Pepili/Elementa l99

Nga Wikibooks

Stampa:Transporto Shkëputur nga libri "Elemental99" botuar para pak kohësh nga "Qendra e Meditimit Pozitiv" - Prishtinë

PORTOKALLI I SHTRYDHUR ËSHTË I HIDHUR Ecëm së bashku bukur gjatë duke menduar gjerë e gjatë për jehonën e tingujve fëmijërorë që u ngjanin sytheve të hareshëm, që përcjellnin ritmin dhe rimën e natyrës. Unë, vetëm klithje që nuk ndjehet nga veshi i hutuar, u gjeta rastësisht në rrethin e burrave dhe grave që më njihnin si hallkë të tyre, por thellë i vetëdijshëm se jam fëmijë i lumtur. Jam i lumtur dhe i lumtur që nuk di se dikush është atje duke u brengosur për të e ai vazhdon lojën e vet derisa errësohet. Që nuk vuan si vuajnë të rriturit nga vetja e stërvitur për të qenë i huaj nga erërat, tingujt, freskitë e agut dhe gjithë spiralën e mrekullive jetësore. Unë saktësisht e dija që nuk isha hallkë e tyre, por isha fëmijë i lumtur dhe jam fëmijë i lumtur. Ata grindeshin e unë vazhdova lojën time derisa u errësua/zbardhua. Unë lexoja “Endacakun” e Khalil Gibran-it.

MEZANIN Dhe erdhi lulja pragun të ma puthë. Më pa se jam në mes i vendosur si lisi plak i mbjellur nga kohërat. Lisi më i vjetër thonë se është nga koha e profetëve. Sot nuk ka profetë, por ka male të larta. Nuk ka profetë, por ka lisa të lashtë dhe fidane të reja të të njëjtit lloj dhe të llojeve të llojllojshme. Në përqafim të çdogjësë në mes, rreth boshtit të vet, sillem si unë dhe çdokush tjetër që di për vete. Dhe qëndroj nën hije të lisit tim mes tokës dhe qiellit dhe mes rrënjëve dhe kurorës. Por, ende nuk kuptoj, pse raca e profetëve nuk ekziston më.

MIU DHE AJO Shikonte veten në flluska të pështymës njerëzore teksa era frynte dhe lëkundte puplën nga koka e saj që e mbante si stoli. Ishin të dashuruar në bukurinë e saj sikurse fytyra që nuk ndahet nga pasqyra. Pupla ishte ekzistencë në vete dhe në sytë e të tjerëve. Pupla ra në kurthin e miut ndërsa ajo mallkonte çdo krijesë të minjtë. E hutuar mendonte se mëshira e puplës ra në të e tani kur puplën miu e shkatërroi, ajo shkoi e heshtur në kohërat që vijnë. Ç'faj kam unë që jam mi? Unë tërheq vërejtjen vetëm me minjllëkun tim. Kjo është jeta ime. Unë jam gjë e harruar - tha ajo dhe shkoi. HËNA E PLOTËKjo ishte toka më e bukur që kishte parë syri i njeriut ndonjëherë më parë. Hëna ishte e plotë, e qetë, e vetmuar, derisa poshtë kuvendohej. Ajo, e mësuar të lehin në të, s'bëzante. E menduar, e hutuar se këtu poshtë i lehet yjeve e jo hënës. Këtu kuvendohet për lumin e kuq. Kjo, pra, është tokë, të cilës bota ia ktheu shpinën përherë dhe bukuria jeton sipas qëllimit të vet.

KULLA E ZBRAZUR E unë mendoja se je frikacak kur nuk deshe të hysh në dhomën time. Këtu sikur sheh, vetëm sa nuk këndojnë zanat se po i ngjan pyllit të dendur. E unë, edhe kur granatoheshim, lexoja, dhe nëna më thoshte “mjaft o i krisur”. E unë të ftova në kullën e zbrazur që ishte fillikat, por ti dot s'e preke pastërtinë e saj, ti dot s'e nuhate aromën e këndshme dhe ti dot nuk bëre asgjë. Kulla ime ishte libri im si kullë e zbrazur.

PËLLUMBI DHE GJARPËRI Pëllumbi fluturoi lart, pakëz nën bukurinë e reve të bardha që shtriheshin mrekullueshëm. Herë-herë zbriste në degën e shelgut që i lante degët si flokët e artë. I strukur ashtu, dukej se këndonte këngën e butësisë. Gjarpëri shushuriste teksa rrëshqiste në degë të pjekura në vapë dielli dhe sillej me sy zikzake që lëviznin. “Pa më thuaj një fjalë të bukur o pëllumb qafëlarosh”- i tha gjarpëri tek i sillej me dinakëri, por jo për ta sulmuar. Pëllumbi hutuar me mirësi, i dehur me butësi, luante vallen e jetës së tij të rrjedhshme. Shikoi qetë anash, me elegancë hapi krahët dhe shkoi, e pas vetes la porosinë në zbrazëtirën e vendit ku rrinte pakëz më parë. Ai tha "VAZHDO"! e gjarpëri kuptoi. - Po unë jam gjarpër e ai pëllumb e shelgu është shelg që na mban në qafë. Sheh si i fshihem me zog në gojë. Sheh pëllumbin si i këndon të dashurës dhe shtrin degëzat e holla të lagen në lumin pranë.

