Jump to content

Përdoruesi diskutim:Nehatkoqinaj

Page contents not supported in other languages.
Shto një temë
Nga Wikibooks

shoqerit ne tranzicion dhe problemet banale me te cilat ballfaqohen nje puni kerkimor nga tema :"Kenaqesia ne punë" i gjith punimi do te jet i publikuar ne ket faqe edhe pse ne esenc do te jepen ide per shqyrtime te metejme me te cilat ballfaqohen "shoqerit e tranzicionit" me nje dallim fundamantal ne mes vehte ,ato shoqeri te cilat kan hyr dhe kan dalë nga tranzicioni,dhe atyre te cilat perjetsisht ndodhen ne ket faze ,ose merren me vehten e tyre dhe jo me problemet ,te cilat jan me shum barikada se sa zgjidhje logjike dhe hecje perpara. pra ne vijim ,punim me sugjerimet dhe temat per punim tjera . rrespekt autori Hyrje në temë

parathënje e Autorit


Nisur nga parimi universal, se njeriu është krijesë shoqërore,dhe mjedisi shoqëror është në pjesën dërmuese organizata ku njeriu vepron dhe pjesën më të madhe e kalon ne ndërveprim me të tjerët Brenda organizatës ose në njërën apo tjetrën mënyr në ndërveprim me organizatën (pa specifikuar llojin e organizatës),në të cilin ndërveprim faktori “Kënaqësi “ trajtohet dhe zë vend të rëndësishem për prosperitetin e këtyre mardhënjeve . Marrë Parimisht qdo njeri (pa marrë parasysh grupit te cilit I takon) nga mosha 18 deri ne 60 , 65 ose afër këtyre viteve është i/e aftë dhe i/e përgjegjshëm për punë,duke ja bashkangjitur këtij fakti Kohën e përmbledhur dhe krahasuar me mesatarën e jetës ,vijme në përfundim se në masë prej 75% njerëzit janë të ndikuar nga mardhënjet te cilat I krijon në punë,ku rëndësi të veqant ka “Kënaqësia në punë” ,nga që edhe autori I ketij punimi e nxitë të hulumtoj kët faktor,dhe gjatë shtjellimit në këtë punim do të prezentojë fakte nga studjime dhe hulumtime të autorëve të ndryshëm mbi ndikimin e këtij faktori.

Aq më tepër ,nxitja për të hulumtuar kët temë është –“Gjendja e shoqërive në tranzicion”,dhe posaqërisht ne vendit tonë,I cili kalon etapë shumë të rëndësishme në misionin e bërjes së Shtetit të Kosovës. Dukurit me të cilat është përcjell dhe ende përcillet në ngritjen e vetë. Statusi I Punonjësit,zyrtarit ,shërbysit civil, në shoqërit në Tranzicion në krahasim me ato të cilat kan krijuar sisteme stabile dhe prosperuese,diagnostifikimi I shkaktarëve të Kënaqësis ose Moskënaqësis në punë. Gjithashtu përpjekjet në hulumtim do të mirren nga Shtetet e rrethit të cilat janë në tranzicion (në faza të ndryshme ) dhe si vend krahasues për hulumtim do të merret shteti Kroat, ku janë bërë studjime në disa lëmi dhe shkenca që e nderlidhin me kënaqësin në punë. Nisma dhe shtjellimi në kët temë do të jetë I fokusuar në krahasimin e faktorëve që ndikojnë në Kënaqësin në punë dhe krahasimi I këtyre faktorëve me ndikimin e vetë në disa grupe,lëmi,sisteme dhe shoqëri – kultura të ndryshme ..

Por mbi të gjitha, duke u nisur nga parimi universal se njerëzit nuk janë gjësende, mjete materijale,.Lidhur me këte ,njerëzit nuk janë vetëm “resurse Humane”, shprehje kjo e cila përdoret shpeshë më të vlefshme në një organizatë,.Njerëzit janë kreatorët e organizatave dhe mardhënjeve në të,. Përkushtimi për të hulumtuar dhe argumentuar faktorin më të rëndësishëm I cili ndikon në Njerëzit dhe raportin e tyre në një Organizatë është ,Kënaqësia në punë . Prandaj ,nga ky këndvështrim është fundamentale trajtimi shkencor I këtij Faktori , me qëllim për të determinuar perspektivën e njeriut dhe organizatës në Parim.



Kënaqësia në punë trajtuar nga këndi: 1.universal,2.psikologjik,3.social,4.psikosocial,5mjedisor-ambijentor,6.historik, 7.politik,8.organizacional dhe 9.individual.

Në shtjellimin e më vonshëm do të trajtohen vetëm tri të parat,ndërsa trajtimi nga këndet ne vijim, do të vazhdohet me punime tjera nga kjo fushe e studjimeve.


Kënaqësia në Punë:

a)E trajtuar nga këndi Universal

Në Parathenje autori jep elementet bazë te trajtimit te ketij nocioni ,pra veshtruar nga këndi universal kënaqësia në punë eshte trajtuar sepse njeriu eshte qënje dhe jo materije ose gjesend,njeriu ne gjith rrugetimin e tij/saj, pjesen dermuese ‘70-75% ‘e kalon në mardhenje pune (kuptohet marrë në konsiderat sistemet me te perparuara deri tek ato me te lena prapa ne zhvillim),.Njeriu eshte krijes e cila krijon Organizata dhe percakton mardhenjet ne to,.Njeriu eshte factor determinues ne ndikimin e ketij nocioni, pra Kënaqësis në Punë.

b)Trajtuar nga këndi Psikologjik Kënaqësia në Punë,eshte element fundamental për Arritjet dhe perspektivat e nje organizate,lidhur me ketë kreatori ,themeluesi , njerzit te punsuarit ose te nderlidhur ne njeren apo tjeteren menyre me organizaten me rritjen e intenziteti te ketij Nocioni- pra Kënaqësis ne Punë- ,rritet perkushtimi ,Motivimi,Efikasiteti,efiqienca,Produktiviteti,Kreativiteti dhe perfundimisht Identifikimi I njeriut me Organizaten. Kënaqësia ne Punë mundeson stabilitet psikologjik tek të puënesuarit ,me tej rrezaton po ket kënaqësi në celulen e pare të organizimit shoqëror në Familje,më tej rritë vetbesimin dhe paraprin ndjenjes se guximit dhe vullnetit per Kreativitet dhe Inovacion,.Nga familja krijon ambijent te qendrueshem ne rreth ku jeton dhe qendron,dhe me teje shperndan rreze pozitive sipas ligjit te fizikes ne shperndarjen e valeve Longitudinale (shembulli hudhja e gurit ne Ujë të qetë dhe menyra e shperndarjes se valeve).

