Përsëri për Marin Barletin dhe Skënderbeun

Nga Wikibooks

MOIKOM ZEQO

Veprën për Skënderbeun Marin Barleti i’a ka kushtuar jo rastësisht, Don Ferrante Kastriotit, të cilin e quan nipin e Heroit. Është e qartë që Marin Barleti ka kontaktuar me familjarët dhe pasardhësit e Gjergj Kastriotit, dhe prej tyre ka marr një informacion që ishte i gjallë jo vetëm në kujtesë por edhe reliket apo ndoshta edhe tëtrashëgimit të dorëshkrimeve dhe dokumenteve që mund të dispononin.Është Ferrante Kastrioti i cili duhet ti ketë ofruar Barletit portretin nëgravurë një shëmbëlltyre reale dhe autentike siçjanë portretet kryesore mbi familjen, ku i pari i saj ishte i famshëm.Është folur dhe shkruar shumë për veprën Barletiane,për subjektin, për shtjellimin dhe karakterin historik. Por është thënë pak ose aspak për dy Parafjalët,- që Barleti i ka shkruar në mënyrë koncize dhe konceptuale jo vetëmpër faktin se çfarë mendon ky autor për librin e tij por qëpërbën një materie tëbotëkuptimit, si dhe tëpikëpamjeve të tij botëkuptimore dhe diturake.Parafjala e parë-është në krye të veprës dhe nis me renditjen e arsyeve pse Barleti e ka shkruar veprën e tij, duke ju drejtuar në mënyrë intime emrit të Ferranto Kastriotiti,- cili ka shumë gjasa të ketë ndihmuar financiarisht edhe për botimin e librit. Barleti e nis Parathënien,-duke evokuar të Kaluarën e cila në raport me gjendjen aktuale të kohës së tij ishte madhështore ndërsa është krijuar një vështirësi për ta kuptuar siç duhet këtë të Kaluar për hir të së Tashmes aspak të lavdishme dhe gjendjes së robëruar nga turqit e Arbërisë. Kjo mund të krijonte një gjendje dyzimi,- ndaj Barleti shprehet: “mund të vendos t’ia nis punës që kam marr përsipër të shkruaj, apo më mirë të heq dorë prej saj para çdo përpjekje, gjersa ende nuk e kam prekur, duke pasur frikë se mos, në kundërshtim me atë që Historia e kërkon me të madhe, unë dal pak i besuar për njerëzit, tëcilët e gjykojnë vetvetiu mëtepër tëKaluarën në bazë të të Tanishmes, sesa peshojnë të Tanishmen në bazë të së Kaluarës, me habi aq të madhe për fatin njerëzor, saqë ajo çka vet mua, sigurisht në fillim më tronditi jo pak, megjithëseunë jam një spektator jo i huaj i lirisë së dikurshme, të gabonte cilindo, edhe atë më të mirin. Sepse më duket mjaft e besueshme që gjendja nga ajo lumturi e dikurshme të jetë rrokullisur nënjëmynxyre aq të madhe dhe , ta them kështu, në një mjerim që e ka kaluar kufirin”.

Por kjo që iu ka ndodhur Arbërve dhe Arbërisë ju ka ndodhur dhe popujve tëtjerë Ballkanik, Barleti përmend gjendjen jo më pak të pajtueshëm të grekëve , që dikur ishin zotër kulturor dhe që tani “janë zhytur bashkë me ne nënjëskallveri tëpërhershme”. Për kronikanin Marin Barleti ky ndryshim kaq i papritur në rrokullisjen e fatit , tënjë populli apo të disa popujve duket gati i pabesueshëm.-Greqia,(këtunënkuptohet edhe Bizanti) sipas Barletit hyri nëzgjedhën turke njëkohësisht me pakësimin e heshtur të sundimit të saj, kurse romakëtharxhuan gati më pak kohë në humbje sesa në fitimin e sundimit. Duke dhënëkëto shembuj Barleti shton “Marr guximin tëpërziejçështjet tona (domethënëtë Arbërisë) nëçështje aq të vjetra dhe tëmëdha”.Në rrafshin e krahasimit të ngjarjeve historike Barleti shprehet se “përkundrazi, lumturia dhe lavdia Epirote (domethënë Arbërore) u përplasën përdhe nga kulmi i saj me nam, pothuajse nënjëçast dhe liria u shemb dhe u thërrmua aq keq, saqë të mos duket tani me asnjë gjurmë e burrëri aq të madhe asnjë shenje të stërlashtë”.Barleti përfytyron që edhe sikur të ngjallej Aleksandri i Madh apo dhe Pirro Epiri (të dy i konsideron si paraardhës tëArbërorve) nuk do ta njihnin vendin e origjinës, që e quan “Nënën e Kryetrimave”, por do ta braktisin këtë vend që e patën lenëvatërtëlirisë dhe do ta përbuznin si të vetmuar. Dhe Barleti krejt i vetëdijshëm shkruan “por duke i lënë mënjan lotëtpërkohë aq të lashta, le të kthej mendjen, ashtu siç e kam dhënëfjalënsiç ia kam vënë dikur qëllim vetes, nëkohët më të reja”.

