Parashikimet e Gjoni të Jerusalemit
Parashikimet
Gjoni i Jerusalemit
Përkthyer nga Lekë Mjeku
Hipi Zhdripi & Lekë Mjeku
I.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen ari do te jetë në gjak. Kush vështron qiellin ,numëron atje napolona Kush hyn ne tempull,takon aty tregtarë Huadhënësit bëhen parekëmbyes e fajdexhi Shpata do të mbrojë gjarpërin. Por zjarri do të përhapet Çdo qytet ka për të qenë Sodom e Gomorrë E fëmijtë e fëmijëve do të bëhen ré përvëluese Ata do të ngrenë flamujt e vjetër.
II.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Njeriu do të popullojë tokë e qiell e det me krijesat e tij Ai do të urdhërojë Ai do të synojë Fuqinë e Perëndisë Ai s´do të njohë kufij. Por gjithçka do të rikthehet Ai do të lëkundet si një mbret i dehur Ai do të ngasë si një kalë qorr Me shpore do t´a çojë ai kafshën e tij në pyll E në fund të rrugës ka për të qenë një humnerë.
III.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Në të gjitha anët e tokës kulla babilonëse do të ngrihen Do të jetë Rom e Bizant Fushat do të zbrazen S´ka për të pasur ligj,vetëm të vetën e atë të grupit të vet. Por barbarët do të jenë në qytet S´ka për të pasur mjaft bukë për të gjithë E lojrat s´do të mjaftojnë më E pastaj njerëzit pa të nesërme do të ndezin zjarrin e madh.
IV.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Shumë njerëz do të njohin urinë Shumë duar do të bëhen blu nga të ftohtët Saqë këta njerëz një tjetër botë do duan të shohin E tregëtarët e iluzioneve do të vijnë helm të ofrojnë.(shën.i përkhyesit.- droga) Por do të shkatërrojë trupin e prishë shpirtërat E ata që gjakun e tyre me helm përziejnë Do të bien në grackë si kafshë të egra E vrasin e përdhunojnë e kërcënojnë e grabisin E jeta do të bëhet si një apokalips që rikthehet rishtazi.
V.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Çdokush do të përpiqet,sa më shumë të shijojë sa të mundë Burri do t´a ndajë gruan aq herë,sa ai e merr E gruaja do të shkojë nëpër rrugica e të marrë,kë t´i pëlqejë E të lindë fëmijë,pa përmendur emrin e të atit. Por asnjë mjeshtër do t´a drejtojë fëminë E kushdo midis të gjithë të tjerëve do të jetë vetëm Tradita do humbasë Ligji ka për t´u harruar Si të mos kishte qenë kurrë lajmërimi e njeriu prapë u bë i egër.
VI.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Babai do të marrë të bijën për epsh të tij Burri burrin,gruaja gruan Plaku fëminë E kjo do të ndodhë para syve të të gjithëve. Por gjaku do të bëhet i papastër E liga do të përhapet nga shtrati më shtrat Trupi do të marrë çdo kalbësirë të dheut Fytyrat do të bymehen,gjymtyrët do gërryhen Dashuria do jetë kërcënimi më i madh për ata, që vetëm mishin njohin.
VII.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Ai që flet për bé e ligj S´ka për t´u dëgju Zëri i atij,që besimin në Krisht predikon ka për të buçitë në shkretëtirë. Por kudo do të përhapen ujërat e fuqishme të feve të pabesa Mesias të rremë do mbledhin njerëz përreth E i pafeu ka për t´u armatos si kurrë më parë Ai don të flasë për të drejtë e drejtësi, feja e tij do të jetë e mprehtë e përvëluese Ai do të hakmerret për Kryqëzatën.
VIII.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Uturima e vdekjes si bubullimë do të buçasë mbi dhe Barbarët do të përzihen me ushtarët e legionit të fundit Njerëzit pazot do të banojnë në zemrën e qyteteve të Shenjta Njëri pas tjetrit do bëhen barbarë,të pabesë e egërsira. S´ka për të patur më Rend e rregull Urrejtja do të përhapet si flakët në një pyll të thatë Barbarët do t´i masakrojnë ushtarët Të pafetë do t´i furin fetarët Shtazëria do të jetë e njërit dhe e të gjithëve e qytetet do të shemben.
