Parashikimet e Gjoni të Jerusalemit

Nga Wikibooks
Shko tek: lundrim, kërko



Parashikimet


nga
Gjoni i Jerusalemit
Përkthyer nga Lekë Mjeku


redaktor
Hipi Zhdripi & Lekë Mjeku
2006




I.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  ari do te jetë në gjak.
  Kush vështron qiellin ,numëron atje napolona
  Kush hyn ne tempull,takon aty tregtarë 
  Huadhënësit bëhen parekëmbyes e fajdexhi
  Shpata do të mbrojë gjarpërin.

  Por zjarri do të përhapet
  Çdo qytet ka për të qenë Sodom e Gomorrë
  E fëmijtë e fëmijëve do të bëhen ré përvëluese
  Ata do të ngrenë flamujt e vjetër.

II.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Njeriu do të popullojë tokë e qiell e det me krijesat e tij
  Ai do të urdhërojë
  Ai do të synojë Fuqinë e Perëndisë
  Ai s´do të njohë kufij.
 
  Por gjithçka do të rikthehet
  Ai do të lëkundet si një mbret i dehur
  Ai do të ngasë si një kalë qorr
  Me shpore do t´a çojë ai kafshën e tij në pyll
  E në fund të rrugës ka për të qenë një humnerë.

III.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Në të gjitha anët e tokës kulla babilonëse do të ngrihen
  Do të jetë Rom e Bizant
  Fushat do të zbrazen
  S´ka për të pasur ligj,vetëm të vetën e atë të grupit të vet.

  Por barbarët do të jenë në qytet
  S´ka për të pasur mjaft bukë për të gjithë
  E lojrat s´do të mjaftojnë më
  E pastaj njerëzit pa të nesërme do të ndezin zjarrin e madh.

IV.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Shumë njerëz do të njohin urinë
  Shumë duar do të bëhen blu nga të ftohtët
  Saqë këta njerëz një tjetër botë do duan të shohin
  E tregëtarët e iluzioneve do të vijnë helm të ofrojnë.(shën.i përkhyesit.- droga)

  Por do të shkatërrojë trupin e prishë shpirtërat
  E ata që gjakun e tyre me helm përziejnë
  Do të bien në grackë si kafshë të egra
  E vrasin e përdhunojnë  e kërcënojnë e grabisin
  E jeta do të bëhet si një apokalips që rikthehet rishtazi.

V.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Çdokush do të përpiqet,sa më shumë të shijojë sa të mundë
  Burri do t´a ndajë gruan aq herë,sa ai e merr
  E gruaja do të shkojë nëpër rrugica e të marrë,kë t´i pëlqejë
  E të lindë fëmijë,pa përmendur emrin e të atit.

  Por asnjë mjeshtër do t´a drejtojë fëminë
  E kushdo midis të gjithë të tjerëve do të jetë vetëm
  Tradita do humbasë
  Ligji ka për t´u harruar
  Si të mos kishte qenë kurrë lajmërimi e njeriu  prapë u bë i egër.

VI.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Babai do të marrë të bijën për epsh të tij
  Burri burrin,gruaja gruan
  Plaku fëminë
  E kjo do të ndodhë para syve të të gjithëve.

  Por gjaku do të bëhet i papastër
  E liga do të përhapet nga shtrati më shtrat
  Trupi do të marrë çdo kalbësirë të dheut
  Fytyrat do të bymehen,gjymtyrët do gërryhen
  Dashuria do jetë kërcënimi më i madh për ata,
  që vetëm mishin njohin. 

VII.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Ai që flet për bé e ligj 
  S´ka për t´u dëgju
  Zëri i atij,që besimin në Krisht predikon
  ka për të buçitë në shkretëtirë.

  Por kudo do të përhapen ujërat e fuqishme të feve të pabesa
  Mesias të rremë do mbledhin njerëz përreth
  E i pafeu ka për t´u armatos si kurrë më parë
  Ai don të flasë për të drejtë e drejtësi,
  feja e tij do të jetë e mprehtë e përvëluese
  Ai do të hakmerret për Kryqëzatën.

VIII.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Uturima e vdekjes si bubullimë do të buçasë mbi dhe
  Barbarët do të përzihen me ushtarët e legionit të fundit
  Njerëzit pazot do të banojnë në zemrën e qyteteve të Shenjta
  Njëri pas tjetrit do bëhen barbarë,të pabesë e egërsira.