TRE TREGIME PËR KAKTUSIN Ishin të mallkuar dhe i hudhën në labirinthin shkretinor. Të vuajnë në vapën e ashpër, pa gjethe, bimë të vrazhda. Por, çuditërisht të fortë, të durueshëm dhe ç'është me rëndësi, shumë natyralë. Gjuha të të çahet, etjen ta shuajnë vetëm kur afrohesh. Atëherë, ta shfaqin mrekullinë. Duhet nipi të vdesë që tek i biri i tij të erëmojë lulja që dot s'e prek. VETËM TË FORTIT MBESIN! UJI VJEN E SHKON, RËRA MBETET! Të patrembur, të vetmuar, sillen në labirinthin e vuajtjes në shkretëtirë, kontemplojnë për fshehtësinë. Nga rrënjë të thella thith lagështinë, në damar përcillet vetëdija kozmike dhe shndërrohet në lule. I vetmi prinë, të tjerët shikohen në lulen e tij. Përcjellin të vetmuarin dhe nuk lulëzojnë të gjithë. Më në fund shkrihet në diell, bashkohet me diellin, shndërrohet në mrekulli, shndërrohet në asgjë, shndërrohet në çdogjë, shndërrohet në gjithëprani që të verbon.

SUPERNOVA Ylli fliste pandërprerë. Pothuaj, nuk e njihte fare lodhjen. Të gjithë të pranishmit ngroheshin me fjalët e tij. Sapo frynte ndonjë Veri nuk e njihje, kujtoje se Jugu sjell shi. E toka ëndërronte se do të pjellë frute të bollshme. Për çudi ylli nuk ndalej dhe derisa mendonin se do të shuhet, përkundrazi, në vete kishte energji edhe për miliar-da fjalë tjera. Në vete kishte koncentrat fjalësh që gjuha i zbërthente në mijëra tinguj e të dukej se rrjedh nga humnera që shumë më parë gëlltiti çdogjë të paramenduar, çdogjë të imagjinuar, çdogjë të ëndrruar. Sa mund të flas, sa fola, për sa fola, për sa do të flas, nuk shterrem dot - tha ylli - pastaj vazhdoi. Si peshku në ujë kërcej, si peshku nga uji i kërcej. Kjo është lehtë për mua e në vete ruaj fshehtësinë e pafolur, të padëftuar, të dëftuar vetëm që është fshehtësi. Pasha vjetërsinë e gjithësisë, unë yll mos qofsha, kjo është nëna e së vërtetës që rri e shpaluar si velur ngjyrëqafërosaku, e bukur është për të Madhin, për Fuqinë e Tij. Të tjerët e shikonin si qiriun pak para dritëqitjes së fundit, si pyetjen: - Nga erdhi dhe ku shkoi? Mjegulla i tha -"Të lumtë o guximtar". Mjegulla atë ditë ishte e bukur si nuse.

MACJA Dita ishte e gjatë për muratorin. Kudo që kthehej dielli e pjekte. Djersa nuk kishte kohë ta lëshojë kundërmimin e saj sepse vapa e avullonte aq shpejt sa që të dukej se ai fare nuk djersitej. Tregimi ynë nuk do të ishte interesant po të mos ishte muratori. Ai fliste çdoherë për ditën e gjatë, por kurrë nuk e mallkonte. Fliste edhe për shumë gjëra, por asnjëherë nuk dorëzohej në tërësi. NJË HERË ISHA NË MAJE TË KULMIT SHUMË HERË ISHA NË MAJE TË KULMIT - tha muratori duke u menduar të na hutojë. I rekomanduam që të mos përpiqet. Macja kaloi nëpër mur e ajo ishte e dashur si muratori. Unë jam murator. Macja nuk i tregoi të gjitha.

FËMIJA DHE NJERIU Shpata ime e prehtë, e pret granitin. E pret çdo degë. E pret armikun në dhjetë pjesë. Thika ime rrjep lëkurën e bishave, pret gushat e pëllumbave të bardhë dhe pulave të zeza që gjaku i tyre e mbush kupën time prej ari. Ky është qilimi im i kuq që ty të duket i larmë. Me të fluturoj në qiell, në qiej si shqiponja, si engjëlli, si babai i engjëllit. Kjo është çadra ime që më mbron nga retë e zeza në vapën e gushtit, nga shiu i bojadisur. Më mbron nga zërat e trishtueshëm. Më mbron edhe nga erërat e tymosura. Unë jam mbreti i viganëve dhe mbreti i shkurtabiqëve. Eh, kush jam unë. Shpata ime e prehtë, e pret granitin. E pret çdo degë. E pret armikun në dhjetë pjesë. Thika ime rrjep lëkurën e bishave, pret gushat e pëllumbave të bardhë dhe pulave të zeza që gjaku i tyre e mbush kupën time prej ari. Ky është qilimi im i kuq që ty të duket i larmë. Me të fluturoj në qiell, në qiej si shqiponja, si engjëlli, si babai i engjëllit. Kjo është çadra ime që më mbron nga retë e zeza në vapën e gushtit, nga shiu i bojadisur. Më mbron nga zërat e trishtueshëm. Më mbron edhe nga erërat e tymosura. Unë jam mbreti i viganëve dhe mbreti i shkurtabiqëve. Eh, kush jam unë. (KËTË NUK E THA NJERIU).


  • Nektarina - Rozafa-Prishtnë
  • Daut Demaku-komenti per romanin NEKTARINA

NËSE DI TË GËZOHET SOT LE TË GËZOHET LËTËRSIA SHQIPE

Unë do të flas pak për romanin NEKTARINA të Fahredin Shehut

Por, më falni, në fillim dua t'i them dy-tri fjalë për autorin.

E di se shumica e madhe do të ma shohin për të madhe dhe do të të thonë është tepër, nuk ka qenë dashtë të flitet kështu.

Pse?

Sepse unë mendoj se Rahoveci mund të shndërrohet në qendër kulturore të Kosovës pikërisht duke iu falënderuar Fahredin Shehut.

Në ambientin tonë, në mentalitetin tonë, në vlerën e gjykimeve e vlerësimeve tona, gjithnjë në bazë të paradigmave të vjetra rroli i individit është nënçmuar, rroli i individit është nënvlerësuar, rroli i individit është shkrirë në vlerën mashtruese të quajtur popull.