IX.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Njerëzit do gjykohen sipas gjakut e fesë së tyre Askush s´do dëgjojë zemrat e fëmijëve që vuajnë Ata si zogj të vegjël do të hidhen jashtë foleve E askush s´do t´i mbrojë nga dora me dorëzaçeliku. Urrejtja do t´përmbysë tokën,që besonte paqësore Askush s´do shpëtojë,as pleqtë,as të plagosurit Shtëpitë do të shemben e plaçkiten Disa do të shkojnë në vend të të tjerëve Të gjithë do t´i mbyllin sytë, të mos shohin përdhunimet e grave.
X.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Cilido do të dijë,çfarë është në të gjitha anët e kësaj toke Njeriu ka për të parë fëmijë,kockat e të cilëve shpojnë lëkurën E të tillë,sytë e tyre janë mbuluar me miza E të tillë,që gjuhen si minjtë. Por njeriu,që sheh këtë,do t´a kthejë fytyrën e tij Se ai kujdeset vetëm për veten e tij Ai ka për t´u dhënë atyre një grusht drithë si lëmoshë Ndërsa ai fle mbi thasë plot E çfarë ai me njërën dorë e jep, do t´a marri prapë me dorën tjetër.
XI.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Njeriu me gjithçka do të tregtojë Çdo gjë ka për të patur çmimin e vet Pemë,ujë e kafshë Asgjë s´do të dhurohet me të vërtetë,e gjithçka ka për t´u shitur. Por njeriu atëherë s´do të jetë asgjë tjetër sesa pesha e mishit të tij Trupi i tij do bëhet pazar si një okë mish Veshi i tij e zemra e tij do të merret Asgjë s´ka për të qenë më e shenjtë,as jeta as shpirti i tij. Për zhguallin vdekatar e gjakun e tij do të grinden, si të donin të shqyenin një coftinë.
XII.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Njeriu do t´a ketë ndryshuar faqen e dheut Ai ka për t´u mbajt si mjeshtri e përkrahësi i pyjeve e kopeve Ai ka për të plugu qiell e dhe E brazdën do t´a bëjë përmes lumejsh e detesh. Por toka ka për të qenë lakuriqe e jopjellore Ajri do të djegë e uji ka për të qelbur Jeta do të vyshket,se njeriu do t´i ketë shterruar pasuritë e botës E njeriu ka për të qenë vetmitar si një ujk Në urrejtjen e tij.
XIII.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Edhe fëmija do të shitet Disa do t´i shërbejnë si tabelë qitëse Për të gjetur shije në lëkurën e tij të re Të tjerë do të përdoren si kafshë të nënshtruara. Dobësia e paprekëshme e fëmisë do harrohet Dhe e fshehta e tij Ai do jetë si një mëz,që do ushtrohet Si një qengj,që do pritet e përgjaket E njeriu do të njohë vetëm shtazërinë.
XIV.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Shikimi e shpirti i njerëzve do të burgosen Ata do të dehen e s´do t´a vërejnë Ata,figura e pasqyrime do t´i mbajnë për të vërteta të botës Me ta do të bëhet,çfarë njeriu me një dele bën. Atëherë do të vijnë bishat grabitqare Zogj grabitqarë do t´i mbledhin në tufa, që t´i çojnë më lehtë në humnerë E t´i ndersejne njërin kundër tjetrit Ata do të qethen,për t´u marrë lesh e lëkurë E nëse njeriu mbijeton,do t´i vidhet shpirti.
