Pëllumb Xhufi: Bashkë me ligjin e luftës të kthehen pronat e Çamëve

Nga Wikibooks

Mënyra se si po vepron diplomacia shqiptare në trajtimin e problemeve me Greqinë ka marrë kritika nga Pëllumb Xhufi historiani që ndër vite ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve mes dy vendeve.

Në një intervistë për Report TV Pëllumb Xhufi thotë që Shqipëria nuk duhet të egzaltohet me deklarimin e Kotzias për heqjen e ligjit të luftës. “Heqja e ligjit të luftës e them me siguri se nuk do ti bënte nder qeverisë greke, por do të shlyente një borxh, njollë të politikës së jashtme greke. Ligji i luftës është një ligj absurd për më tepër na konsideron vend mik, dhe do të kemi marrëdhënie strategjike, aleat strategjik, pra nuk ka asnjë farë kuptimi, është një lëvizje e vonuar, presim kur të bëhet se deri tani kemi vetëm fjalë,” u shpreh Xhufi.

“Gjykoj që jo vetëm ligji duhet të hiqet si i tillë por edhe efektet e ligjit, menjëherë duhet të ndjekin efektet e ligjit. Në gjykimin tim efekti kryesor është kthimi i pronave të ngurtësuara të qytetarëve Shqiptarë që me shpalljen e ligjit të luftës në vitin 1940 u bllokuan nga qeveria e atëhershme greke, mbahen sot e kësaj dite të bllokuara. Efekti tjetër do të ishte njohja de jure e kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë e vendosur në vitin 1913, e cila është e konfirmuar me vendimin e ambasadorëve në vitin 1926 në “Protokollin e Firences”. Mendoj se këto dy gjëra duhet ta ndjekin heqjen e ligjit të luftës, duhet të ndodh menjëherë dhe pa kushte” shpjegoi historian Pëllumb Xhufi.

Historiani Xhufi ndalet edhe tek çështja Çame. “Problemi çam e ka edhe ai brenda problemin e pronave, por ai është vetëm një element i çështjes çame ka një sërë problemesh të tjera, me heqjen e ligjit të luftës duhet të bëhet edhe kthimi i pronave siç bëhet më marrëdhëniet e zakonshme për transaksione, në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin, kjo ndodh edhe këtu në Shqipëri dhe jo në bende të tjera”, tha Xhufi. “Çështja çame është shumë e rëndësishme, por është çështje tjetër, ligji i luftës ka bllokuar ka mbajtur nën sekuestro pronat e qytetarëve të Shqipërisë në vitin 1940”, shpjegoi Xhufi.

“Popullsia çame në atë kohë ishte si të thuash ishte pjesë e shtetit grek nga viti 1913 kur ky territor u aneksua nga Greqia. “Problemi çam e ka edhe ai brenda problemin e pronave, por ai është vetëm një element i çështjes çame ka një sërë problemesh të tjera, me heqjen e ligjit të luftës duhet të bëhet edhe kthimi i pronave siç bëhet më marrëdhëniet e zakonshme për transaksione, në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin, kjo ndodh edhe këtu në Shqipëri dhe jo në vende të tjera”, tha Xhufi.

Vendimin e qeverisë shqiptare për lejimin e të tjera varrezave greke në territorin e Shqipërisë Pëllumb Xhufi e shikon si një veprim që mbështet tezat e Voiro Epirit. “Çështja çame ishte një spastrim etnik ndaj një popullsie që ishte autoktone aty, kishin qytetari greke por me kombësi shqiptare dhe të fes myslimane, u përzunë pikërisht se ishin shqiptarë por në të njëjtën kohë myslimanë. Pronat janë aty të bllokuara dhe dua të rikujtoj se problemi i kthimit të pronave të qytetarëve shqiptarë, të sekuestruara me ligjin e luftës. Qeveritë shqiptare e kanë kërkuar në fillim të viteve 50 dhe në fund të viteve 60, u ngrit një institucion i përshtatshëm për zgjidhjen e këtij problemi, pas heqjes së ligjit të luftës duhet të kthehen edhe pronat”, shpjegoi historiani.

“Ushtarët grek të rënë gjatë luftës Italo-Greke në vitin 40,41meritojnë një monument dhe jo të zihen sipërfaqe të tëra toka, madje në një zonë nevralgjike është një vend i shtrenjtë, madje në një zonë siç është ajo e pretenduar nga ‘Vorio Epiri” të ngrihen varreza nga Korça, Këlcyrë dhe të dalin në Vularat ku janë ngritur disa varreza të tjera, çdo gjë ka mas, kështu më duket e tepruar dhe janë ngritur 3 varreza që janë aktualisht. E dimë se çfarë problemesh shkaktuan varrezat e “Kosinas” u tentuan të mbusheshin me eshtrat e banorëve, burrave, grave dhe fëmijëve të fshatrave shqiptare”, tregoi Xhufi.

Pëllumb Xhufi është i mendimit se Bushatit dhe Kotzias do ti duhet më shumë kohë për të zgjidhur çështjen e kufirit detar. “Jam i sigurt se edhe pala greke është e vetëdijshme se u bë një marrëveshje në dëm të Shqipërisë, duhet një marrëveshje e re, duhet grup tjetër jo vetëm për të firmosur. Negociatorët duhet të jenë të përgatitur mos të bëhet marrëveshja për një ditë por kërkohet kohë, ndoshta negociatat duhet të zgjasin 10 vite. Duhet të jenë të gjitha institucionet që janë në një republikë. Është parlamenti ai që shpreh vullnetin e popullit”, deklaroi Xhufi.


Gazeta "Shqiptarja.com" 20 dhjetor 2017