Populli asnjëherë nuk ka bërë asgjë. Populli e han shtetin.

Individi është ai që e çon botën përpara. Individi i fuqishëm është forca motorike që e vë në lëvizje mekanizmin amorf të quajtur popull.

Amerika është prodhuese e dëshmive për këto konstatime. Në Amerikë nuk ka firma me emrin Përparimi, Ardhmëria, Progres e pollavra të tjera komuniste. Atje firmat e mbajnë emrin e individit si Ford, Douglas, Johnson etj., sepse individi është bartës i kthesave dhe krijues i mrekullive që masa amorfe ( e quajtur popull) i kopjon, i riprodhon dhe i shfrytëzon rezultatet e individit.

Cilat zbulime i bëri populi e cilat individi? Populli asnjë, individi të gjitha.

Rahoveci, prandaj, është në rrugë të mirë të bëhet qendër kulturore e Kosovës, gjithnjë në krahë të fuqisë krijuese të Fahredin Shehut.

Por, këtë mundësi, si shumë qendra të tjera të Kosovës, edhe Rahoveci zor se do ta dijë ta shfrytëzojë.

E tash do të flasë për romanin.

Ç'është Nektarina?

Është embrioni, është poleni i jetës. Është aroma e të gjitha luleve që mbushin botën me erën e mirë, por vetëm në pranverë. Kursë në Nektarinë është një aromë tjetër, është një vijë e aromës së përhershme, është një pranverë e përhershme, që gjendet Brenda në njeriun. Dhe, kjo aromë nuk pret një stinë që të shpërthej, nuk pret një luleqë të lulëzoj, nuk pret një erë që të bart aromën e saj- jo…Në Nektarinë kjo pranverë është e përhershme, deri në amshim, në këtë pranverë të përhershme janë të gjitha lulet e botës, në të gjitha këto lule të botës janë të shkrira të gjitha erëmirat e luleve dhe të gjitha këto sëbashku përbëjnë Nektarin e jetës- Nektarinën e hyjnores në NJERIUN.

Autori-personazh është një diçka e jashtëzakonshme që nuk jemi mësuar ta takojmë në letërsinë tonë.

Këtu autori-personazh nuk ka vetulla të thinjura e shpatulla të gjera, nuk ka sypushkë e hap krenar. Jo. Këtu, në Nektarinë, autori-personazh është edhe brendësia edhe jashtësia, është edhe shkruesi i germave të vrazhda, por edhe nobelisti i nesërm, që ecë rrugëve të brendëshme e të jashtme, që është edhe personazh i tokës edhe i qiellit, apo më saktë: pikë bashkimi tokë e qiell, për të cilin nuk ka kurrëfarë vështirësie të ngritet në qiell, në nobel, sepse qiell është vet, nobeli është vetë, letërsia është vetë.

Lexuesi do të takoj shumë opika hutimi. Do të hutohet në gjininë e personazhit, i cili gjithnjë përcaktohet me të dy gjinitë i/e: edhe i atij edhe i asaj.

Ai/ajo është edhe mashkull, edhe femër, apo më saktë as mashkull, as femër. Dhe, për mrekullinë e lexuesit, ky personazh me të dy gjinitë ndërthuret edhe ne skena dashuriie. Athua, a ëhtë dashuria kështu?

Kurreshtja ime prej lexuesi është nisur më shumë me vëmendje nga kjo pikë. Është ditur se të gjitha besimet fetare e kanë shpall seksualitetin akt të turpshëm dhe të ndytë. Mbi këtë fakt, që është kodifikuar në nënvetëdijen e njerëzve në tërë botën, akti seksual është bërë bazë e jerë traumatike e njerëzimit.

…dhe kush është shpall akt i turpshëm? Seksualiteti, që faktikisht e seksualiteti- a do të ishim këtu? Jeta ia jep jetës energjiinë më të madhe, energjinë e parë- për vazhdimin e jetës. E marrëzia njerëzore, aktin hyjnor të vazhdimit të jetës- e shpall akt të turpshëm.

Qysh duket në Nektarinë seksualiteti?

Duket I shkrirë, duket i tejkaluar, duke i bashkuar: të dy gjinitë në një, të dy polet në një, të dy rrugët në një. Pse? Sepse vetëm mbi tejkalimin, pra atë tejkalimin e domosdoshëm të vijës horizontale-mbi tejkalimin e egos, mbi tejkalimin e paradigmave të përditshmërisë së vdekshme e të frikshme- ndërtohet rruga tjetër, vertikalja që çon në dritë, në përndritje- në urën e madhe e të gjatë- në hyjnoren e përjetësisë, të dritës e të qetësisë – në vijën e amshimit.

Nuk jam I sigurt se Kosova do të dijë ta lexoj këtë roman. Të paktën jo edhe nja 100 vjet.

Por jam i sigurt se Kosova sot, përmes emrit të Fahredin Shehut po shkruan për shekullin e ardhshëm dhe, poashtu, jam plotësisht i sigurt se ky emër i lindur dhe i rritur në Rahovec do t'i shërbej botës artistike të shekullit të ardhshëm si pikë referimi.

Kjo është mrekullia që na ka bashkuar sot, që ta konstatojmë sot dhe ta festojmë sot lindjen e yllit më të bukur në qiellin artistik të Evropës.

Dhe në vend të përfundimit: e di, shumica prej jush do të mendojnë e do të thonë: kjo është tepër, nuk ka qenë dashtë të flitet kështu. Por unë e di një fakt tjetër: e vërteta është më e madhe se na të gjithë së bashku, prandaj ai që pretendon të jetë njeri, ka për detyrë, pikërisht sikur unë sonte, ta thotë të vërtetën, pavarsisht nga xhelozia, dilemat dhe mendimet konfuze që mund të krijohen në kokat tuaja.