Nga ky kuptojmë se Barleti nga ideja për tëpërshkruarveprënpërSkënderbeun ka qenëshumë e hershme. Madje mund të thuhet se nëbazë të botimit të rrethimit tëShkodrës, ky autor mund tëketë menduar paralelisht që të shkruaj për Skënderbeun, sepse “ka dhënëfjalën” pra është betuar dhe angazhuar në këtë aksion, kuptohet nëemër tëdashurisë për atdheun.Skënderbeu dhe trimat e tij u shquan kundër sulmeve dhe forcave turke të Lindjes dhe me trimëritë e tyre luftarake ata bën “që tërë bota të mos i’ua hiqte sytë “. Por veprimet luftarake të Skënderbeut nuk ishin brenda kufijve të tij. Lavdinë e Skënderbeut Barleti e shënjon edhe “përtej kufijve” siç është aleanca me Huniadin e Hungarisë, apo për ekspeditën që ndërmori Skënderbeu nëItalinë e Jugut 1461-1462, në ndihmë të Mbretit Ferdinad të Mbretërisë së Napolit, kundër tëcilit ishin rebeluar forcat ushtarake të Rene Anzhus, që ishte një pretendent Francezë për rrëmbimin e fronit mbretëror të Napolit.Të gjitha këto fitore bënqë kudo “të ushtonte emri i Lirisë “. Por tani, që Skënderbeu ka vdekur “vajti dhe shkoi papritur , si prej ndonjë pikëllimi të pamasëçdo fat dhe burrëri. Kjo ndodh që në atë vend (në Arbëri) të mos gjesh, gjë që e përsëris shpesh, as vis, as trup, as frymë, as zë të lirë. Dhe ka pllakosur një mjerim i tillësaqë shpesh bëjnëçudi, se me mënyrë do të mund t’ia dalim ne (vini re që Barleti thotë “ne”, – domethënë e identifikonorigjinën e tij me Arbërorët) dhe ti durojmëkëtotë zeza, po të mos e përmbajë fati ndotë neveri dhe te quajmë mjaft dënimet që keni vuajtur. Prandaj nuk do ta thosha ndoshta kot se Epiri (domethënë Arbëria) vdiq bashkë me Kryetrimin, qoftë sepse kështu e deshi rregullsia e fatit, qoftë sepse e tillë ishte burrëria dhe Fati i tij. Por, ndërsa po e ngre padyshim aq lartë këtëburrë, barra që ka marr përsipër mërëndon dhe mëtrembmëshumë, sepse unë i peshoj mirë forcat e mija dhe kam parasysh madhësinë e punës dhe lëndën e gjerëpër tu shkruar e cila do të duhej të trajtohej nga njëpenëmë me Fat.”Pra puna përtë shkruar përSkënderbeun ka qenë jo e lehtë dhe është dashur mund i madh. Përtej modestisë si një mënyrëtë shprehuri dhe të sinqeritetit tëvetvetes, prapëseprapëështë Barleti ai që arriti të realizoj atë që dukej e pamundur, apo e pa formulueshme dot. Dhe ja sesi shprehet Barleti: “Megjithatë, edhe padashur, mua po më rrëmbente prej kohesh kjo dëshirë, e ndoshta jo pa vend, sepse dhe dashuria e veçantë ndaj atdheut, edhe heshtja e mbajtur prej meje edhe në këtë ditë me shfajësojnë ka shumë jetë tanimë që unë ju them sinqerisht të vërtetën,po e bëj zap këtë dëshirë për të shkruar, po hedh poshtë lutjet e shumta të miqve të cilët ma kërkonin këtë me ngulmë, duke pritur më zjarr në zemër, që kjo lëndë kaq e gjerë të nxiste ndonjë shkrimtare, i cili të lironte mua nga kjo barrë, duke u kujdesur njëkohësisht edhe për mua, edhe për lavdinë e burrit aq të shquar dhe duke shpëtuar nga harresa, që tani sapo vjen dhe po havitet dhe po trashet pa u ndjerë.” -Në Parafjalë, shprehja e gjendjes shpirtërore të autorit është edhe pjesë e klimës intelektuale të kohës dhe bashkëkohësve të tij. Por Barleti nuk rri pa bërë dhe një polemike tëveçantë,- ndonëse nuk përmend emra konkret, por polemika dhe kritika e tij ka të bëjë me bashkëkombësit e ditur të cilët kanë qenë gjithashtu të famshëm, që kanë botuar vepra por nuk kanë bërë deri më sot diçka të denjë për vet Skënderbeun. Po kujt i drejtohet kështuMarin Barleti? Ka shumë gjasa që ai mund ta ketë pasur tehun e preut tëpolemikës ndaj bashkëqytetarit të tij nga Shkodra, pikërisht ndaj Marin Becikemit. Barleti thotë “por asnjë njeri deri tani nuk e ka pëlqyer një mund kaq të shenjtë (domethënë për të shkruar për Skënderbeun – shënimi im M.Z.) megjithëse nuk pushojnë së botuari çdo ditë (me falni për shprehjen) fjalimet e reja dhe kujtime të panumërta, deri në shpërdorim, sikur të mos jetë me të vërtet më e shenjtë dhe më e bukur , që t’u lesh brezave të ardhshëm trimërinë, që kanë bërë të tjerët, se sa kujtimet, që kemi pasur vet, me qëllim, që nga përvoja e tyre shembujt për qeverisjen e shteteve dhe të popujve të dalin më të sigurt, sesa mësimet për porositë tona.