XV.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Do të sundojnë zotërinj pa fe Ata do tua shfaqin turmave të pafajshmin e të urtin Ata do t´i fshehin fytyrat e emrat e tyre E kështjellat e tyre të forta do humbasin ndër pyje. Por ata do të vendosin mbi fatin e gjithçkaje e gjithkujt Askush s´ka për të marrë pjesë në tubimet e urdhërit të tyre Gjithkush në të vërtetë do besojë të jetë zot i vetvetes, të jetë një kalorës e një njeri i lirë Vetëm do të çohen prej fshatrash të egra me fé heretike´ Por ata do të munden më parë e së gjalli do të digjen.
XVI.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Njerëzit do të jenë aq të shumtë Saqë do ngjasojnë një turme thneglash,që një shkop futet ndër ta Ata do ngasi përreth,e vdekja do t´i shpërthiqë me thembër Si kandrra të përhumbura. Lëvizje të mëdha do të bëjnë nga njëri vend në tjetrin Lëkura e kaftë do përzihet me të bardhën Feja e krishterë me atë të pafeut Disa do predikojnë paqen e premtuar Por nga të katër anët do të luftojnë fise armiqësore.
XVII.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Njerëzit do të dojnë t´i kapërcejnë të gjithë kufijtë Nëna do të jetë flokëthinjë si një plakë (shën.i përkhyesit.- plaka do të lindi fëmijë) Rruga e natyrës do të lihet E familjet do të jenë si drithi,që u shpërndanë e asgjë s´mund t´i mbledhë më. Do të jetë pra një botë tjetër Si një kalë i harlisur do të sillet çdokush përreth Do shkojnë pa udhëheqje nga të gjitha drejtimet I mjeri kalorës,që nget këtë kalë Ai s´ka për të patur shporë.
XVIII.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Njerëzit nuk do t´i nënshtrohen Ligjit të Perëndisë Ata do të dojnë ta ngasin jetën si një kalë Ata do të dojnë t´i zgjedhin fëmijët në bark të grave të tyre E ti mbysin,ata që nuk u pëlqejnë. Por kush do të jetë njeriu,që e mban veten për Zot? Pushtetarët do të kenë tokën më të mirë,e gratë më të bukura Të vobekët e të dobtit do të jenë si berra Çdo kasolle mjerane do të jetë një kështjellëburg Tutá do të gërryejë si helmi çdo zemër.
XIX.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Do të ketë një Urdhër Ligji i tij do jetë urrejtja e arma e tij helmi Ai do të dojë përherë e më shumë ar sundim mbi të gjithë të përhapë E shërbëtorët e tij do të lidhen me njëri-tjetrin përmes një puthje gjaku. Të drejtët e të dobëtit do t´u binden rregullave të tyre Pushtetarët do t´i vihen në shërbim Ligji i vetëm do të jetë ai,i cili do të thuhet në hije Ai do do t´a shesë helmin deri nëpër kisha E bota endet me skorpion nën shojet e saj.
XX.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Shumë njerëz do rrinë me duar të shtrira Ose do enden me sy të zbrazët,pa ditur,se ku Se s´do kenë më farkëtar,ku të mundin të farkëtojnë hekurin e tyre E s´do kenë më një arë,që të mundin ta lërojnë. Ata do jenë si një kokërr farë,që nuk nxjerr rrënjë Të përhumbur e lakuriq,të poshtëruar e pa shpresë Më të rinjtë e më pleqtë shpesh pa shtëpi Atyre veç do t´u mbetet,për shërim tyrin të shkojnë në luftë E më parë do luftojnë vetveten e pastaj jetën e tyre urrejnë.
XXI.
Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen Sëmundjet e ujit,e qiellit e të tokës Do godasin njeriun e kërcënojnë atë Ai do rindërtojë atë që ka shkatërruar vetë, e atë që ka mbetur,do t´a ruaj Ai do ketë frikë për ditët,që ka përpara. Por do jetë vonë Shkretëtira do mbulojë tokën,e uji do jetë thellë e më thellë Do rrjedhë në ditë të caktuara e do marrë me vete gjithçka,si një botëpërmbytje Për shkak të tij s´do ketë për tokën të nesërme E ajri do gërryejë trupat e më të dobtëve.
