike dhe narkotike.Libri mbyllet me kulturat tuberoze ku perfshihet dhe patatja e embel. Ne u perpoqem te benim nje permbledhje te shkurter te kapitujve te ketij libri i cili me disa nderhyje te vogla i qendron ende kohes duke u bere nje baze solide per shume studiues te sotem qe jane perpjekur te zhvillojme me tej shkencen e fitoteknise ne kushtet e nje zhvillimi bashkekohor,qe sjell nje informacion te gjere te nje shoqerie tashme te hapur edhe ne fushe te shkences. Docent Niko Qafzezi eshte gjithashtu autori dhe i shume botimeve te tjera ne lemin e bujqesise,duke permendur dy librat "Fitoteknia""Fjalorin e Bujqesise "4 gjuhesh dhe "Kultivimi i pambukut"etj..Autor i "Enciklopedise se Bujqesise"nje vellim me shume vlera te cilen nuk mundi ta botonte por e la ne doreshkrim,mbasi nderroi jete ne 30 Nentor te vitit 1998.Ishin nje brez i tere kolegesh te perkushtuar dhe te pasionuar mbas shkences bujqesore si Mentor Permeti,Teki Kaltani,Andon Ikonomi,Dhori Laci,Skender Xhiku,Andrea Shundi etj qe i dhane shpirtin dhe jeten e tyre kesaj shkence ne dobi te popullit.
Fjalori i Bujqesise -nga Niko QAFZEZI
Fjalori katergjuhesh i terminologjise tekniko-shkencore per bujqesine,frut i nje pune te madhe kembengules shumevjecare,ploteson nje boshllek te ndjeshem ne lemin e shkencave bujqesore dhe eshte nje kontribut i cmueshem ne pasurimin e gjuhes tekniko-shkencore. Fjalori permban rreth 20.000 terma shqip me korrespondueset e tyre ne latinisht,italisht dhe rusisht.Si i tille ai do te jete nje ndihmes praktik per ata qe studiojne literature te huaj,per punonjes te bujqesise qe duan te thellohen ne kerkime shkencore per ta cuar bujqesine tone edhe me perpara.Po keshtu ai do te jete nje ndihmes i mire per studentet e Institutit te Larte Bujqesor,per perkthyesit etj. Fjalori do te kryeje funksione te rendesishme, do te njesoje ne shqip edhe me mire termat e shkencave te bujqesise dhe do te ndihmoje te hiqen nga perdorimi termat e huaja qe futen si parazite ne kete fushe.Gjithashtu keto terma saktesohen e percaktohen me mire duke patur korespondueset e tyre ne tre gjuhe. Gjate hartimit te fjalorit autori ka patur parasysh ne radhe te pare perdorimin sa me te gjere te termave dhe shprehjeve te gjuhes sone,duke shfrytezuar jo vetem litereaturen e re te botuar por edhe botime shume te hershme;autori eshte perpjekur te gjeje emertimin shqip ashtu sic e perdor populli.Ky fjalor eshte gjithashtu mjaft i pasur dhe me sinonime.Gjate punes se tij autori ka patur parasysh pasurimin e gjuhes sone me termat dhe shprehjet e reja tekniko-shkencore,ne perputhje me zhvillimin e forcave prodhuese dhe te marredhenieve ne prodhim ne stadin aktual dhe perspektiv ne vendin tone,ne perputhje me zhvillimin e shkences sone kombetare dhe asaj boterore,por natyrisht ne kete proces i eshte shmangur krijimit te neologjizmave te panevojshme. Duke qene i paisur me treguesit ne gjuhet latinisht,italisht dhe rusisht,fjalori behet nje ndihmes i cmuar ne shfrytzimin e literatures bujqesore te huaj,pa pasur nevoje te perdoren fjaloret dygjuhesh perkates. Mjaft mire eshte percaktuar sistematika e botes bimore ne latinisht.Emertimet e shumta me mjaft sinonime e homonime nuk shkaktojne ngaterresa,sepse jane pajisur me siglen e autorit te emertimit te tyre. Gjithashu termat e disiplinave te tjera qe lidhen me bujqesine jane vene ne fjalor ne nje numer te percaktuar mire,per te mosprishur strukturen e fjalorit.Keshtu kemi te bejme me nje harmonizim te termave te degeve te bujqesise dhe shkencave te tjera qe lidhen e ndihmojne ate. Pervoja e hartimit te ketij fjalori shume te rendesishem si per nga disiplinat qe perfshin ashtu dhe nga numri i gjuheve ku eshte shtrire do te vleje ne te ardhmen per te hartuar fjalore te tjere speciale te shkencave te ndryshme.