Nuk mund të qëndroj, pra më gjatë, që të flas mëlirshëm në një turp të tillë të një shpirti mosmirënjohës, bashkë me të tjerët, dhe pëlqeva që të dukem, ndoshta, për ata që mendojnë kështu, më fortë i pacipë sesa disi malok. Dhe asnjë mundim apo frikë nuk më bëri tanimë që të hiqja dorë nga të shkruarit, ashtu si atë (domethënë Skënderbeun – shënimi im M.Z) nuk e prapësoj asgjë nga të vepruarit, sidomos, sepse kjo gjë (të shkruarit për Skënderbeun- shënimi im M.Z), që ndryshe mund ti interesoj kujtdo, më takon sidomos mua.”Marin Barleti kështu e quan veprën e tij si përcaktimin e një misioni. Si është një misionar i shkrimit tëhistorisë , ose është ai qe ka ekskluzivitetin e të shkruarit për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Ky mision e lartëson Heroin por edhe atë që e paraqet shëmbëlltyrën e Skënderbeut përballë të gjithëve, në procesin e një krijimit të monumentalitetit njerëzor dhe historik të bëmave heroike dhe liridashës.

Barleti s’mund të rrinte pa e bërë dhe pa e kryer misionin e tij, sepse “me të vërtet, sado që nuk konsiderohen aq fajtor për mosmirënjohjen ata, që nuk lënë në monumente letrare trimëritë e popujve dhe shteteve të jashtme, por mua më duket se nuk ka turp më të madh mosmirënjohjeje se sa të sillesh kësisoj me atdheun, qëndërsa ka mundësinë ta ruash në një mënyrë nga vdekja dhe koha, pikërisht këtë gjë të lësh mënjan, i stepur nga një turp i paqenë, ngaqë nuk mundesh, siçthonë të shtish dorën në vet burimin (domethënë të futesh në përmbajtjen e gjërave dhe ngjarjeve – shënimi im M.Z ), sado që duhet të ruhemi fortë, qëlënda e parëtë mos e kaloj penës dhe që ne të mos marrim përsipër një barrë tëpabarabartë me fuqitë tona, prapëseprapë puna e gjykatësit të drejtë do të jetë që tëçmojë sesa zjarr dashuria e ka pasur kush për hir të atdheut dhe jo sa vlerë, sepse për Perëndinë e pavdekshme, cila rëndësi dhe cila vlerëligjërimi do të ishte ajo që nuk do tëdërrmohej nga pesha kaq e madhe e punës, dhe nga rrethi kaq i gjerë dhe nga lakmia e veprave tëbëra?”I tërë fragmenti tekstor i mësipërm ka të bëj me raportet midis përmbajtjes dhe formës, të shtjellimit dhe të ligjërimit, të përputhjes dhe identiteteve kuptimore, por dhe peshëssë veçantë të talenteve të ndryshme që mund të shkruanin njëkohësisht të njëjtin subjekt. Duket sikur kemi një pasazh Horacian të retorikës dhe një hulumtim estetik të mirëfilltë dhe krejt logjik por dhe të jashtëzakonshëm për epokën. Spikat kultura e Barletit dhe njohja e thellë e laboratorit krijues, që përbën një nga gjërat më të fshehta, më enigmatike, të harmonizimit të vlerave shpirtërore, dhe sidomos duke pasur parasysh rastin ,nga pikëpamjet metodologjike, vërejtjet dhe kërkesat e thugëta të Barletit janë të qarta, të guximshme, dhe i përgjigjen vërtetësisë dhe praktikës shkrimore.