Por vështruar nga këndi I Mos-Kënaqësis,(Mos zot më keq) ,po te njejtat veprime por vështruar nga kahja e kundert. Pra shperfaqja e simptomeve te cilet jo rrall here paraprijn edhe ne qqregullime te renda shoqerore,simptomet jane : pa perspektiv,jo kreativ,pa perkushtim,jo I motivuar,jo efikas,joproduktiv dhe perfundimisht braktisja e organizates ,duke I shkaktuar deme jo rrallherë jo vetem organiztes por si pjes e pandashme e ambijentit jetsor edhe shoqeris ne tersi. Per te I veshtruar pasojat e metejme te pakanaqesis te cilat nuk mbeten me kaq dhe nuk ndalohen ne ket nivel,por vazhdon me tej, ne njeriun krijon apati ne rreth ku jeton dhe qendron ,destabilizon familjen qelizen baze te nje shoqerie,ulet vetbesimi,parakusht jo I domosdoshem per sjellje devijante ne familje ,shperberje e familjes ose raporteve ne te,ndikimi I demshem per rrethin dhe shoqerin ne tersi.

b)Trajtuar nga këndi Social

Kënaqësia ne Punë ,eshte e rëndësise se veqant,sepse duke ju referuar prap parathenjes, se Njeriu eshte qenje (perveq tjerash) edhe Shoqërore ,Prandaj gjith energjin e vetë gjatë gjth jetës ne mënyr te vetëdijshme apo jo e Këmben me të tjerët,në ambijent familjar,shkollor,të punës,aktivitetit relaksues,organizata te ndryshme ,grupe te interesit etj etj. Prandaj edhe ndikimi I Kënaqësis në Punë ,siq u cek edhe me lart ,ku njeriu kalon pjesen me te madhe mos te themi edhe dermuese ,,dhe vështrimi I ketij nocioni nga kendi social”, eshte I rendesis se veqant. Marrë në përgjithesi dhe argumentuar ket nocion ,duke krahasuar shoqerit e shekullit te fundit dhe aktualisht,mund te vihet ne perfundime logjike dhe mire te argumentuara. Pra krahasim I ndikimit te ketij faktori ne nivelin e pergjidhshem te zhvillimit shoqeror ,nga elaborimi I meposhtem mund te shofim se shoqerit me stabile dhe prosperuese janë po ato te cilet me kohë kanë identifikuar dhe pozicionuar ket ndikim ,dhe si shperblim kanë rezultate te prekshme,.Por si per qudi kjo ndodh me shoqerit e civilizimit Perendimor,kur fare mire dihet se historikisht djep I civilizimeve kanë qenë shoqerit e Lindjes, qoft asaj te lindjes se mesme (vendet Arabe), qoft ato te lindjes se larget (Kina,India etj),.Ku vallë janë arsyet e ngecjeve?. Gjithsesi pergjigja imponohet dhe nder tjerash ose vend te rendesishem ze ,trajtimi I njeriut si qenje te lire,creative,inovuese dhe perfundimisht rrespektimi I te drejtave dhe lirive individuale te njeriut ,ndersa avancimi I tyre, eshte qeles I suksesit dhe perspectives ne nje shoqeri.Gjithsesi , keto vlera shoqerit e civilizimeve perendimore I kanë vene ne themelet e sistemeve qeverisese,dhe bazuar ne keto vlera fundamentale kan ngrit vlerat e pergjithshme shoqerore.

Duke marrë përbazë të siperpërmenduren, Kënaqësia në Punë vështruar nga këndi social ,eshte factor bazik ne identifikimin dhe dallimin e nje shoqerie nga nje tjeter,ndikimi I ketij faktori trajtuar dhe pozicionuar ne vendin dhe rendesin e merituar ,hap perspektiven e nje shoqerie, ose te kunderten,kur ky factor nuk trajtohet si duhet aq me keq kur nuk pozocionohet ne vendin e merituar , pasojat janë të paevitueshme. ( ben krahasimin mes shoqerive te zhvilluara perendimore,dhe atyre te pa zhvilluara, edhe pse nuk eshte I vetmi dhe nje factor ky,por perveq tjerave). Duke ja bashkangjitur kesaj ,shkoqitjen nga libri ”Sjellje Organizative “ ku:”Kënaqësia ne punë mund te perkufizohet si diferenc midis asaj që merr dhe asaj që prêt për te marr individi” ,.citat I mbyllur. Kesaj ne koment e siper ia bashkangjes nje paraqitje matematikore e cila ne form numerike kenaqesin shpjegon :

                       Kënaqësia= të fituaren/te shpresuaren, nga kjo perberje matematikore idealisht del se njeriu ,individua kurre nuk mund te jet apsolutisht I kënaqur,sepse nese ket shprehje do te e paraqitnim permes shkronjave te cilat kan vleren numerike ,ku kenaqesia do te shenohej me A, E fituara ose e marra nga puna me B dhe e shpresuara ose e pritura me C ather ne ket shprehje matematikore ne paraqitje ,e deshmuar eshte se kenaqesia eshte gjithnji me ulte se apsolutja ose vlere positive numerike 1.

Duke ju referuar edhe me posht materjes nga libri „Sjellje Organizative” e cila ket nocion veshtruar si Qëndrim të cilin e shpjegon ne kaptinen –Vlerat dhe Qëndrime-t.

Si te tilla Vlerat dhe Qëndrimet janë te predispozicionuara te ndikojn ne Kënaqësin në Punë.

Vështruar nga ky kendveshtrim I ndikimit te Qëndrimeve në Kënaqësin në Punë ,referuar burimit nga libri “Sjelljes Organizative” ,mund te konkludohet se janë keto elemente te cilet percaktojn ndikimin e qëndrimeve me Kënaqësin në punë dhe ato janë: a) Përfshirja në Punë ,e cila percakton sa nje njeri identifikon vehten me punen e tij/saj dhe me ate percakton edhe pjesmarrjen AKTIVE ne kryerjen e punes.,b) Përkushtimi ndaj organizates I cili eshte nje tregues I Besnikeris dhe identifikimit me Organizaten dhe , c) Kënaqesia ne punë , e cila paraqitet si vlersim pozitiv ose negative qe ka punonjesi per punen në Vetvete,mardhenjet me koleget ,mbikqyrjen,pagesen dhe mundesit e perparimit ne karijerë.

Pra Kënaqesia ne pune mund te perkufizohet si masë ose masa ne te cilat nje individ ndjen pozitivisht ose negativisht lidhjen me detyrat e punes ,mjedisin e punes dhe mardhenjet me te tjeret ne mjedisin e punes.