  S´ka për të patur më Rend e rregull
  Urrejtja do të përhapet si flakët në një pyll të thatë 
  Barbarët do t´i masakrojnë ushtarët
  Të pafetë do t´i furin fetarët 
  Shtazëria do të jetë e njërit dhe e të gjithëve
  e qytetet do të shemben.

IX.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Njerëzit do gjykohen sipas gjakut e fesë së tyre
  Askush s´do dëgjojë zemrat e fëmijëve që vuajnë
  Ata si zogj të vegjël do të hidhen jashtë foleve
  E askush s´do t´i mbrojë nga dora me dorëzaçeliku.

  Urrejtja do t´përmbysë tokën,që besonte paqësore
  Askush s´do shpëtojë,as pleqtë,as të plagosurit
  Shtëpitë do të shemben e plaçkiten
  Disa do të shkojnë në vend të të tjerëve
  Të gjithë do t´i mbyllin sytë,
  të mos shohin përdhunimet e grave.

X.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Cilido do të dijë,çfarë është në të gjitha anët e kësaj toke
  Njeriu ka për të parë fëmijë,kockat e të cilëve shpojnë lëkurën
  E të tillë,sytë e tyre janë mbuluar me miza
  E të tillë,që gjuhen si minjtë.

  Por njeriu,që sheh këtë,do t´a kthejë fytyrën e tij
  Se ai kujdeset vetëm për veten e tij
  Ai ka për t´u dhënë atyre një grusht drithë si lëmoshë
  Ndërsa ai fle mbi thasë plot
  E çfarë ai me njërën dorë e jep,
  do t´a marri prapë me dorën tjetër.

XI.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Njeriu me gjithçka do të tregtojë 
  Çdo gjë ka për të patur çmimin e vet
  Pemë,ujë e kafshë
  Asgjë s´do të dhurohet me të vërtetë,e gjithçka ka për t´u shitur.

  Por njeriu atëherë s´do të jetë asgjë tjetër sesa pesha e mishit të tij
  Trupi i tij do bëhet pazar si një okë mish
  Veshi i tij e zemra e tij do të merret
  Asgjë s´ka për të qenë më e shenjtë,as jeta as shpirti i tij.
  Për zhguallin vdekatar e gjakun e tij do të grinden,
  si të donin të shqyenin një coftinë.

XII.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Njeriu do t´a ketë ndryshuar faqen e dheut
  Ai ka për t´u mbajt si mjeshtri e përkrahësi i pyjeve e kopeve
  Ai ka për të plugu qiell e dhe
  E brazdën do t´a bëjë përmes lumejsh e detesh.

  Por toka ka për të qenë lakuriqe e jopjellore
  Ajri do të djegë e uji ka për të qelbur
  Jeta do të vyshket,se njeriu do t´i ketë shterruar pasuritë e botës
  E njeriu ka për të qenë vetmitar si një ujk
  Në urrejtjen e tij.

XIII.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Edhe fëmija do të shitet
  Disa do t´i shërbejnë si tabelë qitëse
  Për të gjetur shije në lëkurën e tij të re
  Të tjerë do të përdoren si kafshë të nënshtruara.

  Dobësia e paprekëshme e fëmisë do harrohet
  Dhe e fshehta e tij
  Ai do jetë si një mëz,që do ushtrohet
  Si një qengj,që do pritet e përgjaket
  E njeriu do të njohë vetëm shtazërinë.

XIV.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Shikimi e shpirti i njerëzve do të burgosen
  Ata do të dehen e s´do t´a vërejnë
  Ata,figura e pasqyrime do t´i mbajnë për të vërteta të botës
  Me ta do të bëhet,çfarë njeriu me një dele bën.

  Atëherë do të vijnë bishat grabitqare
  Zogj grabitqarë do t´i mbledhin në tufa,
  që t´i çojnë më lehtë në humnerë
  E t´i ndersejne njërin kundër tjetrit 
  Ata do të qethen,për t´u marrë lesh e lëkurë
  E nëse njeriu mbijeton,do t´i vidhet shpirti.

