Jump to content

Nuk mund t’i zgjedhësh dot kundërshtarët!

Nga Wikibooks

Seancë e parë,

kaloi më kot,

se opozita,

bëri bojkot!


U bë bojkoti,

thjesht në Tiranë,

se deputetët,

në Shkodër vanë!


Shkuan-u mblodhën,

në tjetër vend,

shkuan dhe bënë,

tjetër Kuvend!


Qenë dy Kuvendet,

hutim për ne,

sepse kjo është,

një formë e re!


Kemi fitore,

me Lulëzimin,

vajti në Shkodër,

dhe shkuli krimin!


Seancën tjetër,

tjetër qytet,

dhe kriminelë,

më s’do të ketë!


Mbahu-o Luli,

mbahu njëçikë,

ky është show,

s’është politikë!


Nëse kështu,

ti do të tallesh,

me qeverinë,

ku do përballesh?!


Nga ty të tutë,

po presin kot,

kur gjen sebepe,

të bësh bojkot!


Ke gjithë javën,

të udhëtosh,

po në seanca,

duhet të shkosh!


Të mos këputësh,

dokrra në erë,

po të na japësh,

zgjidhje me vlerë!


Ramën e ke,

si kripë në sy,

po kundërshtarin,

nuk e zgjedh ti!


Prrallat s’e bindin,

këtu miletin,

fito në zgjedhje,

dhe merr pushtetin!


A. Duka

5 Shtator 2018