Lidhur me ket interakcion te individit me punen,mjedisin e punes dhe raportin e krijuar me te tjeret jan krijuar disa teori ose koncepte te trajtimit ,por nga materija e perpunuar ne librin e “sjelljes Organizative faqe 47-49 “ keto koncepte permblidhen ne pes modele te cilat qendrojn ne bazen e shum teorive ,. Ato janë: 1) Plotsimi I nevojave , sipas ketij modeli Kënaqesia ne Pune përcaktohet nga masa e plotesimit te nevojave individuale te punesuarit,.Prandaj niveli I plotesimit te nevojave individuale ndikon mbi Kenaqesin ne Pune ,por edhe ne qarkullimin. 2) Mosperputhjet, ose ndikimi ne Kenaqesin ne pune nga raporti I asaj qe individua prêt dhe asaj qe merr nga puna,kjo e shpjeguar ne trajtimin e kenaqesis ne pune nga kendi social.Pra logjikisht eshte se ky model eshte ndikues ne Kenaqesin ne Pune sepse, sado qe njeriu te priturat nga puna te I realizoj ,ai do te jet me I knaqur ose e kunderta. 3) Ruajtja e Vlerave, Prandaj nga analizat e ndikimit te ketij modeli ,del se masa ne te cilen nje pune I lejon te punesuarit ruajtjen dhe begatimin e disa vlerave qe ai (I punesuari) I percepton si vlera ,rrite Kenaqesin ne pune. 4) Drejtesia, ne ket model dhe ndikimi I ketij faktori ne Kenaqesin ne pune ,eshte trajtimi I te punesuarit nga organizata ne menyr te DREJT apo te PADREJT , dhe pa dyshim nga analizat dhe studjimet e bera te ndikimit te ketij faktori ne Kenaqesi ne pune ,del se ky factor eshte ne lidhje te ngusht dhe percaktues I Kenaqesis ne pune. 5) Elementet gjenetike /predispozicioni individual, marrë Parimisht ket model dhe krahasuar me pervojat praktike te shum njerzeve te cilat pamvarsisht faktorve qe ndikojn Jan te kenaqur ose te Pakenaqur,. Prandaj ndikimi I predispozitave individuale –gjenetike ne kenaqesin ose pakenaqesin jan po aq te rendesishme sa edhe faktoret e mjedisit te punes,dhe raporteve ne organizate.

Duke analizuar modelet e siperpermendur dhe ndikimin e tyre ne Kenaqesin ne Pune,vihet ne perfundim se, parimisht, edhe radhitja edhe shpjegimet e dhena jane te qendrueshme. Por nese secilit model te ndikimit ne kenaqesin ne pune I shtojm faktorin mjedis( i zhvilluar ose I pazhvilluar) ,lidhur me ket prezenca e Informates ne lidhje me punen ne nje mjedis dhe krahasuar me nje mjedis tjeter te se njejtes pune,vihet ne nje Konkluzion I cili thotë” informata mbi punen dhe faktoreve qe ndikojn “ eshte bazike per secilin model. Te provojm te japim skjarim veq e veq per secilin model dhe ndikimin e INFORMATES-njohurive per krahasim .1.Plotsimi I nevojave . nese I punesuari ka informat mbi nevojat (marr Parimisht),cilat nevoja I radhit sipas prioritetit ,qfare jane nevojat te cilat ndikojn ne rritjen ose zvoglimin e kenaqesis ne pune. Te gjitha keto pyetje lidhen me Informaten ,pra I punsuari mund te ket informacione te bollshem mbi nevojat,por mund edhe te mos ket,.Prandaj edhe trajtimi I Nevojave nuk mund te jet general,sepse ato –nevojat nuk janë te rendesis se njejte ne qdo mjedis mendohet ne qdo shoqeri mvarur nga shkalla e ndgritjes se vetdijes dhe zhvillimit shoqeror. Per te mos shkuar me large ne argumentimin e ketij pozicioinimi,shoqerit e zhvilluara ,sigurisht se kane radhitjen e nevojave shum me te gjere dhe me permbajtesore nga ato me pak te zhvilluara ose te pa zhvilluara,sepse fundamentalisht mungon INFORMATA ose edhe nese eshte ,ajo iu paraqitet e shtrembruar dhe subjective.

                 2. tek modeli I dyte Mosperputhjet ,do te thot niveli I kenaqesis ne pune varet nga relacioni I te pritures dhe te fituares. Gjithsesi ne baze te ketij modeli qendron INFORMATA se pari per te njohur te prituren,dhe aq me shum per te njohur dhe vlersuar te fituaren., aq me teper informata hyn ne pune per te I vene ne ralacion keto dy ndikues.
                 3. tek Vlerat mund te thuhet se zhvillimi shoqeror dikton me ndikimin e ketij faktori Informates ne rritjen apo zvoglimin e ndikimit te ruajtjes se vlerave per te rrit kenaqesin ne pune,.

Por , megjithat levizjet me trendin e Globalizimit jane me ndikim qe Informacioni te bej te veten edhe ne ket factor. Per te mos elaboruar me tej secilin model ,Parimisht deshmohen faktet se nformata ose informacioni ne pergjithsi dhe ndikimi I tij ne veqanti si tregues per kenaqesin ose meoskenaqesin ne pune eshte I nje rendesie per te cilen ia vlen te behen hulumtime dhe studime, mos per asgje tjeter ,ather per te vertetuar tezen se Shoqerit ku mungon informata kan ndjesin se jan me te kenaqur me pune, Ne krahasim me ato(shoqerit ) te cilet jan te bambarduara me informacione,.Ky pohim rrjedh nga formula matematikore e vete Kënaqesis ne pune e cila Kenaqesin e paraqet si factor I ndikuar proporcionalisht me te fituaren,dhe kunderproporcionalisht me re prituren,. Nese kesaj formule i shtohet ne proporcion dhe kunderproporcion Informata,perfundimi pohon rezultatin. Ose edhe me thjesht thene. , ne mjedisin e punes ku informata mungon, athere edhe kerkesa per kenaqesin eshte me e vogel ose kenaqesia me gjera te vogla , paraqet kenaqesin universale ,ndersa aty ku informata eshte e bolshme ather ne ate mjedis edhe me stimujt me te medhenj kenaqesia nuk eshte as perafet me ate te mjedisit ku mungon informata. Kenaqesia eshte me shume Perceptim I gjendjes shpirterore dhe rezultat I bindjeve individuale(per te veretetuar ,duhet marr krahasim shoqerit e ndryshme te niveleve te ndryshme te zhvillimit). Gjithashtu pohimeve te siperpermendura ju bashkangjes pervojat ne ambijentet e ndryshme ,Universale eshte se njeriun e bejen te kenaqur dhe te lumtur Imtesinat te voglat(marr ne pergjithesi),ndersa te medhajat e ngarkojn dhe e bejne te pakenaqur,.


Treguesit e kënaqësis në punë

Sipas nje teorie, nder treguesit e kenaqesis ne pune eshte pershtatshmeria, ose perputhje e interesava te nje personi me interesat e mjedisit te punes ku ai ndodhet,.kjo teori pohon se Kënaqesia ne nje pune varet nga shkalla e pershtatshmeris se personalitetit te punsuarit me natyren e mjedisit te punes. Bazuar ne ket teori (e njohur si teoria e john Holland) e shpjeguar ne librin “sjellje Organizative “ te autorve M.M,dhe M.K faqe 70 ., bazuar ne tipin e personalitetit dhe pershtatshmeria e ketyre tipeve per pune te caktuara dhe ate: a)Relaist-bujqesi,pylltari

      b)Hetues –biologji, matematik,gazetari
      c)Shoqeror- pune sociale ,psikologji klinike etj.
     d) Konvencional- kontabilitet,menagjim,finance
     e) Sipermerres- Ligji ,mardhenje publike,menagjim biznesi etj
     f) Artistik- Art ,muzik,etj.