XV.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Do të sundojnë zotërinj pa fe
  Ata do tua shfaqin turmave të pafajshmin e të urtin
  Ata do t´i fshehin fytyrat e emrat e tyre
  E kështjellat e tyre të forta do humbasin ndër pyje.

  Por ata do të vendosin mbi fatin e gjithçkaje e gjithkujt
  Askush s´ka për të marrë pjesë në tubimet e urdhërit të tyre
  Gjithkush në të vërtetë do besojë të jetë zot i vetvetes,
  të jetë një kalorës e një njeri i lirë 
  Vetëm do të çohen prej fshatrash të egra me fé heretike´
  Por ata do të munden më parë e së gjalli do të digjen.

XVI.

  Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
  Njerëzit do të jenë aq të shumtë
  Saqë do ngjasojnë një turme thneglash,që një shkop futet ndër ta 
  Ata do ngasi përreth,e vdekja do t´i shpërthiqë me thembër
  Si kandrra të përhumbura.

  Lëvizje të mëdha do të bëjnë nga njëri vend në tjetrin
  Lëkura e kaftë do përzihet me të bardhën
  Feja e krishterë me atë të pafeut
  Disa do predikojnë paqen e premtuar
  Por nga të katër anët do të luftojnë fise armiqësore.

XVII.

   Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
   Njerëzit do të dojnë t´i kapërcejnë të gjithë kufijtë
   Nëna do të jetë flokëthinjë si një plakë (shën.i përkhyesit.- plaka do të lindi fëmijë)
   Rruga e natyrës do të lihet
   E familjet do të jenë si drithi,që u shpërndanë e asgjë s´mund t´i mbledhë më.
                                   
   Do të jetë pra një botë tjetër
   Si një kalë i harlisur do të sillet çdokush përreth
   Do shkojnë pa udhëheqje nga të gjitha drejtimet
   I mjeri kalorës,që nget këtë kalë
   Ai s´ka për të patur shporë.

XVIII.

   Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
   Njerëzit nuk do t´i nënshtrohen Ligjit të Perëndisë
   Ata do të dojnë ta ngasin jetën si një kalë
   Ata do të dojnë t´i zgjedhin fëmijët në bark të grave të tyre
   E ti mbysin,ata që nuk u pëlqejnë.

   Por kush do të jetë njeriu,që e mban veten për Zot?
   Pushtetarët do të kenë tokën më të mirë,e gratë më të bukura 
   Të vobekët e të dobtit do të jenë si berra
   Çdo kasolle mjerane do të jetë një kështjellëburg
   Tutá do të gërryejë si helmi çdo zemër.

XIX.

   Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
   Do të ketë një Urdhër
   Ligji i tij do jetë urrejtja e arma e tij helmi
   Ai do të dojë përherë e më shumë ar
   sundim mbi të gjithë të përhapë
   E shërbëtorët e tij do të lidhen me njëri-tjetrin përmes një puthje gjaku.

   Të drejtët e të dobëtit do t´u binden rregullave të tyre
   Pushtetarët do t´i vihen në shërbim
   Ligji i vetëm do të jetë ai,i cili do të thuhet në hije
   Ai do do t´a shesë helmin deri nëpër kisha
   E bota endet me skorpion nën shojet e saj.

XX.

   Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
   Shumë njerëz do rrinë me duar të shtrira
   Ose do enden me sy të zbrazët,pa ditur,se ku
   Se s´do kenë më farkëtar,ku të mundin të farkëtojnë hekurin e tyre
   E s´do kenë më një arë,që të mundin ta lërojnë.

   Ata do jenë si një kokërr farë,që nuk nxjerr rrënjë
   Të përhumbur e lakuriq,të poshtëruar e pa shpresë
   Më të rinjtë e më pleqtë shpesh pa shtëpi
   Atyre veç do t´u mbetet,për shërim tyrin të shkojnë në luftë
   E më parë do luftojnë vetveten e pastaj jetën e tyre urrejnë.

XXI.

   Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
   Sëmundjet e ujit,e qiellit e të tokës
   Do godasin njeriun e kërcënojnë atë
   Ai do rindërtojë atë që ka shkatërruar vetë,
   e atë që ka mbetur,do t´a ruaj
   Ai do ketë frikë për ditët,që ka përpara.