Agr. Niko L. Qafzezi
Agr. Niko Qafzezi është lindur më 26 Tetor 1914 ne rrethin e Korçës. Shkollën fillore (1921 – 1926) dhe atë të mesme (1927 – 1937) e kreu në vendlindje. Studimet e larta (1937 – 1941) i ndoqi në Peruxhia, Itali.
I kthyer në Shqipëri, emërohet si agronom në Institutin Zooteknik,(Xhavzotaj,rrethi Tirane)vend në të cilin qendron rreth 1 vit për të kaluar më pas si Kryeinspektor në Kosovë deri në Maj 1944. Në vitin 1945 e gjejmë si agronom dhe Shef i Bujqësisë në rrethin e Korçës. Në vitin 1946 emërohet Shef Seksioni në Ministrinë e Bujqësisë dhe Kryetar i Degës së Prodhimit. Më vonë emërohet pedagog dhe Kryetar i Katedrës së Fitoteknisë në ILB (Kamëz) deri në 1964.
Në vitet 1966 deri në 1974, vit në të cilin del në pension, punon si bashkëpunëtor shkencor në Stacionin e (?), për prodhimin e farërave elitë të grurit. Njohës i gjuhëve të huaja frengjisht, italisht, anglisht, serbisht dhe rusisht.
Agr. Niko Qafzezi merr titullin Doktor Agronom me rastin e mbrojtjes së tezës në mbarim të Fakultetit dhe i është akorduar titulli Docent. Përveç këtyre gradave shkencore, ai ka edhe dekorata, urdhra pune ndër të cilët, urdhrin Naim Frashëri të Klasit të 1rë.
Kontributi themelor i Agr. Niko Qafzezi është si autor dhe bashkëautor në disa tekste universitare apo për teknikume si “Kultivimi i Bimëve” (1955), “Fitoteknika” (grup autorësh); “Bimët e Arave” (1968, 1971, 1972 për teknikumet); broshura “Kultura e Pambukut”. Shquhet mbi të gjitha Fjalori i Bujqësisë (terminologjik, 4 gjuhësh), rezultat i një mundi tejet të madh të tij. Ai vlerësohet gjithashtu për vlerësimin e elitave të grurit dhe punime të tjera për vlerësimin e kultivarëve dhe sjelljen e tyre në mjedisin shqiptar. Agr. Niko Qafzezi ka kontribuar në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave të R.P.S.SH dhe ka kontribuar si bashkëpunëtor dhe sekretar në redaksinë për fushën e bujqësise.
Duke qartë se Agr. Niko Qafzezi ka një aktivitet tepër të frytshëm sidomos në fushën e botimeve. Si pedagog kujtohet me nderim nga studentët dhe kolegët e tij. Ai është një personalitet i padiskutueshëm në fushën e bujqësisë, veprat e të cilit janë objekt studimi dhe referimi për botime dhe studime në këtë fushë. Burimi: Andon Ikonomi, Hysen Çobani dhe Endrit Kullaj (2002) AGRONOMET E PARE SHQIPTARE. ©Të gjitha të drejtat e rezervuara.