Jo Fahredin Shehut, por kulturës shqiptare poi a uroj botimin e këtij romani. Sepse jam thellësisht I binidur se ky roman dhe ky autor I bën nder kombit dhe njerëzimit.

pjese nga Romani publikuar ne Seguraweb

Skalpi i trupit sublim - (Fragment nga romani "Nektarina") Fahredin Shehu

Ne bënim këtë në gjuhën e tokës reale. Ne e bënim po këtë në kuptimin e ditës që i jepte jetë Kosovës. Ndërsa sot mund të flej lirisht. Mbi kokë teksa flej më rri dhurata jote e cila në të njëjtën kohë më është slajd, imazh, ikonë, e deri teurgji. Magjia e saj qëndron... dhe puthen si stigma e poleni, si trupi dhe shpirti, njohja jote e Mua-s është shpirti yt. Ajo është piktura e fjaltë ose fjala e pikturtë që turbullon kiminë time të trurit dhe ritmi psikologjik i çrregullon amplitudat të të ashtuquajturës normale jetësore. Dita-ditës, gjithnjë e më shumë më dhemb kontakti i humbur me thjeshtësinë. Përralla më shndërrohet në tregim, tregimi në poezi, poezia në dashuri, dashuria në hyjni, hyjnia në asgjë, asgjëja në a të parë dhe a të fundit, a-ja në çdogjë etj., etj., etj.


Sulmi i fundit ndodhi në qershor të mileniumit të ri. Nuk ishte moti me temperaturë të lartë as që kishte gjurmë të të ftohurit dhe infektimeve. Pasiqë nuk është hera e parë, ky sulm mbijetohet me sharm. Përndryshe do të kishte pasoja bukur të pashme. Duhet doemos t’i falënderoj harresës që me shtyen si dhëmbëzori i ndërruesit të shpejtësisë së automobilit. Pra dita nuk më kujtohet por disa ditë para asaj më ngulfatin ëndrrat të cilat ishin aq vizuele sa që nuk mund t’i përshkruaj si trup subtil por si tabloid aq i prekshëm, që të le gjurmë sikur shkumësi shumëngjyrësh në papilat dermale. Bile një ënderr doemos do ta përshkruaj në mënyren time, më të relaksuar, kur për të do të vijë koha.

Ndërsa atë ditë u ktheva nga puna dëgjoja vetëm tingujt e punës së frigoriferit të madh në korridor të shtëpisë. Mora një gotë ujë të ftohtë, në të cilën notonin disa rriska akulli ndërsa gota ishte mjegulluar nga ftohtësia dhe disa pika kullonin nga tehu i gotës teposhtë duke i dhënë kontrast pangjyrësisë mjegulluese të gotës se ftohtë. Hetova ftohtësinë e rriskës së akullit që më shkonte deri tek palca e dhëmbit me zmalt të bardhë kristalor, impulset shkonin deri në tru, e lëkura e kokës dhe flokët gjenin relaksim dhe regjenerimin vetë. Gjuha më ftohej, bajamet e çara si moçal i shterrur, bashkonin lidhjet e epitelit, ndërsa nëpër ezofag më kalonte zurkajë e ujit të ftohtë që e shuante lukthin si vullkan aktiv. Kënaqësia më çonte në alivanosje. Kësaj i ndihmoi edhe Vollenweider-i, sa që unë shkela pragun e ylbertë të Pavetëdijshmërisë Kolektive. Po të premtoj se këtë ëndërr do të ta rrëfej më vonë kur t’i vie koha.

Fjeta dymbedhjet’ orë. U zgjova si i rrahur. Nuk mora sedativ. Dikush, më duket nëna, më dha një tablet eferveshente të Sandozit me gjysmë gotë uji, gjë që më zgjoi. Fillova një bisedë normale duke mos treguar ëndrrën e çuditshme. E dija se nga ky sulm do të lind diçka. Dhe ja Nektarina është fryt që këtu do të mbillet, rritët e piqet. Pra nuk është hera e parë që ndodh kështu. Sepse kishte kohë që nuk kam shkruar dhe isha në një pauzë kreative dhe këtë sulm e konsideroj si domosdoshmëri.

Pas kësaj, erdhi përvëlimi i lotëve pa paramendim të situatave të dhimbshme të luftës e as të humbjeve tjera të natyrave të ndryshme. Lotët që më lanin çdo grimcë radioaktive të plagës.

Do t’i quaja lotët kreativ. Një valë nga oqeani shpirtëror që sjell pjesë algësh dhe shishe me porosinë kohore të fshehur, pllakëza sedefi dhe perla nga shkuma e njelmët dhe ylber… të shkrirë e të koncentruar në palcë të saj. Lotët në aerodinamikën e të cilëve shikohët etja diellore për freski, uria hënore për gjallëri dhe shija tokësore për dashuri.

Marrëzisht i numërova njëmbëdhjetë lotë dhe pashë ëndrrën e Jusufit, Pejgamber i Benu Israilëve1 si slajd veç të shikuar, por dot nuk i tregova prindërve sepse nuk ia vlente. Pllaka të tilla tani vetëm i ruaj si ikona shpirtërore vetëm për përdorim intern. Unë dhe vetat e mia. Ne jetojmë jetë kenobiti që marrëzisht dashurohemi me shpirtërat e Zotit të Madh, të Vetmit. Ne bashkëpuntorë në kreacionin kozmik që tubojmë lotë shpirtërash të vetave të dashuruara, që kullojnë në çdo dhembshuri, që ngurtësohen me fortësi koralesh, pastaj punojnë qafore, gjerdane si dhe kurora për fitimtarë të botës se Nektarinës. Lëmshi i tregimit për lotët po transformohet, ndërsa peri ndërron ngjyrën dhe gjarpërohet në të gjitha rrugët e tokës së quajtur Realistia, nga ajo e ashtuquajtur Reale, nënreale, mbireale pra fizike, metafizike, racionale, iracionale, ëndërrore, shpresore, dëshpërore, zgjëndërrore, dëshirore, mahnitëse, lemëritëse, tronditëse etj., etj., etj.