   Por do jetë vonë
   Shkretëtira do mbulojë tokën,e uji do jetë thellë e më thellë
   Do rrjedhë në ditë të caktuara e do marrë me vete gjithçka,si një botëpërmbytje
   Për shkak të tij s´do ketë për tokën të nesërme
   E ajri do gërryejë trupat e më të dobtëve.

XXII.

   Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit 
   Toka do lëkundet në shumë vende,e qytetet do të shemben
   Gjithçka,që u ndëtua pa këshillën e të diturit
   do kërcënohet dhe shembet
   Balta do varrosë nën vete fshatrat,
   e toka do të hapet nën pallate.

   Njeriu do të jetë kryeneç,se ai është i zotëruar nga krenaria
   Ai s´ka për t´a dëgjuar paralajmërimin,që toka atij përherë i thërret
   Flakadanët do t´a shkatërrojnë Romën e re
   Të varfërit e barbarët edhe pse aty janë legionet 
   do të plaçkisin pasuritë e braktisura.

XXIII.

   Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit 
   Dielli do t´a djegë tokën
   Ajri (shën.i përkhyesit.- këtu ndoshta Ozoni) nuk do të mbrojë më nga zjarri
   Ai do të jetë vetëm një perde e vrimosur
   E drita djegëse do të gërryejë sytë e lëkurën.
 
   Deti do shkumohet si ujë i vluar
   Lumenjtë qytetet do të varrosen
   Kontinente të tërë do të zhduken
   Njerëzit do të arratisen nëpër male
   E do të fillojnë të rindërtojnë e harrojnë,se çfarë ndodhi.

XXIV.

   Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit 
   Njerëzit do të munden t´u japin jetë mirazheve 
   Shqisat do gënjehen,e ata kujtojnë se prekin,çfarë nuk është
   Ata do ecin rrugë,që vetëm sytë mund t´i shohin
   E kështu ëndrra do bëhet vërtetësi.

   Por njeriunuk do mundë të dallojë midis asaj,
   çfarë është,e asaj,çfarë nuk është
   Ai do humbasë ndër labirinte të rremë
   Ata,që munden t´u japin jetë iluzioneve
   do të luajnë me njerëzit mirëbesues e do t´i mashtrojnë ata
   E shumë njerëz do bëhen si qena të nënshtruar.

XXV.

   Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit 
   Kafshët,që Noa mori në arkën e tij
   nuk do të jenë më në duart e njeriut
   Që kafshët ka ndryshuar sipas dëshirës së tij
   E kush do kujdeset për vuajtjen e tyre pambarim?

   Njeriu do formojë çdo qënie të gjallë,si ia ka ënda
   E ai do të ketë vrarë shumë prej tyre
   Çfarë do ndodhë me njeriun,që ligjet e jetës ka ndryshuar
   Që nga kafsha e gjallë bënte një lëmsh argjilë
   Do të jetë ai shëmbëlltyrë e Perëndisë apo fëmijë i dreqit?

XXVI.

   Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit 
   Duhet të kihet frikë për fëminë e njeriut
   Helm e pashpresmëri  do t´a përgjojnë 
   Njeriu do dëshirojë vetëm për vete e jo për hir
   të tij ose për jetën
   Ai(fëmia) do yshtet,e nganjëherë njeriu do shesë trupin e tij.

   Por vetë ai,që nga të tijët do mbrohet
   Do të kërcënohet,të ketë një shpirt të vdekur
   Ai do jetojë në lojë e imazhe 
   Që do t´a udhëheqë,se ai s´ka më mjeshtër (këtu:mësues)
   Askush s´e ka mësuar atë,të shpresojë e veprojë.

XXVII.

   Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit 
   Njeriu do t´a mbajë veten për Perëndi,megjithëse ai
   nuk do të jetë më tepër se nga lindja e tij
   Ai do godasë gjithmonë,i pushtuar nga inati e xhelozia
   Por krahu i tij do jetë i fortë nga fuqia ,që ai ka marrë
   Si Promete qorr do të mundë gjithçka përreth të shkatërrojë.

   Ai do mbesë xhuxh në shpirt e do ketë fuqitë e një vigani
   Ai do të ecë përpara me hapa vigani e s´do të dijë,cilën rrugë të marrë
   Koka e tij do jetë e rëndë nga dituria
   Por ai nuk do të dijë,përse ai jeton e vdes
   Ai do jetë si më parë i çmendur,që tund krahët,ose fëmija,që qaravitet.