Pjesa përmbyllëse e parafjalës është shkruar gati me një stil të pazakontë eseistik, ndoshta mund të konsiderohet si një nga fragmentet eseistike më të bukura përnjëantologji të zgjedhur eseistike të sendërtuar nga dijetarët e kombit tonë. Dhe ja sesi e artikulon Barleti problematikën dhe njësitë e veta, paradokset e të shkruarit dhe të krijimit , përherë i galvanizuar me njëvetëdijetëpërjetshme, qëdepërton dhe kapërcenkohën : “ngado që kthehen, veprat vigane të burrit (domethënë të Skënderbeut – shënimi im M.Z) mëbërtasin përmendoret e trimërisë, aq të mëdha dhe të gjitha të një admirimi të pashoq, më thërrasin nga çdo anë , saqë mendja mbetet në dyshime, nga mendimi i një pune kaq të madhe . Por, po ai shkak, që më shtyu mua të shkruaj, po ai vet do të ngushëlloj për atë që kam shkruar. Dhe me të vërtet, meqenëse asnjë njeri nuk e ka prekur këtë çështje deri më sot, gjë që e dije, prandaj qëunë, vetëm, nuk do të mund as t’u pëlqej shumë njerëzve, as të përbuzem prej tyre, gjersa nuk gjenden shkrimtarë te tjerë, të ndryshëm dhe tërëndësishëm, që duke i pasur pranë do ti ndihmonin përpjekjet si dhe me shkëlqimet e tyre dhe si shkrimet e mia. Por më ngushëllon ndoshta edhe puna që unë u vet i’u përgjigjem kështu dëshirave të lexuesve dhe brezave kureshtarë të së ardhmes. Unë nuk pata në këtë rrugë asnjë udhëheqës, që herë të mund ti shkoja pas, ta imitoja, herë të përpiqesha dhe t’ia kaloja me vrullin e mendjes, sipas shembullit të të cilit edhe veten time ta rregulloja, edhe rendin atyre që duhet vënë ta trajtoj, nuk pata mundësi të shikoja as analet e vjetra, as histori të reja, të cilat, një njeri të ri dhe që hyn në ide kaq të madh do të jepnin një farë ndihme.