XXII.
Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit Toka do lëkundet në shumë vende,e qytetet do të shemben Gjithçka,që u ndëtua pa këshillën e të diturit do kërcënohet dhe shembet Balta do varrosë nën vete fshatrat, e toka do të hapet nën pallate. Njeriu do të jetë kryeneç,se ai është i zotëruar nga krenaria Ai s´ka për t´a dëgjuar paralajmërimin,që toka atij përherë i thërret Flakadanët do t´a shkatërrojnë Romën e re Të varfërit e barbarët edhe pse aty janë legionet do të plaçkisin pasuritë e braktisura.
XXIII.
Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit Dielli do t´a djegë tokën Ajri (shën.i përkhyesit.- këtu ndoshta Ozoni) nuk do të mbrojë më nga zjarri Ai do të jetë vetëm një perde e vrimosur E drita djegëse do të gërryejë sytë e lëkurën. Deti do shkumohet si ujë i vluar Lumenjtë qytetet do të varrosen Kontinente të tërë do të zhduken Njerëzit do të arratisen nëpër male E do të fillojnë të rindërtojnë e harrojnë,se çfarë ndodhi.
XXIV.
Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit Njerëzit do të munden t´u japin jetë mirazheve Shqisat do gënjehen,e ata kujtojnë se prekin,çfarë nuk është Ata do ecin rrugë,që vetëm sytë mund t´i shohin E kështu ëndrra do bëhet vërtetësi. Por njeriunuk do mundë të dallojë midis asaj, çfarë është,e asaj,çfarë nuk është Ai do humbasë ndër labirinte të rremë Ata,që munden t´u japin jetë iluzioneve do të luajnë me njerëzit mirëbesues e do t´i mashtrojnë ata E shumë njerëz do bëhen si qena të nënshtruar.
XXV.
Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit Kafshët,që Noa mori në arkën e tij nuk do të jenë më në duart e njeriut Që kafshët ka ndryshuar sipas dëshirës së tij E kush do kujdeset për vuajtjen e tyre pambarim? Njeriu do formojë çdo qënie të gjallë,si ia ka ënda E ai do të ketë vrarë shumë prej tyre Çfarë do ndodhë me njeriun,që ligjet e jetës ka ndryshuar Që nga kafsha e gjallë bënte një lëmsh argjilë Do të jetë ai shëmbëlltyrë e Perëndisë apo fëmijë i dreqit?
XXVI.
Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit Duhet të kihet frikë për fëminë e njeriut Helm e pashpresmëri do t´a përgjojnë Njeriu do dëshirojë vetëm për vete e jo për hir të tij ose për jetën Ai(fëmia) do yshtet,e nganjëherë njeriu do shesë trupin e tij. Por vetë ai,që nga të tijët do mbrohet Do të kërcënohet,të ketë një shpirt të vdekur Ai do jetojë në lojë e imazhe Që do t´a udhëheqë,se ai s´ka më mjeshtër (këtu:mësues) Askush s´e ka mësuar atë,të shpresojë e veprojë.
XXVII.
Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit Njeriu do t´a mbajë veten për Perëndi,megjithëse ai nuk do të jetë më tepër se nga lindja e tij Ai do godasë gjithmonë,i pushtuar nga inati e xhelozia Por krahu i tij do jetë i fortë nga fuqia ,që ai ka marrë Si Promete qorr do të mundë gjithçka përreth të shkatërrojë. Ai do mbesë xhuxh në shpirt e do ketë fuqitë e një vigani Ai do të ecë përpara me hapa vigani e s´do të dijë,cilën rrugë të marrë Koka e tij do jetë e rëndë nga dituria Por ai nuk do të dijë,përse ai jeton e vdes Ai do jetë si më parë i çmendur,që tund krahët,ose fëmija,që qaravitet.
XXVIII.
Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit Troje të tërë do të bëhen pré lufte Përtej Limës romake e vetë nga zona perandorake e vjetër Njerëzit e të njëjtit qytet do t´i presin gurmazin njëri-tjetrit Këtu do zotërojë luftë mes fiseve e atje mes besimtarëve. Judenjtë e fëmijët e Allahut s´do pushojnë së luftuari E toka e Krishtit do të jetë fushëbeteja e tyre Por të pafetë do të duan të mbrojnë kudo pastërtinë e fesë së tyre E atyre do t´u rrijë përballë veç dyshim e fuqi Ndërsa vdekja ngado përparon si standarti i kohës së re.
XXIX.
Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit Shumë njerëz do të përjashtohen nga jeta njerëzore Ata s´do të kenë asnjë të drejtë,asnjë çati e aspak bukë Ata do të jenë lakuriq e veç trupin e tyre do kenë për të shitur Do t´i hedhin tej shumë larg prej kullave të teprisë së Babilonit. Ata do murmurojnë kërcënueshëm në faj Do të zaptojnë troje të tëra e do të shumohen Ata do të dëgjojnë fallin e shpagimit E do t´i vërsulen kullave krekosëse Do të kenë ardhur kohërat e pushtimit të barbarëve.
XXX.
Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit Njeriu do të hyjë në një labirint të padepërtueshëm Ai do të ketë frikë e mbyllë sytë,se ai s´do mundet të shohë më Ai do të jetë plot inat e në çdo hap do të ndjejë tmerr Por ai do të shtyhet përpara,se nuk do t´i jepet të pushojë. Por zëri i Kasandrës do lartësohet e forcohet E ai s´do t´a dëgjojë Se ai don të ketë gjithnjë e më shumë,e koka e tij do humbasë ndër imazhe Ata që do të bëhen mjeshtrat (kupto:mësuesat) e tij,do t´a mashtrojnë E do të ketë veç më tepër barinj të këqinj.
XXXI.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Njerëzve më në fund do t´u hapen sytë E s´do të ndryhen më në kokat e qytetet e tyre Ata do të munden nga njëri cep i tokës në tjetrin të shohin e kuptojnë njëri-tjetrin Ata do t´a dinë,se,çka godet njërin,lëndon tjetrin. Njerëzit do të formojnë një trup të madh të vetëm Prej së cilit çdonjëri prej tyre është një pjesë e vockël Tok ata do të jenë zemra E do të ketë një gjuhë,që do të flitet nga të gjithë, e kështu më në fund do lindë,e madhja njerëzore.
XXXII.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Njeriu do të ketë pushtuar qiellin Ai do krijojë yje në detin e madh blu të errët E ai do të udhëtojë në atë anije vezulluese Si një Odise i ri,shok i diellit,ndër odise qiellore do shkojë. Por,edhe sundimtar i ujrave ai do të jetë Ai do ndërtojë qytete ujorë të mëdhenj Që prej frutave të detit ushqehen Ai do të banojë në çdo vend banesa të mëdhaja E atij s´do t´i ndalohet asgjë.
XXXIII.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Njerëzit do të munden të lëvizin nën ujë Trupat e tyre do të jenë të rinj,e ata do të jenë peshq E disa do të fluturojnë më lart se zogjtë Sikur guri të mos binte në tokë. Ata do të komunikojnë me njëri-tjetrin Se shpirti i tyre do të jetë i çelur, që të rrokë të gjitha lajmërimet E do të shkëmbejnë ëndrra me njëri-tjetrin E do të jetojnë aq gjatë sa më i vjetri ndër njerëz Ai mbi të cilin flasin Librat e Shenjtë.
XXXIV.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Njeriu do të njohë shpirtin e çdo gjëje Gurin ose ujin,trupin e kafshës apo vështrimin e një tjetri Ai do të depërtojë të fshehtat,të cilat ruheshin nga Zotat e vjetër E ai do të çelë një derë pas tjetrës,në labirintin e jetës së re. Ai do të krijojë,fuqiplotë e shkumëzues si një burim Ai do t´ua mësojë të gjithë njerëzve dijen E fëmijtë do t´i njohin më mirë tokë e qiell,se ndokush para tyre E trupi i njeriut do të bëhet më i madh e më i zhdërvjelltë E mendja e tij do rrokë të gjitha gjërat e do t´i zotërojë ato.