Sipas kesaj teorie, kenaqesia ne puen eshte me e madhe dhe qarkullimi me i ulte atje ku personaliteti dhe puna shkojn me njeri tjetrin ose perputhen. Marrë për bazë studjimet e bera ne kete fushe nga studjues Kroatë,duke cituar te thenat nga burimet e publikuara ne revista shkencore (hrcak) , ndersa nderlidhur me te siperpermenduren ku kenaqesia ne pune rritet ose eshte ne pajtueshmeri me perputhjen e vijave te personalitetit me natyren e punes,nga studjimi i bere ne temen ”jetë Kulaitative Kënaqesi Jetsore dhe lumturia e Personave te cilet Profesionalisht ndihmojn te tjeret(palet) ” nga autor Andreja Brasha-Zhganec ,Liljana Kaliterna-Lipovcan,botuar ne revisten shkencore HRCAK dhe publikuar ne web site-in me te njejtin emer me dt 24.04.2006.” Vertetohet teza e vene ne teksitn e mesiperm ,ku nder tjerash komentohet dhe bazuar ne hulumtimet e bera dalin keto rezultate,nder faktoret te cilet ndikojne ne kenaqesin e pergjithshme jetsore ku ne bazament vehet koha ne masë fundamantale e shfrytzuar ne mardhenje pune ,pra rezultatet e nxjerra nga ky humlumtim ,nxjerrin keto te verteta ne shoqerin Kroate.:” Duke ju referar njohurive te pergjithshme ne temen qfar njeriun e ben te kenaqur ,permenden faktoret objektiv ndikues siq janë –: sa nje individua ka te ardhura materijale,sa dhe qfare nje person ka kushte strehimi banimi, si e kan te rregulluar mbrojtjen shendetsore ,si e kan te rregulluar qeshtjen e kujdesit social ose mbrojtjen sociale,si e kan te rregullaur trasportin urban ne vendbanimin e tyre,sa shpesh vizitojn ose jan present ne ngjarjet kulturore, sa eshte stopa ose koeficijenti i mortalitetit ne ate shoqeri ose pjes te shoqeris dhe ngjashem .

Vrejtja kryesore e treguesve objektiv mbi kenaqesin e pergjthshme te nje shoqerie perveq treguesve objektiv ,janë treguesit subjektiv ose komponenta subjektive ose Perceptimi i jetes personale dhe individuale.

Perceptimet ose vlersimet subjektive ne kenaqesin jetsore dhe ndikimi i kesaj komponente ne kenaqesin e pergjithshme ,ne shum vendet te zhvilluara behen analiza dhe studjime ,me qellim qe atyre qe bien vendime dhe thurin rregulla te pergjithshme te sjelljes dhe jetes ne nje shoqeri (si jan deget e institucioneve qeverisese ose ligjvense –ne pergjithesi degeve te pushtetit ne nje shoqeri) te ju mundesohet informat e detajizuar mbi kerkesat shoqerore dhe individuale dhe ato te vlersohen ne menyre adekuate dhe ndikimet e tyre te cilat jan ne ndryshim me kohen,prandaj edhe organet vendimarrese te jen ne kontinuitet me informaten per ndryshimet dhe pajtimet mes kerkeses se shoqeris dhe ofertes se qeveris ose strukturave qeverisese,ne njeren menyre apo tjeteren sudjimet e bera kan per qellim harmonizimin e kerkesave shoqerore me rregullat ose ligjet per te u qeveris ose vetqeveris nje shoqeri ,bazuar ne parimet themelore te demokracive te avancuara. Eshte per te theksuar se studjimet e bera jan te dobishme edhe per krahasimet pozitive ne nje shoqeri (pra ndermjet grupeve te caktuara shoqerore ne nje shoqeri). Krahasimet ne studjime dhe analizat me rekomandime te bera ne mes te shoqerive te ndryhsme ose kulturave te ndryshme dhe nxjerrja e rekomandimeve pozitive per shoqerin per te cilen behen analizat dhe hulumtimet, dhe mbi gjitha percjallja kontinuale e ndryshimeve dhe plasimi i ketyre indikatorve dhe sidomos atyre subjektiv ose personal apo individual eshte me qellimin e shenjte, per te i avancuar vlerat bazike te demokracive, pra ato ne te cilat vendosen sistemet moderne te qeverisjes bazuar ne parimin universal mbi te drejtat dhe lirit e Njeriut –Individit. Lidhur me keto komponente ose faktor ndikues dhe tregues ato objektiv dhe subjketiv ne kenaqesin e pergjithshme,pandashme me kete edhe kenaqesin ne pune,ne kete hulumitim vrojtim te posaqem u jipet edhe produkteve te ketyre ndikuesve ne lumturin individuale dhe asaj shoqerore ,do te thot vrojtuar nga kendi i ndjenes se Lumturis si komponent subjektive dhe emocioanle e cila jo rralleher pershkruhet edhe si ndjenje e emocioneve pozitive. Kualiteti jetsor ne ket kontekst, mund te pasqyrohet edhe me ndikues nga fusha tjera perveq atyer te permendur me siper,siq janë : familja ,standardi jetsor,shendeti dhe ngjashem . Nga hulumtimet e bera nga (Renwick i sur ., 1994;1996.), Nga hulumtimi i bere rezulton se ne komponenten subjketive te ndikuesve ose determinuesve te kenaqesis jane edhe : faktori egzistencijal ose te qenurit (being), Percaktimi ose (belonging) dhe Zhvillimi ose (becoming) ,dhe secila prej tyre perbehet edhe prej tri fushave ndikuese. Me faktorin egzistancijal hulumtuesi nenkupton individin me ate qfar ai/ajo eshte duke marr, karakteristikat individuale dhe faktet si egzistenc fizike(ku perfshin shendetin fizik ,ushqimin ose te ushqyerit,ushtrimet ose aktivitetin fizik te trupit,dhe pamja e pergjithshme), gjendja psiqike e individit (shendeti mental, te menduarit,ndjenjat dhe perceptimi) dhe gjendja shpirterore ( vlerat personale dhe besimi ) Bazuar ne metoden e hulumtimit me grupmosha te ndryshme dhe kategori te ndryshme socijale ,hulumtuesi ka ardh ne perfundim se duke u nisur me hipotezen se kualiteti i jetese eshte me i larte nese individet jan te kenaqur me gjerat apo ngjarjet e rendesishme ,dhe jan te pakenaqur me gjerat ose ngjarjet e parendesishme,se sa te kunderten e hipotezes. Perveq pohimit nga rezultatet e hulumtimit se njerzit konsiderojn Kenaqesi nese jan te kenaqur me gjera te rendesishme dhe te pakenaqur me gjera te parendesishme ,vlen te ceket se ne numrin i te pyeturve me an te pyetsorit veretetohet edhe nje fenomen icili deshmon ne keto hulumtime per njerzit te cilet profesionalisht ju ndihmojn te tjerve ,ato gjith jeten e vet bejn perpjekje per tu a permirsuar jeten varseve te vet , dhe kualiteti i jetes se ofruesve te sherbimeve profesional per te tjeret eshte i ngjashem me kualitetin e jetes se tjerve ose varseve te vet. Hulumtim te ngjashme jan ber edhe ne shendetsi ose institucione shendetsore ku eshte ardh ne perfundim se kualiteti jetsor i personelit i cili ofron sherbime pacijenteve eshte i ngjashem me kualtitetin jetsor te pacijentve qe do te thot nen mesataren shoqerore te vendeve te zhvilluara.