1 - Për ëndrrën e Jusufit shih Biblen, Genesis 37, vargjet 9 dhe 10.


Shqyerja drastike e dashurisë hyjnore

Ti mund të heshtësh por heshtja jote më këndon po atë këngë dhembshurie kur të kullonte shpirti aromë tulipani… që e kuptonte bozhurin e kosovës, kuqësia e petaleve të të cilit thith ngjyrën nga zemra e tokës, me gjak etërish e ngopur. Vazhdoj ta dëgjoj këngën të cilën as ti as unë s’e kuptonim por në tingullin e violinës dhe me zërin magjepsës të maestros lundëronin shpirtrat në konverzacion infrasonik.

Demonët ishin të gjithë, që nuk e kuptonin këtë kuptim të tokes reale. Koinçidencë apo fat ishte leximi i Ramakrishnës dhe shkolles Brahmo Samaj. Ne bënim këtë në gjuhën e tokës reale. Ne e bënim po këtë në kuptimin e ditës që i jepte jetë Kosovës. Ndërsa sot mund të flej lirisht. Mbi kokë teksa flej më rri dhurata jote e cila në të njëjtën kohë më është slajd, imazh, ikonë, e deri teurgji. Magjia e saj qëndron... dhe puthen si stigma e poleni, si trupi dhe shpirti, njohja jote e Mua-s është shpirti yt. Ajo është piktura e fjaltë ose fjala e pikturtë që turbullon kiminë time të trurit dhe ritmi psikologjik i çrregullon amplitudat të të ashtuquajturës normale jetësore.

Dita-ditës, gjithnjë e më shumë më dhemb kontakti i humbur me thjeshtësinë. Përralla më shndërrohet në tregim, tregimi në poezi, poezia në dashuri, dashuria në hyjni, hyjnia në asgjë, asgjëja në a të parë dhe a të fundit, a-ja në çdogjë etj., etj., etj.

Kështu fillova të rrëfej për dashuri, e ajo u shqye me largimin e hijes që për një çast ishte trup i kristaltë, ishte materializim shpirti.

Ditët kalojnë. Kthej fytyrën kah ajo pamje e largët duke lexuar nga fillimi deri në mbarim, leximin e shpirtit tim, rezymenë momentale të mbar moshës së re dhe çka fitoj? Nuk di për të sigurtë. Kulloj si ujëvarë (si rrëshirë). Dhe kuptova se Vdekjes, jeta i është barrë e rëndë. Pastaj do ta zë vendin e merituar atletik.

Shkëputur nga materiali-dorëshkrim i "Nektarina" (roman, botoi "Rozafa", Prishtinë) të F. Shehut. (Fragmenti përgatitur nga S. Guraziu)


Elefantët e pupëlt - (Fragment nga romani "Nektarina") Fahredin Shehu


...në distancë i rrinte ndonjë bukuroshe si drenushë me gjinjët e vegjël dhe të fortë, belin e hollë dhe kryqet e gjëra, si gotë për verë të kuqe. Ai në këso rastesh jo vetëm që luante me flokë por edhe me thonj, i kërciste gishtrinjtë, kafshonte buzën e poshtme, ndërsa me sy të rrezikshëm, shikimi i tij radioaktiv, alivanoste çdo zemër femre. Njëherë Sabina i tha “Ti je ai peder i cili... e ngarkove Artën, e asaj barku i shkëlqen si baloni para shpërthimit, me kërthizë të fryer si bytha e limonit” - Por në këtë ofendim ai buzëqeshi duke i shprehur dhëmbët e bardhë dhe të shkëlqyeshëm.

Dje këndonin shokët e gjenëratave të ndryshme në barin e gjelbëruar të parkut të qytetit. Pinin dhe thithnin cigaret e të gjitha llojeve. Ishte e shtunë dhe kjo duhet të festohej, por pse askush nuk e dinte?

Ishin aty edhe vajzat që kalonin mrekullinë e jetës së bashku me ta. Këngët ishin nga shumë gjuhë të botës sepse këta të rinj (kujton Flamuri) kishin ardhur nga vende të ndryshme. Të jem më i saktë, ata ishin kthyer nga vendet e ndryshme të botës. Ishin të lumtur, jo nga ndjenja shoviniste se nuk ka më serbë këtu (më fal për këtë impuls politik) por nga fakti se është hera e parë që pas shumë vitesh nuk ishin argëtuar në këtë mënyrë, sepse Xhura nuk i lejonte. Të lirë ishin vetëm deri në ora dy, pastaj shqiptarët duhej të shkonin në shtëpi ndërsa sërbët kendonin „Serbija do Tokija“ dhe ngazëlleheshin deri sa avulli i ngrohtë kondenzohet në vesë të mëngjesit. Burak këndonte këngën e tij të dashur. Menada shkëlqente e vizullonte ngjyrëshmërinë diellore. Fjolla, bjonde me flokë të derdhura që i mbulonin hullinë e shpinës së qumshtët, shikonte viktimën e shtratit të saj. Flamuri valonte me fërfëritjen e epshit, merrte kajmakun e fjalës si flamujt e tempujve tibetan. Del Naja këndonte Inertia Creeps për ne që nuk kuptonim se jetohet për të vuajtur dhe flihet për të ëndërruar, përndryshe gjumi nuk ka domethënie. Njeriu edhe ashtu mund të pushojë pa fjetur. Sidoqoftë, këtu lumi sjellte e merrte çka donte, ndërsa lukthi gogësinte aromë alkoholi dhe zjarr xhehenemi. Që mos ta nëveris lexuesin, do të kaloj drejtpërsëdrejti duke u fokusuar tek Flamuri, sepse nuk dihet a do të arrij ta them të vertetën për Flamurin.