XXVIII.

   Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit 
   Troje të tërë do të bëhen pré lufte
   Përtej Limës romake e vetë nga zona perandorake e vjetër
   Njerëzit e të njëjtit qytet do t´i presin gurmazin njëri-tjetrit
   Këtu do zotërojë luftë mes fiseve e atje mes besimtarëve.

   Judenjtë e fëmijët e Allahut s´do pushojnë së luftuari
   E toka e Krishtit do të jetë fushëbeteja e tyre
   Por të pafetë do të duan të mbrojnë kudo pastërtinë e fesë së tyre
   E atyre do t´u rrijë përballë veç dyshim e fuqi
   Ndërsa vdekja ngado përparon si standarti i kohës së re.

XXIX.

   Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit 
   Shumë njerëz do të përjashtohen nga jeta njerëzore
   Ata s´do të kenë asnjë të drejtë,asnjë çati e aspak bukë
   Ata do të jenë lakuriq e veç trupin e tyre do kenë për të shitur
   Do t´i hedhin tej shumë larg prej kullave të teprisë së Babilonit.

   Ata do murmurojnë kërcënueshëm në faj
   Do të zaptojnë troje të tëra e do të shumohen
   Ata do të dëgjojnë fallin e shpagimit
   E do t´i vërsulen kullave krekosëse
   Do të kenë ardhur kohërat e pushtimit të barbarëve.

XXX.

   Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit 
   Njeriu do të hyjë në një labirint të padepërtueshëm
   Ai do të ketë frikë e mbyllë sytë,se ai s´do mundet të shohë më
   Ai do të jetë plot inat e në çdo hap do të ndjejë tmerr
   Por ai do të shtyhet përpara,se nuk do t´i jepet të pushojë.

   Por zëri i Kasandrës do lartësohet e forcohet
   E ai s´do t´a dëgjojë
   Se ai don të ketë gjithnjë e më shumë,e koka e tij
   do humbasë ndër imazhe
   Ata që do të bëhen mjeshtrat (kupto:mësuesat) e tij,do t´a mashtrojnë
   E do të ketë veç më tepër barinj të këqinj.

XXXI.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Njerëzve më në fund do t´u hapen sytë
   E s´do të ndryhen më në kokat e qytetet e tyre
   Ata do të munden nga njëri cep i tokës në tjetrin
   të shohin e kuptojnë njëri-tjetrin
   Ata do t´a dinë,se,çka godet njërin,lëndon tjetrin.

   Njerëzit do të formojnë një trup të madh të vetëm
   Prej së cilit çdonjëri prej tyre është një pjesë e vockël
   Tok ata do të jenë zemra
   E do të ketë një gjuhë,që do të flitet nga të gjithë,
   e kështu më në fund do lindë,e madhja njerëzore.

XXXII.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Njeriu do të ketë pushtuar qiellin
   Ai do krijojë yje në detin e madh blu të errët
   E ai do të udhëtojë në atë anije vezulluese 
   Si një Odise i ri,shok i diellit,ndër odise qiellore do shkojë.

   Por,edhe sundimtar i ujrave ai do të jetë
   Ai do ndërtojë qytete ujorë të mëdhenj
   Që prej frutave të detit ushqehen
   Ai do të banojë në çdo vend banesa të mëdhaja
   E atij s´do t´i ndalohet asgjë.

XXXIII.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Njerëzit do të munden të lëvizin nën ujë
   Trupat e tyre do të jenë të rinj,e ata do të jenë peshq
   E disa do të fluturojnë më lart se zogjtë
   Sikur guri të mos binte në tokë.

   Ata do të komunikojnë me njëri-tjetrin
   Se shpirti i tyre do të jetë i çelur,
   që të rrokë të gjitha lajmërimet
   E do të shkëmbejnë ëndrra me njëri-tjetrin
   E do të jetojnë aq gjatë sa më i vjetri ndër njerëz
   Ai mbi të cilin flasin Librat e Shenjtë.

XXXIV.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Njeriu do të njohë shpirtin e çdo gjëje
   Gurin ose ujin,trupin e kafshës apo vështrimin e një tjetri
   Ai do të depërtojë të fshehtat,të cilat ruheshin nga Zotat e vjetër
   E ai do të çelë një derë pas tjetrës,në labirintin e jetës së re.