Efektet e kenaqesis ne pune

Kënaqesia dhe Mungesat? Kenaqesia ne pune dhe mungesat jane ne lidhje te zhdrejt , logjikisht eshte se nje pune qe sjell kenaqesi ,eshte e pranueshme edhe deshira e te punsuarit per te qendruar ne pune jo rrall her edhe mbi orarin ose kohen e domosdoshme,edhe ne te kunderten ,aty ku mungon kenaqesia ne pune do te rritet qarkullimi do te thot tendenca per te mos shkuar ne pune, deri tek e fundit per te e braktisur ne pergjithesi punen.Por nga nalizat dhe studjimet e bera nuk del domdosdoshmerisht kenaqesia e madhe ne pune edhe munges e qarkullimit .Por pakenaqesia e lart sjell rritje te mungeses ne pune dhe me ket, rrit qarkullimin nga puna.

Kënaqesia dhe Qarkullimi?

Nisur nga parimi se kenaqesia e larte nuk ul me doemos qarkullimin, por pakenaqesia e lart ndikon bindshem ne qarkullimin e larte,ne ket faktor ndikues dhe nderveprues do te marrim edhe disa faktor tjer qe rrisin ose ndikojn ne ket relacion,. 1. perkushtimi ndaj organizates 2. miveli i pergjithshem ekonomik i vendit dhe ne pergithesi konkluzen se kenaqesia ne pune ndikon mbi qarkullimin

Kënaqesia dhe Produktiviteti? Ka me shum te ngjar qe produktiviteti rrit kenaqesin por jo edhe anasjelltas,kenaqesia ne pune te rrit produktivitetin

Efektet tjera ne Kenaqesi dhe Kenaqesia ne to? Efektet tjera te cilat ndikojn ne kenaqesin ne pune mund te renditen edhe ne ket menyre ,pra ka te ngjar se punonjesit e kenaqur kan prirje per nje jete me te mire fizike dhe mendore ,mesojn detyrat e reja te nje pune me shpejte,kan me pak aksidente ne pune,dhe ankohen me pake do te thot qarkullimi eshte me i vogel. Gjithashtu punonjesit e kenaqur kan prirje me shum te sillen konform rregullave dhe kultures se organizates,te ndihmojn bashkpuntoret,te ndihmojn konsumatoret dhe te jen me bashkpunues ne pergjithesi. Punonjesit e pakenaqur identifikohen me sjellje nga me pasivet deri ne me te rrezikshmet per organizaten. Format e shprehjes se pakenaqesis mund te grupohen ne kater krupe sipas ”sjelljes organizative” te autorve ne fjale Mimosa Manxhari dhe Mimoza Kasimati .faqe 52 , dhe ato jane : a) largimi nga organizata-jep dorheqje kerkon vend te ri te punes b) i jep ze pakenaqesive te veta-debaton dhe kerkon zgjidhje c) besnikeria pritje pasive per ndryshime pozitive- mbron organizaten nga sulmet dhe krkitikat e jashtme ne pritje te ndryshimeve optimiste pozitive d) neglizhenca- le kushtet te keqsohen,munges kronike ne pune ,vonesa ,pakesim i perpjekjeve per permirsim dhe keqesim i cilesis.


 Tema të mundshme për analizë dhe shqyrtime shkencore?

1. Si shkaqe te mosknaqesis ne Adminsitrat publike dhe institucionet ne tersi ne shoqerit ne tranzicion: a) nepotizmi, b) Procedurat e konkurimit, c) Aplikimi i vlerave te pergjithshme ne specifikimin e natyres dhe detyrave te punes, d) perzierja e synimeve per nje vend pune ,“Sociale me ato profesionale“. Etj etj. 2. Rruga per zvoglimin ose minimizimin e shkaktarve te Paknaqesis: a) vlersimi i performances, b) procedura e konkurimit me specifika te veqanta per vendin dhe detyrat e punes per nje vend pune ne proceduren e Konkurimit, c) metodologjia e vlersimit te kandidatve (pa politik,pa nderhyrje,paanshmeri,me profesionalizem,me objektivizem me vlersim adekuat profesional), d) aplikimi i testeve psikologjike ne parim ,dhe atyre profesionale deri te plani dhe vizioni i punes ose synimet e kandidatit per nje vend pune. 3. Analiza e efektshmeris dhe efikasitetit ne pune ne periudhat sprovuese nga komision i veqant vlersimi per gjitha institucionet dhe ate online (permes rrjtetit te komunikimit ) pa prezencen e vlersuesve me te vlersuarit ,jo kontakt direkt.Me ket evitohen shum parregullsi ,rritet objektiviteti ne vlersim,rritet paanshmeria,ngritet profesionalizmi dhe perfundimisht shoqerive ne tranzicion me doemos u duhet te krijojn nje pjese te vet Tehnokrate dhe skajshmerisht profesionale. 4. Parandalimin i ndikimit te politikes ne deget e pushtetit,sundimi i ligjit (legjislativ,gjyqesor dhe ne veqanti atij Egzekutiv),aplikimi i metodave dhe teknologjive ne dispozicion per veprimet dhe planifikimin ne ket fushe. 5. Caktimi i limiteve ne fushen e kushteve –konditave te cilet duhet te plotsohen nga nje kandidat per nje vend pune ,ose per nje game te vendeve te punes,dhe ashtu per gjitha gamat e vendeve te punes. Aplikimi i metodave nga vendet e zhvilluara dhe vendeve te dala nga tranzicioni i suksesshem. 6. Ngritja e nivelit te motivimit dhe perkushtimit per vendin e punes dhe detyrave qe dalin nga ai. Mund dhe duhet te behen hulumtime ne fushen e motivimit ,sidomos ne periudhat e tranzicioinit shoqereor dhe te aplikohen metodat te cilat ne nje kohe japin fryte me te medha,rrisin kenaqesin ne pune,ngrisin efikasitetein dhe efiqiencen, krijojn mardhenje te qendrueshme dhe humane ne mesin e punes . 7. Hekja dorë nga procedurat e devalvuara dhe joefektive ,thjeshtesimi i qasjes ne detyrat e punes ,percjellja dhe perkrahja e stafit ne ngritjen dhe avancimin e vazhdueshem konform ecurive tekniko teknologjike dhe operacioneve te punes ,arritja e efektit qe nje ose punonjesit te identifikohen me organizaten dhe vendin e tyre te punes ..te i bej krenar me perkatesin e nje organizate. 8. Aplikimi i standardeve te demokracive te zhvilluara per qasjen transparente dhe te arsyeshme per vlerat qe barte nje vend pune,afirmimi i vlerave pozitive duke synuar gjithnji rritjen e efikasitetit dhe Kenaqesis ne Pune. 9. Shkaktar i pakanqsive ne pune ne shoqerit ne tranzicion, mosdefinimi i pozicioneve ne shoqeri..shembull deri sa nje grup me veti te caktuara dhe aftesi te legjitimuara eshte i frytshem ne operativ ose Egzekutiv,,ai per hir te (nuk e di qkafit) vehet ne pozicionin e planerit,analistiti ose strategut i cili duhet te determinoj me rruget e zhvillimit te mbar grupeve ose edhe shoqeris ne tersi ne nje kohe te caktuar dhe ne rrethana te caktuara..pra evidente eshte se perzierja e ROLEVE ne shoqerit ne tranzicion eshte evidente dhe dempruese.. e demshme 10. Percjellja e kandidatit me CV te perfomances nga nje punedhenes ne tjeterin,percjellje e dodmosdoshme e kandidatit me nje historik ne arritjet e tij nga nje punedhens tek tjetri dhe tjeret ,nese aplikanti ka kryer pun te ndryshme ne periudha te caktuara..CV per te siguruar te jen objektive dhe profesionale ,duhet hulumtuar metoden dhe vendi nga ku dhe prej kujt merren,pra duhet aplikuar metoden me te qendrueshme kundrejt vlersimit dhe pasqyres reale te kandidatit.


