Parathëniet e Nostradamusit/5
VEPRIMTARIA PARATHËNËSE (PROFETIZUESE) E NOSTRADAMUSIT | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Nostradamusi si parathënës gjatë jetës së vet ka shkruar prathënie që përfshijnë periudhën prej vitit 1557 e deri më vitin 3797, gjithsej për 2240 vjet. Neve dhe brezave tanë të ardhshëm, duke u nisur nga ky vit (2006), na mbetet të ballafaqohemi me ngjarjet e parashikuara edhe për 1795 vite të ardhshme, të cilat, tani e tutje, ka mundësi të ndodhin.
Librat e tij profetike përfshihen në tri botime dhe janë të shkruara në të ashtuquajturat “CENTURIE”, ku një centurie përbën 100 strofa ose, siç i quan ai etë ”kuatrane” (strofa me katër vargje). E tërë vepra kapitale e krijimtarisë së tij literare përbëhet prej 12 centurieve.Edhe pse parimisht duhet të jetë ashtu, të gjitha centuriet nuk i kanë nga 100 strofa.Centuriet prej 1-6 dhe nënta me dhjetën janë të plota dhe kanë 800 kuatrane. Ceturiet tjera të mbetura nuk janë të plota dhe së bashku kanë 167 kuatrane. Libri i tij i titulluar “Vegimet” përbënte 141 kuatrane dhe 56 strofa, me nga gjashtë vargje, të cilat i quan si siksene. Në përgjithësi ka shkruar gjithsej 4780 vargje që kanë të bëjnë me parashikimet e veta për ardhmërinë. Në krijimtarinë e tij botuese ndodhen edhe dy mesazhe apo dërgesa (letra), njera dedikuar mbretit Henrit II dhe tjetra, birit të vet, Cezarit. Kuptohet, këto nuk janë letra në plotkuptim të fjalës, por njera prej mënyrave literale të paraqitjes publike të disa parathënieve të veta në to dhe debate për sqarimin e shumë çështjeve konkrete rreth tyre. Librin e vet të parë Nostradamusi e boton në muajin mars të vitit 1555 në Lion, me titull: “Parathëniet e mjeshtrit të madh Mihael Nostradamus”, i cili përbënte gjithsej tri centurie. Edhe pse në biografinë e tij kjo konsiderohej si botimi i parë, në fakt, nuk ishte ashtu. Më parë ai kishte botuar një Almanah (kalendar, apo vjetar), me disa receta të parathënieve të cilat askush nuk i kuptonte, sepse ishin të shkruara me shprehje të theksuar simbolike dhe në to, më së shumti shfrytëzohej terminologjia hebreje, latine dhe greke. Shumica e kuatraneve nga ceturiet e publikuara i kushtohen Francës, pastaj Anglisë dhe pjesa tjetër tërë Evropës dhe gjithë njerëzimit. Në to ai ka parashikuar kataklizma, përmbytje masive dhe shkatërrime natyrore, shumë luftëra, ideo-logji, zbulime epokale shkencore për të mirën e njerëzimit, e veçanërisht janë tejet të qarta paradhëniet e tij për invadimin e arabëve (Islamit) dhe racës së verdhë në Evropë.
|