   Ai do të krijojë,fuqiplotë e shkumëzues si një burim
   Ai do t´ua mësojë të gjithë njerëzve dijen
   E fëmijtë do t´i njohin më mirë tokë e qiell,se ndokush para tyre
   E trupi i njeriut do të bëhet më i madh e më i zhdërvjelltë
   E mendja e tij do rrokë të gjitha gjërat e do t´i zotërojë ato.

XXXV.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Burri s´do të jetë më i vetmi sundimtar,
   se do të vijë gruaja,për të marrë skeptrin
   Ajo do të jetë sundimtarja e kohërave të ardhshme
   Dhe çfarë ajo mendon,do t´ua detyrojë burrave
   ajo do të jetë nëna e atij mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit.

   Ajo do të përhapë ëmblsirën e butë të një nëne pas ditëve të dreqit
   Ajo do të jetë bukuria pas kohërave të shëmtuara të barbarisë
   Mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,
   do të shndërrohet në një kohë të thjeshtë (të lehtë) 
   Do të duhet(dashurohet) dhe ndahet e ëndërrohet,
   dhe ëndrrat do të bëhen të vërteta.

XXXVI.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Për njerëzit do të ketë një lindje të dytë
   Shpirti do të fuqizojë masat njerëzore
   Që janë NJË në vëllazëri
   Pastaj do të lajmërohet fundi i kohërave të barbarisë.

   Do të jetë koha e një fuqie të re në besim
   Pas ditëve të zeza në fillim të mijëvjeçarit,që vjen pas mijëvjeçarit
   Do të fillojnë ditët e lumtura
   Njeriu do të rigjejë rrugën e njeriut
   E toka do të ketë rishtazi rendin e vet.

XXXVII.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Rrugë do të shpiejnë nga njëri skaj i tokës e i qiellit në tjetrin
   Pyjet do të jenë përsëri të dendur
   E shkretëtirat do të ujiten
   Ujrat do të jenë përsëri të pastër.

   Toka do të jetë si një kopësht
   Njeriu do të kujdeset për gjithçka,që jeton
   Ai do të pastrojë çfarë ai ndyu
   Ai do ta shohë krejt tokën si atdheun e vet
   E ai do të mendojë me dituri për të nesërmen.

XXXVIII.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Të gjithë do të jenë si një hap i njëllojtë
   Njeriu do të dijë gjithçka mbi botën e trupin e tij
   Sëmundjet do të shërohen përpara se ata të ndodhin
   Gjithkush do të jetë shëruesi i vetes e i të tjerëve.

   Njeriu do të ketë kuptuar se,duhet të ndihmohet që të jetohet
   E njeriu pas kohërave të mbylljes e kurnacërisë
   do të hapë zemrën e kuletën e tij për të varfërit
   Ai do të shihet si ruajtësi i rendit njerëzor
   Dhe kështu do të hapet më në fund një erë(kohë) e re.

XXXIX.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Njeriu do të ketë mësuar të japë e të ndajë
   Ditët e hidhura të vetmisë do të mbarojnë
   Ai do të besojë rishtaz në Shpirt
   E barbarët do të dallohen nga të gjithë.

   Por kjo do të ndodhë pas luftrave e flakadanëve
   Do të ngrihet prej rrënojave të shkrumbosura të Babelit
   Dhe një grusht i hekurt do të nevojitet
   që rendi të vijë nga rrëmuja
   Dhe njeriu të rigjejë rrugën e drejtë.

XL.

   Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
   Njeriu do të dijë se,të gjitha gjallesat janë mbajtës të dritës
   Dhe se ato janë krijesa që duan të respektohen
   Ai do të ngrejë qytete të rinj
   Në qiell,në tokë e në det.

   Ai do të kujtojë atë që ishte më parë
   Dhe ai do të dijë të parashikojë se çfarë do të jetë
   Ai s´do të druhet më aspak nga vdekja e vet
   Sepse ai do të ketë jetuar shumë jetëra në trup të tij
   Dhe ai do të dijë se, drita nuk do të shuhet kurrë.

Unë shoh dhe e di[redakto]

Sytë e mi zbulojnë në qiell,se çfarë do të jetë,e unë e mas kohën me një hap.Një dorë më çon tek vendi,që ju nuk e shihni e që për të asgjë nuk dini.