                          Faktorët që parashikojnë Kënaqësinë

Faktorët që ndikojnë në kënaqësin në punë trajtuar ne role te ndryshme te te punsuarit apo vetpunësuarit,ne organizata te ndryshme dhe struktura veprimi te ndryshme ,(apliko metoden krahasimtare per te nxjerr rekomandime ,konsulto teori te ndryshme per te dhene rekomandim sa me te qendrueshem)

-Kënaqësia në punë vështruar nga ndikimi I një faktori “MOTIVIMI”, krahasim me sisteme te ndryshme dhe vende te punes identike ne organizatat te ndryshme .

-Faktoret qe parashikojn nivelin e kënaqësis ne punë,masat preventive per parandalimin e paknaqësis ose zvoglimin e ndikimit te faktorve ne paknaqesi-tendenc per te kthyer pakenaqesin ne kenaqësi(konsulto sisteme te ndryshme te veprimit dhe provo te aplikosh pervojat positive te nje organizate ne nje organizat tjeter )

-Teoria e Maslow-it Kjo teori ne veqanti studion dhe ne baze te rezultateve te studimeve nxjerr ne pah radhitjen ose hierarkin e nevojave te qdo qënje njerzore. Prandaj edhe shqyrtimi dhe venja kundrejt njëra tjetres te ketyre nevojave shpjegon ndikimin dhe paraqitjen e tyre. Ne paraqitjen radhitëse sipas Maslow-it ,nevojat janë keto tipe ose grupe nevojash: -- -Fiziologjike dhe kan te bejne me urine,etjen,ajrin,sterhimi,mardhenjet seksuale,.dhe keto nevoja jan te pozicionuara ne nivelin me te ulet por ne domethenje jan bazament per te shkuar ne nevojat e nivleit me te larte. -Nevoja per siguri ,kjo ne vehte permbane kerkesen e organizmit per tu mbrojtur nga rreziqet fizike dhe emocionale,prandaj njerzit qe motivohen nga nevoja per siguri ,ne mardhenje pune ,punen e konsiderojn si factor sigurie dhe stabiliteti . -Nevoja per tu shoqeruar,rrjedhimisht lind nga parimi se qdo qenje njerzore eshte krijes shoqerore ,bazauar ne gjitha teorit dhe shkencat ,njeriu trajtohet si qenje shoqerore por kjo nevoj vjen ne pah pasi te jen plotsuar nevojat fiziologjike dhe nevoja per siguri. -Nevoja per tu vlersuar ,ose ndryshe shprehur ,kerkesa e njeriut per te qen pjes e nje gare ne kuptimin e gjer te fjales.Si e till kjo nevoj eshte ndjenje e mbrendshme me te cilen njeriu ndjen nivelin e vetrrespektit,arritjes se qellimeve ne jetë,ndjenja e vleres ne mas te caktuar ,dhe nga jashte per po ate ndjenje te njeriut statusi shoqeror,mirenjohja nga te tjeret sikurse edhe kujdesi I te tjerve ndaj neve. -Nevoja per tu vetaktualizuar,eshte nevoj e identifikuar dhe vertetuar ne ket teori,por edhe ne parim e gjith kerkesa e njeriut eshte te jet ne dinamiken e mjedisit dhe ndikimeve te tij,trazimi nga egoja e njeriut perfshin nevojen per tu rritur ose ngritur ,per te arritur potencialin individual,dhe se fundi ne arritjen e synimeve per tu vetrealizuar. Nga te siperpermendurat e teoris se Maslow-it ,vihen re nivele te nevojave te njeriut ,afirmimi dhe arritja e tyre ne perqindje te konsiderushme mund dhe realizohet ne procesin e punes ose nderveprimit te njeriut me te tjeret ose ne nje organizat,struktur,mekanizem I cili ka nje fizionomi te caktuar ku individi eshte pjes aktive ose pasive e saj.

-Veshtrimi dhe analiza e faktorit qe parashikon dhe ndikon ne Kenaqesin ne punë do te shqyrtohet nga kendi dhe ne raport te ndersjell me fuqit ndikuese “Individi,Grupi dhe Organizata”

Nder variablat –Mundesit e Varuar te cilat ndikojn dhe janë faktor determinues per Kenaqesin ne punë , perveq Produktivitetit, Mungesa ne pune,Qarkullimi eshte dhe Kënaqesia ne punë.

Prandaj edhe nga kjo prizme e vlersimit te ketij faktori “kënaqesis ne punë”,I cili paraqet nje ndjenje positive apo negative qe ka individi karshi punes ose procesit te punes si te tille,prandaj qëndrimet dhe kur flitet per to ,ather mendohet dhe kuptohet zakonisht kenaqesia ne pune dhe jan ne menyr te ndervarur me njera tjetren -përfshirja ne punë dhe kenaqesia ne pune..