Flamurit goxha iu kishin rritur flokët, sa që ato të anëshmet shpesh i kapte dhe i fuste në gojë, ashtu duke luajtur. Dhe këtë e bënte posaçërisht kur shkonte në shtëpi të ndonjë miku apo të afërmi, e në distancë i rrinte ndonjë bukuroshe si drenushë me gjinjët e vegjël dhe të fortë, belin e hollë dhe kryqet e gjëra, si gotë për verë të kuqe. Ai në këso rastesh jo vetëm që luante me flokë por edhe me thonj, i kërciste gishtrinjtë, kafshonte buzën e poshtme, ndërsa me sy të rrezikshëm, shikimi i tij radioaktiv, alivanoste çdo zemër femre. Njëherë Sabina i tha “Ti je ai peder i cili... e ngarkove Artën, e asaj barku i shkëlqen si baloni para shpërthimit, me kërthizë të fryer si bytha e limonit” - Por në këtë ofendim ai buzëqeshi duke i shprehur dhëmbët e bardhë dhe të shkëlqyeshëm. (Dhëmbët e bardhë dhe të shkëlqyeshëm janë detaj i parë që iu bie në sy njerëzve). Prezenca e Flamurit në këtë ndejë, që zgjati deri në dy pas mesnate, nuk ishte koinçidencë. I njihte shumicën (pos pesë për qind që i njohu nga më parë, por nuk pati rast t’i zhvesh si petalet e trëndafilit), njëzetë për qind të tyre i njihte mirë dhe kishte bisedë të mirë. Tridhjetë e pesë për qind të tyre ishin shokë nga këtu, me të cilet rrinte pothuaj çdo natë. Tridhjetë e nëntë për qind të tyre ishin maskarenjtë nga Zvicra, Holanda, Gjermania, Austria, Suedia, Finlanda, Anglia. Një për qind prej tyre ishin refugjatë nga Durrësi Tirana, Lushnja dhe qytetet tjera staliniste që konvertuan në demokratikë, se jo llaf. Të gjithë këta plotësonin zbrazëtirën e viteve të kaluara.

Rrëfenin se si në Zvicër kaluan netët me një spanjolle lëkurëflakë, si ishin zhigolo në bar të caktuar dhe si një gay-artist erdhi t’i bëjë felacio dhe këtë e pagoi me parat e pikturës së shitur, se si ka sallonin e makiazhit në lagjen më të shtrenjtë të Hamburgut, ku takohën racat e perverzëve seksual, një abetare e tërë e mjeshtrive dhe disciplinave, një puntori e rekuizitave. Se si e kapën një gjermane, pronaren e kompanisë së mesme e cila ishte e pakënaqur me burrin e saj voayeur. Se si punon në një firmë si dizajner orësh dhe vizitkartash. Se si kryen kursin për menagjer hotelierie. Rrëfenin se si i gjetën të tjerët këtu. Të mllefosur se këtu vetëdija është e lartë por mungesa e parave dhe e lirisë bëri që procesi civilizues të stagnojë. Kur i tregoi Flamuri se në Internet kërkoi sajtin http://www.gepps.com/ dhe gjeti më shumë sesa ata flisnin tërë natën për seksin. Pastaj Flamuri vazhdoi: “Nuk e di sa i keni vizituar ju galeritë e Evropës dhe bibliotekat e saj, por ju them se drastikisht e urrej pikturën e Peter Breughel NJERIU E PSHURR HËNËN, pastaj drastikisht i urrej gënjeshtrat për transformime të botës natyrale në atë sub dhe meta”.

Nuk e di sa e kuptova por me një shok që jeton afër, dolën nga parku dhe vazhduan bisedën deri në orët e vona pas mesnate, kur mbrrimë në shtëpi. Instinktivisht u përshendetën. Flamuri vetëm e degjoi rraptimën e derës së drunjtë me kornizë nga profilet 4x4 të çeliktë, të lyer me ngjyrë antikorozive natriumi e pastaj emajl të zezë. ( Këtë e dinte nga me herët sepse vetë e pati ngjyrosur derën) Ndërsa dërrasat e lyera me vernik për ta yshqyer, e pastaj me Sadolin dhe formula tjera skandinave për mbrojtëjen e drurit (Edhe këtë e bënte njëjtë – Si në kllapën e mëparshme).