Por, megjithatë, nuk dyshoj kurrsesi se më pas do të jenë të shumtë ata që do të provojnë të hynë, në rrugën e hapur, dhe shenja më të mbara dhe dashamirësinë më të madhe tëperëndive. Përkundrazi, çka më përket muaunë do ta bej, padyshim me dorë në zemër do të përpiqem qëasnjë njeri të mos akuzoj punën time, as për mungese besimi, as për plogështi, sepse unë nuk kam shkruar trillim, por ato që më kanë treguar me kujdes më tëmëdhenjtë dhe ato që kanë parë me sytë e tyre disa që kanë marr pjesë, dhe kanë parasysh besimin e shumë burrave që thonë të vërtetën dhe jo traditën e parëndësishme dhe të pavlerë.”Si përfundim mund të konkludojmë se në këtë rrëfim Urbi et Orbi, MarinBarleti flet në mënyrë të dyshifshtë dhe njëkohësisht si bashkëkohësve të vet ashtu dhe pasardhësve. Për bashkëkohësit ai vëren se dijetare të tjerë të njohur nuk arritën të shkruanin për Skënderbeun, në një kohë që një gjëtë tillë duhet të ishte e pashmangshme plotësisht e drejtë , plotësisht e dëgjuar.Paraqitja e një polemike, të skualifikuar nga emrat pra dhe nga konkretësia e adresës përkatëse, tregon dhe debatet e brendshme që bëheshin në këtë laktë kohor për figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Marin Barleti ishte i qartë se të qënurit misionarë e bënte atë nismëtar dhe të dyja këto nocione kishin një semantikë unike. Por ai dëshmon se në punën e tij ai nuk pati asnjë paraprijës, ose udhëheqës. A ishte ai në dijeni plotësisht i informuar në këtë pikë? A mund ta dinte ai se më përpara tij kishin shkruar dhe të tjerë historian apo dijetar të Italisë dhe të Europës? A flet kështu Marin Barleti për shkak të mundësive të pakta të qarkullimit të informacionit në kohën e tij? Ai nënvizon në mënyrë të prerë “nuk pata mundësi të shikoja as anale të vjetra, as histori të reja”. Pra vepra e tij për Skënderbeun nëtë gjitha kuptimet reale dhe të imagjinueshme quhet prej tij si një Genezis, pra vepra e fillimit. Prandaj ai nuk dyshon se do të ketë pasues, sepse tëshumtë do tëjenë ata që në shekujt që do tëvijnë do tëshkruajnëpërSkënderbeun.Marin Barleti iu drejtohet pasardhësve, jo vetëm atyre që do të jenë në një farë mënyre Skënderbeolog, që do të ndjekin shembullin e tij, por lexuesve të kohërave, njerëzve të specializuar për njohjen e historisë dhe që do ta gjykojnë në fund të fundit me gjakftohtësi dhe në mënyrë parimore përtej emocioneve të shtira dhe dashamirësive të kota në veprën e tij historike.Ndaj jo më kot ai ngul këmbë, thotë në mënyrëtestamentare dhe krenare për vetveten se nuk ka shkruar trillime, në arratiba të sajuara dhe se në procesin shumëvjeçar tëbërjes së kësaj vepre për Skënderbeun, ky autor me kujdes ka dëgjuar seç kanë thënë dëshmitarët okular, disa nga bashkëluftëtaret e Heroit të shumë burrave “që thonë të vërtetën dhe jo vetëm traditën me parëndësi dhe të pavlerë”, pra duke mëtuar të përjashtojë dhe të hedh tutje thurjet dhe sajesat gojëdhënore, ose apoteozat lavdëruese dhe panagjerike.


Parathënia e dytë-është më e shkurtër por gjithashtu lakonike dhe është në fillim të Librit të Shtatë. Kjo gjë parakupton se vepra e Barletit duhet të ketë qenë konceptuar e ndarë në dy vëllime. Vëllimi i parë përmban Nëntë Libra. Vëllimi i dytëpërfshin 6 Libra. E tërë vepra ka kështu 15 Libra. Lind pyetja: Pse Marin Barleti ka shkruar dy Parathënie, veç e veç?Ndoshta ai ka pasur si projekt që ti drejtohej botuesit për të realizuar dy libra për të njëjtin subjekt. Por për arsye të ndryshme në tipografi janë përmbledhur dy vëllime në një. Kështu mund të shpjegohet dhe mund të arsyetohet kjo gjë. Por çfarë thuhet në këtë Parathënie të Dytë? Autori e nis kështu tekstin, rrëfimor, “sa mëlargqëmëçondëshira për të shkruar aq mëtepër e shikoj se me shtohen mundimet bashkë me rëndësinë e ngjarjeve. Dhe tani me të vërtet unë e kuptoj, që nga vet përvoja e punës, se ai dyshim që pata menduar, siç e tregova në fillim të kësaj vepra, lidhur me barrën që i ngarkoja vetes, ska qenë një frikë e kot. Dhe me të vërtet, sado që një pjesë të rrugës unë e kam mbaruar, dhe puna e shkurtuar kështu pak dhe nga pak do të duhej të ma ngrohte zemrën me shpresë dhe të më jepte më tepër fuqi, për ta përfunduar bukur pjesën që më mbetet, prapëseprapë kjo barrë nuk me rendon me pak, sepse fuqitëpër të shkuar më tej më para po mëlëne, dhe vështirësitë e rrugës së kryer, të cilët do të më duhej të më sillnin një farë ngushëllimi për rrugën që do të kryhet pas kësaj më shpien, përkundrazi për vet të menduarit e mundit, të një frike të pakuptueshme, kur shikoj se tani me mbeten gjërat jo më pak të rënda dhe mëtëvështira.”Për Barletin përshkrimi i betejave të Skënderbeut me Sulltan Muratin, por sidomos me Sulltan Mehmetin e II Fatihun rrezikuan ekzistencën e vet shtetit të Skënderbeut dhe se urrejtja e sulmeve të turqve u bën më të ashpra, më me tërbim, edhe për faktin që Sulltan Mehmeti i II kishte një karakter prej natyre të egër që ia kalonte edhe lakmisë dhe largësisë të të atit, Muratit.

