Jump to content

Pepili/Aventurat e Lulit

Nga Wikibooks

Luli i vocërr
Luli i lindur në një familje të varfur arrin disi të shkollohet. Në një ndejë takon Gjeanë dhe motrën e tij të bukur në të cilën dashurohet. Edhe pse ishin të ri për martesë, dashuria e lindur ishte e fortë. Në qytetin e Lulit kishte ardhë Bajlozi dhe qëndrimi i tij aty ishte i pamundëshem. Kështu Luli vendos të merr botën në sy. Para se të niset shkon për të takuar të dashurën. Aty Gjeaja i premton Lulit që do të ruaj nderin e motrës së tij dhe se do t'a presin atë deri sa të kthehet për martes. Gjatë kësaj kohe në jeten e Lulit paraqiten situata të ndryshme me figura e ndodhi të ndryshme të njohura nga historia e re shqiptare. Gjitha këto situata paraqiten nga këndëvështrimi i një njeriu paqësorë fati i të cilit është ngush i lidhur me fatin e banorëve të qytetit.

Luli dhe fustanela
Luli dhe drejtori
Luli në mërgim
Takimi me Gjeanë


Nën dritën e qiriut, në një dhomë ku ndihej ushtima e Bajlozit, Luli e lexoi këngën e Gjergj Elez Alisë. Por për çudi, Luli nuk e besonte se kishte vdekur se ai dhe e motra e tij. Për këtë filloi të lexoi përsëri.

Trim mbi trima kishte qënë gjithmonë ...


Tërë natën mendonte, ngrihej në këmbë, ecte nga një këndë në tjetrin dhe nuk mund t'a kuptonte. Në vete filloj të përshëpërisë, nëse Bajlozi është gjallë, atëherë edhe Gjea-ja, siq e quante ai Gjergj Elez Alin, duhet të jetë gjallë. Ashtu i lodhur nën mendime, pak para agimit të ditës së re, e vodhi gjumi.

Të nersmen, u ngrit dhe u nisë bashkë me shokët në një vorrim të disa qytetarve që i kishte mbytur Bajlozi nën terrin e natës. Luli gjatë gjithë rrugës ju thoshte shokëve, është logjike, nëse ekziston Bajlozi atëherë duhet të ekzistojë edhe Gjea. Po, lerë o Luli, se ajo është këngë, i thoshte njëri. O Luli, po këngë është, këngë dhe hiq më tepër, ja priste tjetri. Kur mbërrin tek vendi i vorrimit, pa pritmas u paraqit Gjergj Elez Alia dhe shokët e Lulin e shikual Lulin dhe filluan të bërtasin Gjea, Gjea është këtu.