XXXV.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Burri s´do të jetë më i vetmi sundimtar, se do të vijë gruaja,për të marrë skeptrin Ajo do të jetë sundimtarja e kohërave të ardhshme Dhe çfarë ajo mendon,do t´ua detyrojë burrave ajo do të jetë nëna e atij mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit. Ajo do të përhapë ëmblsirën e butë të një nëne pas ditëve të dreqit Ajo do të jetë bukuria pas kohërave të shëmtuara të barbarisë Mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit, do të shndërrohet në një kohë të thjeshtë (të lehtë) Do të duhet(dashurohet) dhe ndahet e ëndërrohet, dhe ëndrrat do të bëhen të vërteta.
XXXVI.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Për njerëzit do të ketë një lindje të dytë Shpirti do të fuqizojë masat njerëzore Që janë NJË në vëllazëri Pastaj do të lajmërohet fundi i kohërave të barbarisë. Do të jetë koha e një fuqie të re në besim Pas ditëve të zeza në fillim të mijëvjeçarit,që vjen pas mijëvjeçarit Do të fillojnë ditët e lumtura Njeriu do të rigjejë rrugën e njeriut E toka do të ketë rishtazi rendin e vet.
XXXVII.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Rrugë do të shpiejnë nga njëri skaj i tokës e i qiellit në tjetrin Pyjet do të jenë përsëri të dendur E shkretëtirat do të ujiten Ujrat do të jenë përsëri të pastër. Toka do të jetë si një kopësht Njeriu do të kujdeset për gjithçka,që jeton Ai do të pastrojë çfarë ai ndyu Ai do ta shohë krejt tokën si atdheun e vet E ai do të mendojë me dituri për të nesërmen.
XXXVIII.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Të gjithë do të jenë si një hap i njëllojtë Njeriu do të dijë gjithçka mbi botën e trupin e tij Sëmundjet do të shërohen përpara se ata të ndodhin Gjithkush do të jetë shëruesi i vetes e i të tjerëve. Njeriu do të ketë kuptuar se,duhet të ndihmohet që të jetohet E njeriu pas kohërave të mbylljes e kurnacërisë do të hapë zemrën e kuletën e tij për të varfërit Ai do të shihet si ruajtësi i rendit njerëzor Dhe kështu do të hapet më në fund një erë(kohë) e re.
XXXIX.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Njeriu do të ketë mësuar të japë e të ndajë Ditët e hidhura të vetmisë do të mbarojnë Ai do të besojë rishtaz në Shpirt E barbarët do të dallohen nga të gjithë. Por kjo do të ndodhë pas luftrave e flakadanëve Do të ngrihet prej rrënojave të shkrumbosura të Babelit Dhe një grusht i hekurt do të nevojitet që rendi të vijë nga rrëmuja Dhe njeriu të rigjejë rrugën e drejtë.
XL.
Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet Njeriu do të dijë se,të gjitha gjallesat janë mbajtës të dritës Dhe se ato janë krijesa që duan të respektohen Ai do të ngrejë qytete të rinj Në qiell,në tokë e në det. Ai do të kujtojë atë që ishte më parë Dhe ai do të dijë të parashikojë se çfarë do të jetë Ai s´do të druhet më aspak nga vdekja e vet Sepse ai do të ketë jetuar shumë jetëra në trup të tij Dhe ai do të dijë se, drita nuk do të shuhet kurrë.
Unë shoh dhe e di
[redakto]Sytë e mi zbulojnë në qiell,se çfarë do të jetë,e unë e mas kohën me një hap.Një dorë më çon tek vendi,që ju nuk e shihni e që për të asgjë nuk dini.