Prandaj ai e pushtoi edhe Kostandinopojën. Dhe më në fund Marin Barleti nuk harron të shënoi këto fjalë, që lidhen gjithashtu me procesin e të shkruarit ose të përfundimit deri në fund të një vepre: “prandaj unë nuk e gjykova pa dobi dhe në dukje me njëfarë hyrjeje gjëra kaq të mëdha dhe të tregoj me një Parafjalë të re, gaditjet armikut dhe kështu, duke car siç bëjnë lundërtarët, pak e nga pak detin, herë me erë dhe vela, herë me lopata, të arrij shëndosh e mirë tek caku që i kanë caktuar vetes. Ato, sikurse udhëtari i ndrydhur nga barra e rëndë dhe nga lodhja e rrugës herë rri dhe e merr veten, herë e mban barrën më njërën dhe tjetrën dorë, me zverk dhe me krahë, herë e tërheq gjersa të arrij në vendi e caktuar, kështu dhe unë kujdesem për veten dhe për lexuesit, herë me largime të këndshme, herë duke tërhequr barrën, siç i thonë, me këmbë, në mos mundesha ndryshe, gjersa ti jap fund punës”.

Këtyre të dy parafjalëve nuk duhet harruar për t’i shtuar edhe Parafjalën në librin “Rrethimi i Shkodrës” të botuar në Venedik në 1504. Me to realizohet për herë të parë zhanri i eseistikes në kulturën tonë. Marin Barleti padyshim që ka konsultuar dhe ka parë shumë dokumente. Madje është e pamundur që të mos i ketë parë edhe dokumentet që sot mund të kenë djerë dhe të kenë humbur. Ai ka qenë në kontakt me familjen e Engjëllorëve dhe flet konkretisht për Pal Engjëllin, ai e di se çfarë kanë thënë dhe i citon katër Papë: Papa Eugjenin, Papa Kalikstin, Papa Piun e II si dhe Papa Nikollën. Madje për Papa Piun e II, si një përforcim mendor për tezën tonë se Marin Barleti është njëkohësisht dhe themeluesi i eseistikes, ai shkruan një skicë lakonike për Papa Piun e II. Dhe ja çfarë shkruan Barleti: ” Piu, i cili më parë quhej Enea Silvius, poet, kishte lindur nga baba Silviusi, dhe nëna Victori Sene, nga dera fisnike dhe familja e stërlashtë e Pikolominëve. Ai ishte një burrë që shquhej për virtytin, që spikaste për jetën e llagartë, që dallohej në mënyrë të veçantë për studime humanitare, burrë që të linte në dyshim a kishte më të madhe diturinë apo gojëtarinë. Me një dashuri të zjarrtë për fenë, ai kërkonte mbroftësinë dhe madhërinë e fesë së krishterë dhe ishte adhuruesi dhe mbrojtësi më i madh i saj.Duke kaluar nëpër shkallët e hierarkisë kishtare ai u zgjodh Papë nga Senati i Shenjtë i kardinalëve dhe u nderua nga gjithë sundimtarët e krishterë si ndonjë Hyjni e zbritur prej qiellit dhe prej banesës më të lartë. Piu ka qenë gjithashtu edhe më fatbardhi nga të gjithë në shekullin tonë, prijës paqësor, atë dhe mësues pothuaj i gjithë atyre që merreshin në atë kohë në letrat latine apo greke. Ai ishte një burrë me të vërtet i admirueshëm dhe i denjë për çdo nder, i cili për tërë jetën e tij e shkoi duke lexuar dhe duke shkruar. Dhe ai ka shkruar shumë vëllime, ku ka përmbledhur si çështjet njerëzore, ashtu dhe çështjet hyjnore, ai ka endur historira të shumta dhe të ndryshme bashkë me pozitën e vendeve dhe të lëmshit të të gjithë dheut pothuaj, të cilat nuk është nevoja ti përmendim tani një e për një , sepse ato janë botuar nëpër duar e të gjithëve, që s’pushojnë së lexuari.”Vepra për Skënderbeun e Barletit padyshim do të prekte edhe çështjen e origjinës së familjes së Kastriotëve. Në librin “Rrethimi i Shkodrës” ku përshkruhet beteja homerike e vitit 1478 kundër turqve Marin Barleti e përmend dhe emrin e Skënderbeut duke treguar një fakt që ka ndodhur.Ai shënon “Skënderbeu kur ishte në lulen e moshës dhe fuqisë së vet, pasi pati grumbulluar një ushtri të madhe, u turr në mjediset e Shkodrës dhe nisi ta ngacmonte qytetin tonë, mirëpo në fund hyri në marrëveshje me Venedikun dhe u shpall sundimtar i mbarë provincës dhe i dhanë si dhuratë nënshtetësinë Venedikase”. Është fjala për konfliktin e Skënderbeut me Venedikun jo vetëm me sulmet rreth Shkodrës por dhe për qytetin e Danjës që ka ndodhur gjatë viteve 1447-1448. Pastaj Barleti shton “s’do të mbeten pa përmendur edhe Skënderbeun, princin e Epirotëve, thonë se të parët e tij dhe ai kanë mbretëruar në Maqedoni dhe në Epir 100 vjet “.