               Faktoret qe ndikojne ne kenaqesin ne pune

Nxjerr nga konteksti i treguesve se Kenaqesis ne pune ,bazuar nga rezultatet e studjimit nga autor Kroat (Andreja Brasha-Zhganec ,Liljana Kaliterna-Lipovcan) , logjikisht del se ne faktoret qe ndikojne ne kenaqesin ne Pune jane edhe keta faktor te cilet ndikojne edhe ne kenaqesin e pergjithshme jetsore te individit Nder faktoret te cilet ndikojne ne kenaqesin e pergjithshme jetsore, ku ne bazament vehet koha ne masë fundamantale e shfrytzuar ne mardhenje pune. Rezultatet e nxjerra nga ky humlumtim ,nxjerrin keto te verteta ne shoqerin Kroate.:” Duke ju referar njohurive te pergjithshme ne temen qfar njeriun e ben te kenaqur ,permenden faktoret objektiv ndikues siq janë –: sa nje individua ka te ardhura materijale,sa dhe qfare nje person ka kushte strehimi banimi, si e kan te rregulluar mbrojtjen shendetsore ,si e kan te rregulluar qeshtjen e kujdesit social ose mbrojtjen sociale,si e kan te rregullaur trasportin urban ne vendbanimin e tyre,sa shpesh vizitojn ose jan present ne ngjarjet kulturore, sa eshte stopa ose koeficijenti i mortalitetit ne ate shoqeri ose pjes te shoqeris dhe ngjashem . Perveq fakoreve objektiv ,jan edhe grupi i faktoreve subjektiv te cilet percaktojn perceptimin e individid dhe ate qfar e bene ate sipas perceptimeve vetanake dhe rrethit ose mjedisit shoqeror te kenaqur me jeten ne pergjithesi dhe me punen dhe mjedisin e punes ne veqanti,. Ketu sipas studiuesit te siper permendur, bejne pjes edhe : faktori egzistencijal ose te qenurit (being), Percaktimi ose (belonging) dhe Zhvillimi ose (becoming) ,dhe secila prej tyre perbehet edhe prej tri fushave ndikuese . Eshte per tu spikatur edhe rezultati i nje studjimi i bere ne dy periudha ne shoqerin Kroate ,i cil nxjerr ne pah disa konkluza,por i njejti veprim eshte i nevojshem nje studjim ose disa studjime edhe ne shoqerin shqiptare andej dhe kendej ”kufirit”,sepse mosdefinimi i parametrave themelor te cilet determinojn kenaqesin ne pune ne nje shoqeri ,nuk duhet konsideruar si ndikues te pavler dhe pa rendesi ,sepse tek e fundit ,ndikimet ne permirsimin e kushteve te punes dhe kenaqesis ne te jan fundament i zhvillimeve te gjithmbarshme shoqerore. Studjimet e bera nga” Darja MASLI] SER[I], Branimir [VERKO, Zvonimir GALI] Filozofski fakultet, Zagreb ” ne vitin 2004 te publikuar dhe pranaura na instituti i hulumtimeve ,nxjerrin keto rezultate.: teksti i prezentuar ne origjinal nga autoret e siperpermendur,ndersa perkthimi dhe pershatatja do te behet nga punuesi i ketij punimi . Citoj: ” U ovom radu1 uspore|ene su radne vrijednosti i zadovoljstvo razli~itim aspektima posla hrvatskih zaposlenika u dva razdoblja: razdoblju intenzivne recesije gospodarstva (1993.- -1997.) i razdoblju postupnog oporavka (2000.-2004.). Broj anketiranih u prvom razdoblju iznosio je 1349, a u drugom 792. Oni su procjenjivali va`nost i mogu}nost ostvarenja devet aspekata rada (zanimljivost posta, mogu}nosti napredovanja, pravedna pla}a, dobra zarada, ugodni suradnici, sudjelovanje u odlu~ivanju, sigurnost posla, uvjeti rada i sposobno rukovodstvo). Rezultati su pokazali da je dobra pla}a najva`niji aspekt u oba razdoblja. Niske procjene mogu}nosti ostvarenja ve}ine aspekata rada upozorile su na oskudne mogu}nosti zadovoljenja potreba u oba razdoblja. Pobolj{ano zadovoljstvo poslom i mogu}nostima ostvarenja pojedinih aspekata posla registrirano je u drugom razdoblju ispitivanja, {to mo`da pokazuje da je postupni makroekonomski oporavak” perfundim I citatit.

Ne ket punim jan krahasuar vlerat e punes dhe kenaqesia ne aspekte te ndryshme te punsuarve kroat ne periudha te ndryshme . Periudhat jan dy.: 1. eshte periudha e recesionit te ekonomis Kroate (periudh te cilen edhe vet autori i ketij punimi –une, shum mire e kam ndjer ne lekure,deshmitar faktik) nga 1993-1997, 2. periudha e dytë, e cila konsiderohet si periudha e ngritjes graduale dhe rritjes se stadardit nga 2000 -2004 (per te cilen autori i punimit nuk ka patur nderin dhe kenaqesin te perjetoj),. Numir i te anketuarve ne periudhen e pare eshte 1349 ndersa ne periudhen e dyte 792 . Ky hulumtim ka patyr detyr –qëllim te beje vlersimin e realizimit te nente(9) aspekteve jetsore dhe te punes ( interesimi per poziten ne organizate,mundesia e perparimit ose ngritjes,paga e drejte , te ardhura te mira ,bashkpuntor te kendshem, pjesamrrja ne vendimarrje,puna e sigurt ne kuptimin e vazhdimsis,kushtet e punes dhe udheheqje e afte) .

Rezultatet kan treguar, se ne vendin e parë ne dy periudhat kan qen:a) Te ardhurat e mira, ndersa vlersimet e uleta te arritjes se aspekteve tjera ne pune dhe lidhur me pune ,tregojne dhe japin vrejtje, ne mundesit e paketa per permbushjen e tyre ne te dy periudhat e hulumtimit . 

Mirpo ngritja e kenaqesis ne pune dhe me punen, nxit mundesit dhe shton kerkesen per permbushjen edhe te aspekteve tjera ne periudhen e dyte ,fakt ky i cili tregon se ne periudhen e ngritjes ekonomike te vendit trazon kerkesat e individit per te u vetaktualizuar dhe vë në pah edhe shenjat e para te Kenaqesive subjektive. Marre per baze studjimet dhe rezultatet e nxjerra ,sikur se bie perfundim i pakendshem kur kihet parasysh gjendja aktuale e shoqeris Shqipatare,pa dyshim se treguesit aktual jan ato te periudhes se par ne shtetin Kroat ,dhe qfar eshte me e keqja ,disi duket se nuk ka objektiv te kjart dhe vullnet te qendrueshem Politiko-Ekonomik ose anasjelltas tek dy pjeset e etnosit. Koment dhe shiqim nga kendi im,per periudhat te cilat jan bere studjimet ,per te paren te cilen edhe e kam bartur si pjes perberse e shoqeris ku eshte bere studjimi ,ka qeverisur nje Despoti Nacional-shoviniste me dr. Franjo Tudjman ne krye ,e cila ka bere ne gjith periudhen e udheheqjes se vet perpjekjen maksimale te shthurjes se te ashtuquajtures shtresa e mesme e shoqeris –pjesen intelektuale - ,dhe me vet ket fakt ,favorizoi pseudo vlerat ne shoqerin Kroate duke akceptuar ne menyr te veqant nacionalen ose perkatsin etnike. Ndersa periudha e dyte e studjimit ka te beje me qeverisjen e Social Demokratit Ivica Racan,e cila ne Kroaci njifet si periudhe e rimekembjes Ekonomike,dhe me kete edhe zhvillimit te gjithmbarshem shoqeror. Nese bashkangjitur ketyre fakteve terheqim paralele me vendin tone ,nuk do te jet e zorshme edhe formula per dalje nga situata aktuale. Edhe pse fenomeni i njejte pa asnji dyshim na percjell edhe neve ,dhe ende eshte aktual,per te cilin ja vlen te behen hulumtime serioze .