Rrugën e vazhdoi në shtëpi. Hapi derën e shtëpisë dhe hyri në banjo, e ngiu toaletin me shurrë të kuqrremtë dhe pakëz më vonë hapi frigoriferin të fuste diçka në gojë. Gjeti vetëm një copë Apfelstrudel që ia kishte gatuar motra. Dhe kishte filluar të zhvishet. Edhe këtë e bënte instinktivisht. Ra në shtrat, e futi doren në brek i ferkoi gjenitaliet dhe filloi të endërrojë syçelur. Këtë fare nuk e hetonte. Syçelur shikonte tavanin që filloi të leviz dhe tejdukshmëria e tij krijoi forma fluide që ndërroheshin dhe shndërroheshin në relief. Një figurë të artikuluar të cilën ishte në gjendje ta mbajë në mend, ishin hutat e bardhë që sqepi iu zgjatej, dhe tek më vonë e kuptoi se ishin elefantët me pupla, me madhësi të ndryshme. Elefantët fluturonin edhe pa krih. Kujt i kishte borxh nuk dinte por ndjente kënaqësi të madhe. Ky rrëfim ishte me kohëzgjatje të pakufizuar, ndërsa imazhet e pandërprera krijojnë një rrjedhshmëri të shumëbojëshme. Dëgjonte edhe tinguj parajsor. Kë të fajsonte ose falënderonte për këtë vizion nuk dinte. Vërtet nuk i kujtohej. Temperatura e trupit ishte ngritur deri 40°C, dhe kishte frikë mos të fillonte degjenërimi i enzimeve dhe dezintegrimi i lidhjeve peptide. Rrotullohej në shtrat, fërkonte trupin sikur ndjente freskinë në atë ledhatim. Ndërsa koha fitoi peshë të trefishtë. Dhe i dukej se vuri helmetën elektronike ku fsheh imazhet e virtual reality. Ishte natë e gjatë, e i duhet kohë ta përshkruajë. Dhe thënë lirisht kjo nuk përshkruhet, kjo bëhët vetëm nëse përjetohet njëjtë sepse secili përjetim është situatë autentike. Cila është domethënia e elefantëve të pupëlt. Ai nuk dinte. Babai i tij shabakohej. Nëna e përbuzte. Motra frikohëj mos është çmendur, femra i tha “Mos ke pirë hashash a Kanabis”. As unë nuk e di këtë. Mund ta dijë lexuesi i kujdesshëm.

Flamurin atë natë nuk e zuri gjumi deri vonë, dhe kur e bëri këtë, prap e bëri pa dëshirën e tij. A është ai njeriu i pa dëshirë apo luan vallen kosmike? Këtë pyetje po e përjashtoj për herë të parë. Për ty nuk di fare. Po ti je i lirë. Çfarë jam duke folur unë?

Ajo çka ndodhi pas gjumit ishte gdhirje jo e zakonshme. Piu një çaj cejloni, ndezi një cigare dhe filloi t’i kujtojë minutat e ditës se djeshme. Një kohë duroi dhe hezitoi t’iu rrëfente prindërve vizionin, ëndrrën apo thjesht tretjen, tornadon e kohës apo në Pavetëdijen Kolektive apo... apo... apo...

Hamdiu, miku me kokë tullace këtë e përjetoi ndryshe. Ai nuk mori pjesë në atë aheng të parkut, por Flamuri i rekomandoi çaj sumbullari dhe shpejt ta vizitojë mjekun që ta ekzaminonte. Një gjë e di për të sigurtë. Vizioni la gjurmë të thella në vetëdijen e tij, ndërsa ndodhitë e asaj nate i kaluan fare pa u shijuar. Shkove në dasëm, hëngre apo nuk hëngre të llogaritet njëjtë. Pekulate aty nuk ka, as lëshime s’ka. Ajo natë kaloi. Ai pa vizionin e paparë as nga ai e as nga të tjerët por i kaloi nata të cilën të tjerët e shijuan pothuaj njëjtë, edhepse atyre për ca nuanca iu dallon. Lexuesi i cili është larg marrëzirave do të kupton dhe natyrisht duke pasur kujtesë të fortë dhe koncentrim në lexim, vëren në slajdin për cigare të të gjitha llojeve, kuptohet, përdor mendjen e tij kreative dhe konkludon se ka të bëjë me Kanabis dhe hashash. Përshkrimi i vizionit ishte i thuktë dhe ndodh që të ketë slajde plotësuese, nëse edhe vetëm disa filtra ngjyrash me nuanca të ndryshme për t’i dhënë një imazh më të qartë. Teksti i përshkrimit ka zapëri, ai duhet të zgjatet pasiqë ka plasticitet të konsiderueshem. Estetika është shumë me rëndësi. Janë këto fjalët e një miku, mjek i praktikës së përgjithshme, ndërsa unë i thashë kozmetika është shumë me rëndësi, posaçërisht Q10 dhe kollagjeni.

Vërejta njolla xhelozie por nejse, po e tejkalojmë. Unë jam njeri. Më kujtohet isha unë...

Kij durim këtë slajd do ta vazhdoj Kur të ngroh dielli i Nektarinës t’i sjell Sheqer në lëngun diellor.

Shkëputur nga materiali-dorëshkrim i "Nektarina" (roman, botoi "Rozafa", Prishtinë) të F. Shehut. (Fragmenti përgatitur nga S. Guraziu)

  • Silentium II-

http://www.zeriislam.com/artikulli/Silentium-II.html http://gazetajava.com/artman/publish/article_742.shtml

*Makadami i Smagradtë- Makadami i SmagradtëFahredin Shehu Prill 2007

Krejt shpirtënia e sotme shqiptare ka burimin në shpirtëninë semite në kunitesencën e sajë, qoftë ai Krishterimi apo Islami në trajta të ndryshme të manifestimit të tyre edhe pse këto religjione filozofët e religjioneve i sistematizojnë në Religjionet Perendimore të cilit grup i bashkangjitet edhe Judaizmi që e përbëjnë trininë sa të përbashkët aq edhe të llojllojshme të feve të Abrahamit, kurse në ato Lindore kategorizohen fetë e Lindjes së Largët. Se sa vështirë është sot të flitet për religjionet jemi dëshmitarë së pari nga këndvështrimi shkencor (filozofik) pastaj edhe nga këndvështrimi kulturor e qytetërues. Sa luftëra kanë ndodhur dhe po ndodhin në emër të religjionit (Zotit) aq më shumë bindemi se sa pak ka evoluar vetëdija njerëzore dhe ky Homo Sapiens (Njeriu me vetëdije) i cili e racionalizon fshehurazi hyjnoren dhe e banalizon deri në ekstrem për qëllime egoiste, na argumenton krejt falsitetin e besimit.