Me konvencionalitetin e termave Maqedoni dhe Epir të përsëritura shpesh tek vepra barletiane nënkuptohet gjithmonë vazhdimisht Arbëria Kjo frazë, tepër e shkurtër megjithatë mund të quhet se që në 1504, kur u botua “Rrethimi i Shkodrës” , paralajmëronte librin e ardhëm për Skënderbeun. Por të thuash se të parët e familjes së Kastriotëve janë në hapësirën e tyre ku kanë sunduar prej 100 vjetësh nuk lë të kuptosh ndonjë gjë të madhe, ose në një informacion më të sigurt historikë për vetë origjinën e kësaj familjeje, normalisht pritej që në veprën e posaçme për Skënderbeun Marin Barleti të shkruante më gjerë dhe në mënyrë më të hollësishme për origjinën e familjes së Kastriotëve. Dhe ja çfarë shkruan ky autor “shquhej ndërmjet mbretërve tëvegjël dhe princave te tjerë emri mjaft fisnik i Gjon Kastriotit për sundimet e tij në qytetet e tjera si në Krujëveçanërisht. Dhe meqenëse ne e quajmë me vend që fisi i Skënderbeut të mbete krejt i panjohur por edhe nuk kam ndërmend që të përshkruaj tërë vargun e të parëve të tij, do të jem i kënaqur të prek vetëm njëgjë, se krerët e fisit të Kastriotit kanë rrjedhur nga Mati prej një dere fisnike dhe kanë sunduar në Epir (domethënë në Arbëri – shënimi im M.Z) njëkohësisht me lavdi dhe fatbardhësi. Mbi këta të gjithë, siç fillova të tregojë, që pikërisht Gjoni ai që spikati për urtësi, rëndësi dhe shpirtmadhësitë paepur, pastaj edhe për virtyte te tjera si dhe për bukuri të rrallë të trupit, në ja vlen në këtë rast ta përmend edhe këtë veti”.Do të ishte një informacion fare i shkurtër, për të mos thënë që tregon një mosnjohjeje ose mungesë të plotë të të dhënave apo të një peme gjenealogjike. Nëse Kastriotët janë bërë të njohur si sundimtar të Matit jo më shumë sesa 100 vjet, që i takon gati dy brezave njerëzor, ahere mund të mendohet se emri i kësaj familje përmendet në histori shumë vonë, ndryshe nga Topiajt, Muzakët por dhe Arianitët. Të habit kjo mungesë dokumentare për të parët e familjes së Kastriotëve, kur pritej që Marin Barleti si historian të hulumtonte dhe të shumëfishonte më shumë forcat për të kërkuar dhe gjetur gjera më konkrete dhe fakte për origjinën e familjes në fjalë. Barleti thotë se Gjon Kastrioti dhe gruaja e tij Vojsava lindën nëntë fëmijë, pesë femra: Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën, Mamicën, të tjerët meshkuj: Reposhin, Stanishin, Kostandinin dhe Gjergjin. Barleti nuk harron të shënoj dhe një legjendë për ëndrrën që pa e ëma shtatëzanë me djalin e saj Gjergjin apo se “kur lindi djali, një shenjë tjetër krenarie luftarake, shumë më e bukur dhe më e ndritur u pa në krahun e djathtë të fëmijës , shpatë e shkruar në një mënyrë dukej sikur të ishte bërë me dorë”.Barleti e mbulon këtë lindje me një shkëlqim dhe vesk mitologjik.