Njëmijë vjet do të kalojnë,e Jeruzalemi nuk do të jetë më qyteti i Kryqëtarëve të Krishtit.Rëra do të varrosë muret e kështjellave tona,armët tona e eshtart tona nën kokrrizat e saja.Ajo do të mbysë zërat e lutjet tona. Të krishterët,që si shtegëtarë nga larg vijnë,aty ku më parë ishte ligji e feja e tyre,nuk do të guxojnë më vetëm të shohin varret e relikat,por vetëm nën shoqërimin e kalorësve judenj,që kanë këtu mbretërinë dhe tempujt e tyre,sikur Krishti të mos kishte vuajtur kurrë në kryq.

Do të jetë një grumbull gjigant të pafesh,që përhapet ngado,e feja e tyre si një daulle do të ushtojë,nga njëri skaj i botës në tjetrin.(1)

Shoh tokën e pamasë. Kontinente,që Herodoti në ëndrrat e tij nuk mundi ti emërtonte,do të vijnë,përtej pyjeve të mëdha,që i përmendi Tacitusi ,e shumë larg në skaj të detit pakufi,që fillojnë pas Shtyllave të Herkulit.(2)

Njëmijë vjet do të kalojnë që nga koha që ne jetojmë,dhe jetët do të bashkohen ngado në Mbretëri e Perandori gjigante.

Luftëra,aq të shumta sa pjesët e një këmishe-zinxhir,të cilat mbajnë kalorësit e urdhërit,do të rrethojnë njëri-tjetrin dhe do të rrëzojnë Mbretëritë e Perandoritë,për të krijuar të reja. (3)

Dhe bujkrobërit,katundarët,të varfërit pa zjarr do të kenë përgatitur njëmijëherë kryengritjen,të korrave,kështjellave e qyteteve do t´u kenë vënë zjarr,gjersa t´u ripet lëkura nga shtati për së gjallë dhe i detyron të mbijetuarit të kthehen në strofkat e tyre. Ata do të përmendin se janë mbretër. (4)

Njëmijë vjet do të kalojnë,dhe njeriu do të ketë pushtuar thellësirat e deteve e të qiellit,dhe ai do do të jetë si një yll në truall. Ai do të ketë fituar fuqinë e diellit dhe do t´a mbajë veten për perëndi dhe mbi tokën e pamatë do të ndërtojë mijëra kulla Babilonase.(5)

Ai do të ngrejë mure mbi gërmadhat e atyre që perandorët romakë dikur patën ndërtuar,dhe ata do të ndajnë edhe një herë legjonet nga hordhitë barbare.

Përtej pyjeve të mëdhenj do të ketë një mbretëri. Kur të shëmben muret,mbretëria do të jetë vetëm ujë i turbullt.

Popujt do të përzihen edhe një herë.(6)

Atëherë do të fillojë mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçrit.

Shoh,dhe unë e di,se çfarë do të ndodhë.Unë jam shkruesi.

Kur të fillojë mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçrit,njeriu do të qëndrojë para hyrjes së errët të një labirinti të padepërtueshëm. Dhe në thellësinë e kësaj nate,ku ai do të futet,shoh sytë e kuq të Minotaurit.

Ruaju prej tërbimit të tij shtazarak,ti,që jeton në mijëvjeçarin që vjen pas mijëvjeçarit.


SHËNIMET

1. Vizion i shtetit Izrael e fuqisë së Islamit në fund shekullin e 20-të. 2. Ai kumtoi zbulimin e Amerikës dhe përmend Atlantikun përtej Gjibraltarit. 3. Me një fjali,Zhan de Vezele lë prapa mijëvjeçarin e dytë,ngritja e kombeve dhe luftërat që i ndajnë ata. 4. Demokracia? 5. Arritjet teknike të udhëtimeve hapësinore(kozmike) dhe të energjisë bërthamore,si edhe padyshim rritja e qyteteve. 6. Vizion nga shembja e Perandorisë Sovjetike,që për Zhan de Vezele shënon fundin e mijëvjeçarit të dytë dhe fillimin e të tretit, " labirinti i padepërtueshëm" ,rrugët e të cilit u ndriçuan nga profecitë e tij.


-- F U N D --