Nëse drita si e dijmë ka natyrë dualistike valë-grimcë, njeriu poashtu ka natyrë dualistike Trup-Shpirt dhe ky binom jeton në simbiozë në entitetin human kolektivisht i evoluar vetëm në RATIO, por individualisht i involuar në Divinen më të pastër në raste shumë sporadike.

Përtej iluzionit fetar del psikologjia si argument shkencor dhe substituim për fenë dhe estetika si materializim i hyjnores dhe manifestimit të prekshëm të angazhimit kosmik.

Sërish duhet ta përsërisë se njeriu ky i njohur mbetet fëmijë i cili gjithmonë dëshiron të luaj qoftë haptazi e qoftë fshurazi dhe këtë e bënë duke e ndërruar apo sofistikuar lodrën për ta ushqyer apo plotësuar një diçka që i mungon në mënyrë permanente, nga sisa në cucëll, nga cuclla në birrë e venë, nga lodra e thyer e fshehur mbas shpine në lodrën e fshehur thellën në ndërdije (paragjykimet, iluzionet, presionet) e deri tek e Vetëdijshmja, e Pavetëdijshmja kolektive, deri te iluminacioni si pushim total i semi-realitetit pushim total i racios që hap një portal të ri të kalimit të së përtejshmes që unë e emërtoj si PRAGU I YLBERTË, Aldoux Huxley e quajti Dera e perceptimit, Malldoni e quan Projekcion Astral etj. Prandaj çdoherë përdoret analogjia për ta rrëfyer një perceptim hyjnor dhe vërtet na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore. Çdo traditë fetare Brenda vetës ka zhvilluar ta përdor terminologjinë shkencore, shkollën apo shkollat e ndryshme të psikologjisë personale që më lehtë i identifikojmë si shkolla mistike apo vetëm Misiticizëm si concept par excellance i shpirtënisë.

Dhe shumë lehtë mund ta bëjmë dallimin mes besimit dhe religjionit ( fesë) sepse njeriu e artikulon fenë dhe shumë vështirë e ndrron por besimin e fsheh si paren apo siu mëkatin dhe/ose e humb ose e shton, prandaj më shumë më flitet për besimin sesa për religjionin i cili pothuaj çdoherë mbetet në suaza kulturore dhe qytetëruese dhe krijon divizione kurse shpirtënia me elementet e saja të etikës së rafinuar, dashurisë, simpatisë, sinergjisë dhe unitetit. Në historinë njerëzore nuk ka raste të konfliktete mistike por ka konflikte fetare por ka konflikte fetare që janë aq të përgjakshme sa s’bën…ja shëmbëlla Mojsiu dhe Khidri, Jezusi dhe Gjon Babtisti, Buddha dhe Mahawiri, Sokrati dhe Platoni, Muhamedi dhe Uveis el-Karani, Hallaxhi dhe Bistami, dikur…dhe sot Osho dhe Gurdijeffi, Dalai Lama dhe Pir Zoya Inayat Khani, Madam Blawatsky dhe Khoot Hoomi Meher Baba dhe Hazrat Babajan, Rene Guenon dhe Sayyed Hussein Nasr etj. Edhe pse sipërfaqësisht i takojnë traditave të ndryshme fetare, shpirtërisht janë të unifikuar.

Problemi qëndron që njeriu tani kolektivisht është i udhëhequr nga refleksi i kushtëzuar, respektivisht nga Psikologjia e Pavllovit, nga e vetëdijshmja kolektive e Frojdit e hajde hajde deri te e pavetëdijshmja kolektive e Jungut gjë që është shumë larg nga Nirvana dhe përtej saj Samadhi apo Fana, prandaj Makadami i Smagradtë mbetet rruga në të cilën rrallë shkohet edhe pse në të gjithë jemi udhëtarë.

Një kërkues perendimor dëgjon se në Lindje jeton një mësues i madh shpirtëror dhe shkon ta vizitoj atë dhe u trishtua kur e pa një plak të vetmuar duke lexuar në jë dhomë të pa mobiluar. Çfarë mësuesi je ti kur s’ke asnjë mobilie në shtëpi – I tha kërkuesi Po ku i ke ti mobiliet e tua- i tha plaku. Kërkuesi mendoi se plaku ka luajtur mendësh dhe iu përgjigj Unë jam udhëtar dhe nuk mbaj mobiliet me veti Po edhe unë jam udhëtar, mos vallë jam diçka tjetër?

Sa më inteligjent është njeriu aq më shumë përdor barcoleta sepse ka nevojë për lojë, ajo është lodra e tij, kurse udhëtari në Makadamin e Smagradtë është i brengosur se si të arrijë në Luginën e Paqës dhe nëpërmjet zemrës arrin në lartësitë më të mëdha qiellore

Ekzistojnë një million pengesa për t’u nisur por vetëm një mënyrë është që të nisesh dhe ajo mënyrë quhet Vendosmëria.

Religjioni është për njerëzit të cilët i frikohen ferrit Shpirtënia është për ata të cilët veç ishin atje

Është kjo thënie e një anonimi e cila e konfirmon secilin rresht në këtë kompozicion dhe një tjetër nga Otto Weininger i cili thotë: Frika nga e panjohura është frika nga e pavetëdijshmja sepse njeriu është i lirë konform asaj me çka është i vetëdijshëm.

Pra njeriu as vdekjes nuk do t’i frikohej kur do të dinte diçka krejtësisht sigurt rreth sajë.

Pikërisht në këtë nivel në vetëdijen e njeriut krijohet distance nga e cila lind hapsira për moskuptim e deri tek konflikti.

Krejt kjo ndeshje kulturore e cila duket si ndeshje mes relligjioneve nuk është gjë tjetër pos mosnjohjes reciproke të sistemit të vlerave në relacion Lindje-Perendim dhe asnjëherë në relacion Veri-Jug.