Mbasi tregon se Gjergji dhe të vëllezërit u çuan si peng tek Sulltan Murati dhe ai bëri synet sipas zakonit muhamedan, pra i konvertoj në fenë islame, Marin Barleti nuk harron të na jap disa të dhëna pikërisht për fenë islame dhe organizimin e saj: “Turqit ruajnë në këtë pikë një zakon aspak të ndryshëm nga ai i judejve , përveç shtesës, që i është bërë me urdhrin e Muhamedit. Përpara se dikush bëhet synet, në qoftë se është i zoti të arsyetojë, sille në mes të turmës dhe, sipas porosisë së një prifti, nga ata që i quajnë dervishë, nxjerr gishtin treguese dhe , duke qëndruar në këmbë dhe duke shikuar qiellin, thotë me zë të lartë , saqë të mund të dëgjohet mire: “La, Ila, La, Mehmet rezulam”, d.m.th., Zoti, Zoti, Zoti është një dhe Mehmeti, profeti i tij”. Pastaj, si të jetë bërë synet nga ndonjë që ia di kësaj pune, sillet përpara popullit dhe duke ia shlyer emrin e parë, i vënë një tjetër. Në rast se me parë ka qenë i krishterë apo i ndonjë sekti tjetër, të të gjithë të pranishmit, me gatishmëri dhe gëzim shumë të madh, i sjellin dhurata, e lavdërojnë, e puthin dhe pas kësaj i caktohet nga arka shtetërore një shtëpi dhe ushqimi.Por, duke u larguar këtu pakëz nga tema, do të përshkruaj cilët janë e si janë urdhrat ne fenë muhamedane dhe turke, rendet dhe shkallët e priftërinjve apo të fetarëve. Të parët, që tek ata u përkasin urdhrit dhe kultit më të rreptë, quhen dervishë. Për këtë folëm pak më parë dhe mund të konsiderohen si te ne fretërit, që quhen observantë. Por këta, në kohën kur mbretëronte Bajaziti, Sulltani i tyre, bir i Mehmetit të fundit, duke dalë nga rruga e tyre dhe duke bërë krime në shumë vende, u zhdukën dhe u shfarosën krejt prej tij për shkak të këtyre kobëve e krimeve që kryenin.

Këta, nën maskën e shenjtërisë e te fesë, shkonin si lypsarë në vende të vetmuara, zinin udhëkryqet, rrugët e shtigjet, ku do të kalonin tregtarë, te huaj e udhëtarë dhe, sa herë që gjenin rastin, u lëshoheshin si hajdutë të egërsuar, u binin më qafë, i vrisnin dhe u merrnin çdo gjë. Kur i vajti në vesh kjo gjë Otomanit, u zemërua fort dhe dha urdhra që t’i shuanin të gjithë e të mos linin, siç thamë, këmbë prej tyre, në mënyrë që të mos u ndihej në emri. Pas këtyre, vijnë, në radhë të dytë, hoxhallarët, siç quhen në gjuhën turke me të cilët mund të konsiderohet se janë të ngjashëm e të barabartë te ne fretërit që quhen konventualë. Pas këtyre, në radhë të tretë, vijnë talismanët, të cilët zënë vendin e fundit, të ngjashëm me atë të priftërinjve shekullarët. Pra, vetëm tre urdhra, shkallë dhe rende priftërinjsh, apo fetarësh gjenden në sektin turk të cilët kujdesen e shërbejnë në çdo detyrë fetare dehe priftërie, në ceremonitë dhe në faltoret e tyre.”Ky pasazh tregon një njohje diturake për ritin dhe fenë islame nga ana e Marin Barletit dhe ky autor është i vetmi që e ka bërë një përshkrim të tillë duke përfshirë të tërë autorët që kanë folur dhe shkruar për Skënderbeun.


15 Nëntor 2018