Njëmijë vjet do të kalojnë,e Jeruzalemi nuk do të jetë më qyteti i Kryqëtarëve të Krishtit.Rëra do të varrosë muret e kështjellave tona,armët tona e eshtart tona nën kokrrizat e saja.Ajo do të mbysë zërat e lutjet tona. Të krishterët,që si shtegëtarë nga larg vijnë,aty ku më parë ishte ligji e feja e tyre,nuk do të guxojnë më vetëm të shohin varret e relikat,por vetëm nën shoqërimin e kalorësve judenj,që kanë këtu mbretërinë dhe tempujt e tyre,sikur Krishti të mos kishte vuajtur kurrë në kryq.
Do të jetë një grumbull gjigant të pafesh,që përhapet ngado,e feja e tyre si një daulle do të ushtojë,nga njëri skaj i botës në tjetrin.(1)
Shoh tokën e pamasë. Kontinente,që Herodoti në ëndrrat e tij nuk mundi ti emërtonte,do të vijnë,përtej pyjeve të mëdha,që i përmendi Tacitusi ,e shumë larg në skaj të detit pakufi,që fillojnë pas Shtyllave të Herkulit.(2)
Njëmijë vjet do të kalojnë që nga koha që ne jetojmë,dhe jetët do të bashkohen ngado në Mbretëri e Perandori gjigante.
Luftëra,aq të shumta sa pjesët e një këmishe-zinxhir,të cilat mbajnë kalorësit e urdhërit,do të rrethojnë njëri-tjetrin dhe do të rrëzojnë Mbretëritë e Perandoritë,për të krijuar të reja. (3)
Dhe bujkrobërit,katundarët,të varfërit pa zjarr do të kenë përgatitur njëmijëherë kryengritjen,të korrave,kështjellave e qyteteve do t´u kenë vënë zjarr,gjersa t´u ripet lëkura nga shtati për së gjallë dhe i detyron të mbijetuarit të kthehen në strofkat e tyre. Ata do të përmendin se janë mbretër. (4)
Njëmijë vjet do të kalojnë,dhe njeriu do të ketë pushtuar thellësirat e deteve e të qiellit,dhe ai do do të jetë si një yll në truall. Ai do të ketë fituar fuqinë e diellit dhe do t´a mbajë veten për perëndi dhe mbi tokën e pamatë do të ndërtojë mijëra kulla Babilonase.(5)
Ai do të ngrejë mure mbi gërmadhat e atyre që perandorët romakë dikur patën ndërtuar,dhe ata do të ndajnë edhe një herë legjonet nga hordhitë barbare.
Përtej pyjeve të mëdhenj do të ketë një mbretëri. Kur të shëmben muret,mbretëria do të jetë vetëm ujë i turbullt.
Popujt do të përzihen edhe një herë.(6)
Atëherë do të fillojë mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçrit.
Shoh,dhe unë e di,se çfarë do të ndodhë.Unë jam shkruesi.
Kur të fillojë mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçrit,njeriu do të qëndrojë para hyrjes së errët të një labirinti të padepërtueshëm. Dhe në thellësinë e kësaj nate,ku ai do të futet,shoh sytë e kuq të Minotaurit.
Ruaju prej tërbimit të tij shtazarak,ti,që jeton në mijëvjeçarin që vjen pas mijëvjeçarit.
SHËNIMET
1. Vizion i shtetit Izrael e fuqisë së Islamit në fund shekullin e 20-të. 2. Ai kumtoi zbulimin e Amerikës dhe përmend Atlantikun përtej Gjibraltarit. 3. Me një fjali,Zhan de Vezele lë prapa mijëvjeçarin e dytë,ngritja e kombeve dhe luftërat që i ndajnë ata. 4. Demokracia? 5. Arritjet teknike të udhëtimeve hapësinore(kozmike) dhe të energjisë bërthamore,si edhe padyshim rritja e qyteteve. 6. Vizion nga shembja e Perandorisë Sovjetike,që për Zhan de Vezele shënon fundin e mijëvjeçarit të dytë dhe fillimin e të tretit, " labirinti i padepërtueshëm" ,rrugët e të cilit u ndriçuan nga profecitë e tij.
-- F U N D --