                            Pasojat ne aktivitetin e njesis

Marrë parasysh gjith te siperpermenduren ne trajtimin e kesaj teme ,veshtruar nga njohurit teorike dhe praktike ne ngritjen dhe zhvillimin e vlerave ne shoqerit e tranzicionit ,ku si shembull jan permendur rastet dhe studjimet nga Krocia ,burimet nga autoret Shqipetare si dhe ato nderkombetar te rrethit me te gjere te cituar dhe komentuar, rrjedhimisht konkludohet se pasojat ne mungesen e njeseis se Kenaqesis ne pune ,terhjekin nje varg masash ne zingjir ,i cili rezulton pa dyshim me Regres shoqeror ne kuptimin e pergjithshem te fjales. Prandaj edhe marrje e masave , veprimeve,studjimeve,analizave,rekomandimeve per ngritjen cilsore te mardhenjeve njerzore dhe shoqerore ,ku ne fundament te ketyre mardhenjeve jane siq u cek edhe ne pjeset e me parme te ketij punimi ,mardhenjet ne procesin e punes, ku Kenaqesia eshte produkt dhe vlere e shoqerive dhe organizatave ne shoqerit e avancuara me sisteme konform kerkesave te punonjesve dhe afirmim i shtresave fundamentale te shoqeris (te cekura ne pjeset e mesiperme te punimit cilat jan ato). Si perfundimi i ketij shqyrtimi le te i permendim edhe njeher synimet dhe vlerat me te cilat nje organizat dallon nga tjetra ,ose edhe ndryshe vendosur keto parametra,dallimet ne mes nje organizate te sukseshme (udherrefyes per nje shoqeri te suksesshme dhe me perspektiv) ,dhe nje tjetre te pasuksesshme (prijese per qrregullime shoqerore ,parakusht i degjenerimeve dhe ngulfatje te vlerave njerzore). Nga studjimi i autoreve prof.dr Mimoza Kasimati dhe prof .dr Mimoza Manxhari ne menyre te logjikshme dhe rrjedhimisht vendosen efektet e aktivitetit te njesis se Kenaqesis ,dhe veshtrimi nga ana e kundert logjikisht parashef, por jo edhe detyrimisht te kunderten ne gjitha rastet. Ne kapitullin ”Vlerat dhe qëndrimet ” ,Kënaqësia ne pune lidhet me Mungesat ne pune e cila eshte e vendosur ne kunderproporcion me mungesat ,ose then ndryshe ,kur eshte i permbushur faktori i -kenaqesis ne pune- ,mungesa nga puna eshte e vogel . Me tej raporti i kenaqesis ne pune dhe qarkullimit (ose levizja apo tendenca per te levizur nga vendi i punes dhe organizata ) ,edhe ketu nga autoret ne fjale ,eshte nje pasqyrim i cili kenaqesin e ven si parakusht per zvoglimin e Qarkullimit ,ose e kunderta rrit qarkullimin ,por duke patur parasysh se jo gjithmon dhe jo gjithkund. Kenaqesia dhe Produktiviteti,jan te vene ne nje relacion reciprokisht te ndikuar dhe ndihmuar ,qe do te thot ,ka te beje se njerez te kenaqur me punen duhet te jenë edhe më produktiv,por edhe anasjelltas ,produktiviteti ne pune eshte kenaqesi ne vehte ,sepse permbush ate pjes te njeriut e cila quhet shpirterore ,morale etj. Edhe efektet tjera te cilat mund te jen dhe janë ne nderlidhshmerin e drejt ose te zhdrejt me faktorin Kenaqesi dhe ato jan ,kur eshte prezente kenaqesia ne pune tek njerzit ka te ngjar per nje jet me te mira fizike,mendore ,mesojn me shpejt dhe me lehte,kan me pak aksidente ne pune dhe jetë dhe ne pergjithsi ankohen me pakë. Derisa te pakenaqesia logjikisht duhet te jen rezultatet e kunderta nga te siperpermendurat,pradaj edhe konluzioni i me hershem se kenaqesia eshte parakusht bazik ne zhvillimet e gjithmbarshme pozitive shoqerore ,Ose pakenaqesia parakusht per regres ose hecje prapa,argumentohet edhe me keto vlersime,.

                                  Përfundim-rekapitulim

Prandaj, me fenomenin e kenaqesis ne pune ,sa do qoft efekti i tij ,të gjithë shoqërit duhet te merren dhe studiojn si fenomen në përgjithësi ,dhe veqmas ndikimi i këtij fenomeni ne organizata të ndryshme dhe shoqëri,kultura të ndryshme në veqanti,. Si rezultat të nxirren rekomandime ,udhëzime ,këshilla deri tek legjislacioni i vendit bazuar ne te cilin shoqeria duhet te ndjek rrugen e zhvillimit dhe avancimit te vlerave pozitive,. E gjitha kjo me nje te vetmin qellim, për të ndërhyr fundamentalisht në përmirsimin dhe ngritjen e kënaqësis,dhe së fundi vënja e njeriut në pozicion të cilin e meriton dhe e ka te dhuruar me vetë ekzistencën,dhe jo te falur dhe dhuruar nga faktor jo meritor(sisteme ,qeveri ,diktatura , dhe me pas ,rregullat te trasheguara dhe kultura ). Me kët edhe përfundoj shprehjet ne kët punim ,me tendenc qe te vazhdoj ,në një punim me shpres në hulumtime konkrete,organizat ose organizata konkrete dhe rekomandime konkrete faktike te cilet do te ndihmonin ne ngritjen cilsore te ketij faktori ,pra kënaqesis ne punë.

Me rrespekt Nehat Koqinaj Prizren Dt.24.04.2008



Bibliografija.:

1. sjellje organizative autor Mimosa Koasimati prof.as. dr , Mimoza Manxhari prof.as.dr . shtepia botuese e librit universitar Tiranë 2005 2. Publikime nga autor Kroatë ne portalin e shkrimeve shkencoro Hulumtuese “HRCAK”- nga autor Andreja Brasha-Zhganec ,Liljana Kaliterna-Lipovcan,botuar ne revisten shkencore HRCAK dhe publikuar ne web site-in me te njejtin emer me dt 24.04.2006. faqe 7-9

                      -(Renwick i sur ., 1994;1996.)
               HRCAK ” Darja MASLI] SER[I], Branimir [VERKO, Zvonimir GALI]
                  Filozofski fakultet, Zagreb

3. Socialpsikologjia nga autori David G Myers botuar 1999 ,perkthyer dhe pershtatur ne Shqip nga Enian Qela,Botoi Shtepia Botuese EUGEN 2003



Permbajtja

Tema e punimit …………………………………..faqe 1. Parathënje e autrorit ……………………………...faqe2,3 Kënaqësia ne punë e trajtuar nga Këndi universal,psikologjik dhe social……………faqe 4-6 Kënaqesia në punë si fenomen……………............faqe6-7 Treguesit e Kënaqësisë në punë…………………..faqe8-11 Tema të mundshme për analizë dhe shqyrtime……faqe 13 Efektet e kënaqësis në punë……………………….faqe 12-14 Faktorët që parashikojn Kënaqësin në punë……….faqe 14-15 Faktoret që ndikojnë në kënaqësin në punë………..faqe 16-18 Pasojat në mungesën e njësis…………………........faqe 18-19 Përfundimi –Rekapitulimi………………………….faqe 20 Bibliografija ……………………………………….faqe 20 Përmbajtja ………………………………………….faqe 21

Nis një diskutim me Nehatkoqinaj

Nis një diskutim